
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmpoi përfundimin e hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, për të cilën janë marrë 10 të pandehur.
Por SPAK deklaron se pavarësisht se ka dërguar dosjen në gjykatë, janë duke u kryer ende hetime në lidhje me disa pretendime të paraqitura nga kallëzuesit e kësaj afere.
SPAK konfirmon se është duke kryer ende hetime për dhënien e kontratës së koncesionit nga ministria e Mjedisit dhe për moskontrollimin e funksionimit të kësaj kontrate.
Gjithashtu, janë duke u kryer hetime për funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë që kanë mbështetur vendimin e paligjshëm të Ministrisë së Mjedisit për zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”.
Për veprimet e paligjshme të ministrive, SPAK ka gjetur prova dhe dokumente nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e Klodian Zotos së inceneratorit të Tiranës.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për tëpandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, si dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k dhe ka paraqitur në datë 09.12.2022 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës sëParë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.
Ndërkohë, për pretendimet të tjera të paraqitura nga kallëzuesit në këtë proçedim penal dhe për fakte dhe episode të tjera që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë proçedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake. Konkretisht, është vendosur ndarja e çështjes penale për këto rrethana:
– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në proçedurën e kalimit për miratim në Këshillin e Ministrave të projekt vendimit të propozuar nga Ministria e Mjedisit mbi bazën e të cilit është miratuar më pas V.K.M nr.907, datë 17.12.2014 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshëm të kontratës së konçensionit;
– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, nëkundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto;
– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se ka pasur mungesë kontrolli në zbatimin e kontratës konçensionare, si dhe rrethanat që lidhen me pretendimet se është dhënë nëkundërshtim me ligjin miratimi për prodhimin e energjisë për shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k me vendimin nr.792, datë09.11.2016 për një afat prej 25 vjet;
– Rrethanat dhe faktet që lidhen me personat e tjerë nën hetim, persona fizikë dhe personat juridikë, apo bashkëpunëtorë tëtjerë të mundshëm, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurit e mësipërm në kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, në bashkëpunim me subjekte të tjera tregtare, është kryer fshehje e të ardhurave dhe shmangie nga taksat dhe tatimet, duke mos kryer deklarime të sakta para organeve tatimore;
– Rrethanat dhe faktet që lidhen që lidhen me punonjës të tjerë në Ministrinë e Mjedisit, për të cilët dyshohet se mundet të kenëbashkëpunuar në kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
– Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi.
Për faktet dhe rrethanat për të cilët është vendosur ndarja e çështjes penale, hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar. Në përfundim të hetimeve paraprake do të informohet publiku për mënyrën e përfundimit të tyre.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftimin e SPAK./ B.A. - CNA.al
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth ...
Mbyllen hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Kush ja...
Policia e Shtetit ka sekuestruar një pasuri të paluajtshme...
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të O...
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të O...
Sot ka pasur debate të forta mes ministres Elisa Spiro...
Shtylla kurrizore nuk është e drejtë por ka disa kurba...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë ...
Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, Parku Kombët...
Një media periferike e pavlerë që përdor një gjuhë vulgare...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në fillim të viti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar sot gjatë një k...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shty...
Prokuroria Vlorë sekuestron 6 apartamente, 1 dyqan të ...
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Projektit të P...
Sot po prezantohet Projekti i Portit të ri Tregtar të ...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën në vend pa...
Gazetari Ermal Mulosmani ka deklaruar se "Top Channel"...
Prokurori i Tiranës Kudusi Shahu ka ngelur në sitën e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...