web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i Tiranës ngelet në Vetting/ Shkarkohet Kudusi Shahu

12 Dhjetor 2022, 10:40, Aktualitet CNA
Prokurori i Tiranës ngelet në Vetting/ Shkarkohet Kudusi Shahu
Prokurori i Tiranës Kudusi Shahu

Prokurori i Tiranës Kudusi Shahu ka ngelur në sitën e Vettingut. KPK ka shkarkuar Shahun, për probleme me pasurinë.

Kudusi Shahu, më herët është radhitur tek njerëzit që kanë pushtuar institucionet. CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Prokurorit Kudusi Shahu.

Shahu në deklaratën fillestare në vitin 2003 thotë se disponon një truall me vlerë 1.3 milionë lekë, një shtëpi banimi me vlerë 1.6 milionë lekë dhe tokë bujqësore me sipërfaqe 600 m2, me vlerë 0,6 milion lekë.

Ndërsa dispononte cash në vitin 2003, 8 000 dollarë.

Një vit më vonë deklaron se e ka shitur apartamentin me vlerë 2 milionë lekë, për të blerë në vitin 2006 një apartament me sipërfaqe 60 m2 me vlerë 50 000 euro. Për të blerë këtë pronë ai thotë se ka marrë borxh 5 000 000 lekë.

Ndërkohë prokurori Shahu të ardhurat i ka nga puna e tij nga dypunësimi i bashkëshortes dhe nga një qira apartamenti.

Në vitin 2009 ai e ka shtuar patundshmërinë me prenotimin e një apartamenti me sipërfaqe 95 m2, me vlerë 57 000 euro. Për të cilin thotë se ka paguar 30 000 euro që ia ka marr borxh kushëririt.

Pas dy vitesh është kujtuar se apartamentin e blerë në vitin 2009 e ka në bashkëpronësi me vëllain.

Në vitin 2015 ka blerë një tjetër patundshmëri, një garazh me vlerë 10 000 euro, të cilin më vonë e ka dhënë me qira si vendparkim.

Nuk kanë të mbaruar patundshmëritë e prokurorit Shahu. Sërish në vitin 2017 ai ka blerë tokë truall me sipërfaqe 250 m2, në Tiranë, me vlerë 50 000 euro. Ai deklaron se ka marrë 40 000 euro kredi dhe 10 000 euro i ka pasur në llogari.

Por, ndërkohë që ka bërë këtë blerje, ka edhe borxhe të tjera që shkojnë në 40 000 euro. Kështu në total me gjithë interesat prokurori rezulton që ka vënë patundshmëri me borxhe në vlerë 87 000 euro.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurorit Kudusi Shahu.

 

Viti 2003

Truall me vlerë 1.3 milionë lekë.

Shtëpi banimi me vlerë 1.6 milionë lekë.

Tokë bujqësore me sip 600 m2, me vlerë 0,6 milion lekë.

Gjendje cash, 8 000 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 586 659 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 18 000 lekë.

Ap banimi (nuk kuptohet vlera)

 

Viti 2004

Shitur ap, 2 milionë lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 772 608 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 18 000 lekë.

 

Viti 2005

Shtesë depozitë 450 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 880 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 250 000 lekë.

 

Viti 2006

Blerë ap me sip 60 m2 me vlerë 50 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 938 936 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 240 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 450 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë.

 

Viti 2007

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 935 936 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 240 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 600 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Vijon.

 

Viti 2008

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 145 795 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 550 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 600 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 400 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Shlyer 1 500 000 lekë. Pa shlyer 3 500 000 lekë.

 

Viti 2009

Prenotuar ap me sip 95 m2, me vlerë 57 000 euro me hua të marrë nga kushëriri. Paguar 30 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 227 160 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 450 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 150 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 2 500 000 lekë.

 

Viti 2010

Llogari rrjedhëse në shumat, 1 168 946 lekë dhe 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 297 779 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 668 800 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 200 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 2 500 000 lekë.

Viti 2011

Ap me sip 95 m2, me vlerë 57 000 euro, deklaron se është në bashkëpronësi më vëllain.

Llogari rrjedhëse në shumat, 1 250 415 lekë dhe 200 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës, 258 953 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 392 956 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 668 800 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 200 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 1 500 000 lekë.

Viti 2012

Pakësim i gjendjes cash, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 186 252 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 688 800 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Shlyer.

 

Viti 2013

 

Shtim të gjendjes cash, 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 447 942 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 641 040 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 225 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro.

 

Viti 2014

Shtim të gjendjes cash, 9 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 616 928 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 641 040 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 300 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

 

Viti 2015

Shtim të gjendjes cash, 1 100 000 lekë.

Blerë garazh me vlerë 10 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 616 928 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 641 040 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 300 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

 

Viti 2016

Tokë, arë në Tiranë, përfituar nga trashëgimia.

Shtim të gjendjes cash, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 660 588 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 530 021 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 300 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Viti 2017

Blerë tokë truall me sip 250 m2, në Tiranë, me vlerë 50 000 euro. Me 40 000 euro kredi dhe 10 000 euro që ka pasur në llogari.

Depozitë bankare, 600 387 34 lekë.

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 1631.35 lekë.

Hapur llogari bankare me vlerë 79 432 47 lekë.

Transferuar 130 000 lekë.

Tërheqje dhe mbyllje depozite 1 362 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 741 093 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Financave 547 476 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 330 euro në muaj.

Të ardhura nga parkingu, 49 000 lekë në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

 

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 745 363 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Financave 547 476 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 330 euro në muaj.

Të ardhura nga parkingu, 49 000 lekë në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 4 914 855 lekë.

Detyrim i huasë për interesa, 7 000 euro.





Lajmet e fundit nga