Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Një media periferike e pavlerë që përdor një gjuhë vulgare, pa asnjë peshë në tregun mediatik dhe politik shqiptar, por që përdoret si marionetë për të shqyer këdo që nuk u përgjigjet shantazheve dhe presioneve.
Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “Prapaskena.al”, që sipas të dhënave në QKB ka këtë numër NIPT-i, M12318011Q, e regjistruar me 18.11.2021, me pronar dhe administrator Erzen Lita.


Në databazën e regjistrit të pagave janar, prill 2021, Erzen Lita rezulton i vetëpunësuar me një kompani me objekt import-eksport i letrës dhe materiale kancelarie, bojëra, materiale pastrimi dhe të ngjashme në këtë fushë.
Por, njëherësh ai shfaqet si pronar i “Prapaskena.com”.
Me numër ID-je, L10622190U, që shfaqet në databazën e pagave janar, prill, Lita me 10.11.2021, në cilësinë e ortakut themelues, ka hartuar Aktin e Themelimit të shoqërisë “Prapaskena.com”.

Pra, zyrtarisht sipas të dhënave të QKB-së, Erzen Lita është përfaqësuesi i “Prapaskena.com”, por njeriu kryesor dyshohet se është “Doçi i Rilindjes”, që përdoret nga kompanitë e inceneratorëve për shantazh ndaj prokurorëve të SPAK-ut.
Por, që kurrë nuk e merr përsipër, pasi mburojën publike e bën Carlo Bolino ashtu si edhe në rastin kur “Doçi i Rilindjes” u “gjuajt nga krimi, mafia, Berisha dhe Meta”.
Në fakt e vërteta e ngjarjes është krejt tjetër. Por kjo do të trajtohet në një tjetër shkrim.
Këtë radhë do të sjellim të vërtetat për prapaskenat.
Është një kompani aq serioze saqë është vënë në sekuestro konservative për një kredi të pashlyer të marrë me 22.05.2013.
Në vendimin numër 687620 të datës 05.09.2022, thuhet se debitori është lajmëruar për të shlyer debinë, por nuk i është përgjigjur respektimit të afatit dhe kërkesave të lajmërimit.
“Vendosjen e masës së sekuestros konservative ne kuotat/ aktivet e palës debitore Erzen Lita, pranë Subjektit 'Erzen Lita' Pf NIPT: L21422008R dhe Subjektit 'Prapaskenacom' Sh.p.k. me NIPT: M12318011Q si dhe në kuotat që ky debitor zotëron pranë shoqërive të tjera të regjistruara pranë jush”, thuhet në vendimin përmbarimor gjyqësor, firmosur nga përmbaruesi Fatos Alimadhi.

Prapaskena e “Doçit të Rilindjes”, më të cilën ka sulmuar dhe shantazhuar gjyqtarët, kanë sulmuar gazetarë që të heshtin për krimin dhe korrupsionin e grupeve kriminale siç janë ata të inceneratorëve, sulmojnë dhe shantazhojnë prokurorë, duke menduar që njerëzit do të heshtin pas shpifjeve, fyerjeve dhe shantazheve të tyre.
Pak ditë më parë Unioni i Gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive, (AMA) që të marrë masa për disa portale që kanë publikuar së fundmi disa shkrime ku në fokus është jeta private e magjistratëve. Në deklaratë thuhet se artikujt e botuar kanë përmbajtje fyese, denigruese, e të pavërtetë, që cenojnë imazhin e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, kanë qarkulluar në mediet "online". Njëri prej këtyre portaleve ishte dhe “Prapaskena.com”.
“Gjuha e përdorur ka qenë një gjuhë fyese, intimiduese, kërcënuese, duke përbërë qartazi krim urrejtjeje, përveç shpifjes ndaj një gjyqtari, si funksionar i sistemit të drejtësisë”, theksohet në reagim.

Sipas Unionit të Gjyqtarëve, këto raste përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.
“Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kërkon reagimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë masa për identifikimin e zotëruesve të këtyre portaleve e çdo portali/ subjekti që do të veprojë në të njëjtën formë të kundërligjshme në të ardhmen dhe paraqitjen e kërkesës për mbylljen e tyre, për shkak të kryerjes së veprave penale të shpifjes, fyerjes së gjyqtarit, si dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Po ashtu kërkohet procedim penal për kryerjen e hetimeve të menjëhershme për rastet e sipërcituara. Unioni kërkon reagim dhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimin për konstatim të diskriminimit mediatik, nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe përndjekjes mediatike, për shkak profesioni”, thuhet më tej deklaratë./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në fillim të viti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar sot gjatë një k...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shty...
Prokuroria Vlorë sekuestron 6 apartamente, 1 dyqan të ...
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Projektit të P...
Sot po prezantohet Projekti i Portit të ri Tregtar të ...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën në vend pa...
Gazetari Ermal Mulosmani ka deklaruar se "Top Channel"...
Prokurori i Tiranës Kudusi Shahu ka ngelur në sitën e ...
Ushqime me bazë mishi, produkte toke, por edhe ushqime të ...
Psikologu dhe pedagogu Ylli Pango tregoi përjetimet nga ka...
Prej disa ditësh Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga...
Moti i keq në vend ka rikthyer përmbytjet në disa zona...
Basketbollistja amerikane Britni Griner u lirua të enjten ...
Cilido qoftë rezultati i tij në fund, skandali i korrupsio...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas situ...
Historiani Paskal Milo thotë se me gjithë situatën e t...
Ismail Uka është shpallur fituesi i “Primareve” për ba...
Në Mirditë ka përfunduar procesi i numërimit të votave...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...