LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doçi i Rilindjes strehohet në KLSH

11 Dhjetor 2022, 09:27, Aktualitet CNA

Doçi i Rilindjes strehohet në KLSH

Militanti i PS-së, që nuk punësoi dot gruan si mësuese dhe shantazhoi drejtoreshën e arsimit në Kamëz, së fundi është strehuar në KLSH.

Adriatik Doçi, njeriu që bën propagandën e inceneratorëve dhe paguhet nga paratë që ata japin në media duket se pas sherreve për gruan ka zgjidhur dhe hallet e tij.

Doçi i Rilindjes që u konfliktua me drejtoreshën e arsimit në Kamëz, Ermioni Cekani, për ta marrë në punë bashkëshorten e tij, pas rekomandimit nga Sadri Abazi dhe Pjerin Ndreu.

Pasi e shantazhoi drejtoreshën Cekani publikisht tani ka filluar betejën e tij në mbrojtje të një grupi kriminal.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit me të cilën pranuan kërkesën e SPAK-ut për të lënë në burg njerëzit e inceneratorëve ka nënvizuar se të njëjtët janë një grup kriminal.

Në këtë grup kriminal, që thekson vendimi i Gjykatës së 22 nëntorit 2022, përfshihen Klodian Zoto, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe zyrtarët e tjerë, si Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Doçi i Rilindjes strehohet në KLSH

Doçi i Rilindjes, i cili bën disa punë, tashmë është strehuar në KLSH ku ka filluar punë si këshilltar.

Ai është punëtor i Karlos që paguhej qindra mijëra euro nga grupi kriminal i inceneratorëve.

Nga ana tjetër Doçi i Rilindjes ka marrë përsipër prapaskenat e gjobave kundër biznesit.

Më tej shfaqet si shantazhues i drejtësise ku gjoja në emër të drejtësisë ai ka kërcënuar prokurorët e SPAK-ut.

Përtej detyrës së gazetarit ai ka bërë avokatin e ministrave të Ramës për të cilët gjoja i digjet barku, por në fakt luan si kamikaz i grupit kriminal të inceneratorëve për të frenuar drejtësinë në zbardhjen e së vërtetës.

Me letra e padi të dhëna nga banda e inceneratorëve që ka firmosur gati 500 mln euro kontrata me qeverinë, Doçi i Rilindjes u vërsulet prokurorëve të SPAK-ut.

Në SPAK me letrat e bandës së inceneratorëve që KLSH-ja u ka zbardhur të gjitha shkeljet dhe abuzimet, Doçi i socialistëve kërkon drejtësi për grupin kriminal.

Në një anë është KLSH-ja që zbulon shkeljet dhe në anën tjetër Doçi që e mbron grupin kriminal.

E vërteta, fakti është se Doçi i Rilindjes punon si ekspert  në KLSH, aty ku afera e inceneratorëve ka me qindra faqe dhe dokumente abuzimesh, por nga ana tjetër, Doçi, eksperti rilindas i prapaskenave të gjobave u vërsulet prokurorëve të SPAK-ut, në emër të grupit kriminal.

Kë duhet të besojnë shqiptarët: KLSH-në, që ka zbuluar aferën dhe denoncuar në SPAK apo ekspertin rilindas, Doçi, që shantazhon prokurorët për qëllime të errëta që burojnë nga grupi kriminal i inceneratorëve?

Grupi kriminal ka edhe zëdhënësit e tij, ashtu siç ka mediat zyrtare që janë provuar se paguhen me qindra mijëra apo edhe miliona euro.

"Banda e inceneratorëve”, ka gjetur sulmuesin e radhës për t’iu sulur drejtësisë dhe për të shantazhuar prokurorët që kanë në duar hetimet.

Tani me Doçin e Rilindjes të kthyer në ekspert KLSH-je, grupi kriminal me vendim gjykate po përpiqet të shpëtojë duke bërë presion mbi drejtësinë për t’i akuzuar vetëm për evazion fiskal.

Në fakt është një aferë korruptive që s’ka Doç të Rilindjes që t’i shpëtojë.

Afera e Tiranës shkon edhe në Zimbabve dhe gjithçka nuk fillon e mbaron në Tiranë me Doçin e Rilindjes të strehuar në KLSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga