LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u shantazhua drejtoresha e Arsimit nga Doçi/ Sadri Abazi: Është i yni

10 Dhjetor 2022, 17:47, Aktualitet CNA
Si u shantazhua drejtoresha e Arsimit nga Doçi/ Sadri Abazi:
Ermioni Cekani

Një socialist që përplaset me një drejtoreshë të partisë. Pretendonte se ishte gazetar, i pavarur në media, por në fakt ishte thjesht dhe vetëm një nga ushtarët e shumtë të rilindjes.

Adriatik Doçi shantazhonte drejtoreshën e arsimit në Kamëz, Ermioni Cekani, për ta marrë në punë bashkëshorten e tij.

Atëherë u bë një debat i madh. Adriatik Doçi, çfarë nuk shkruante në rrjete sociale, por nuk kishte famën që ka sot.

Sipas një emaili të deputetit Sadri Abazi, zbulohet qartazi se Adriatik Doçi është një militant i Partisë Socialiste.

Në një dokument të publikuar në media, i cili është një email që Sadri Abazi ia dërgon drejtoreshës së Arsimit në Kamëz thuhet se:

“Përshëndetje Ermioni, shiko çfarë mund të bësh për këtë gazetarin që punon te shqiptarja.com… është i joni, na duhet… Faleminderit!”

Si u shantazhua drejtoresha e Arsimit nga Doçi/ Sadri Abazi:

Por në një moment të dytë dolën edhe mesazhe të tjera. Ishin mesazhet kërcënuese që Adriatik Doçi ia dërgonte drejtoreshës së Arsimit. Në ato mesazhe thuhet se:

“Përshëndetje! Si jeni! Deputeti Pjerin Ndreu, që përfaqëson Kamzën, më rekomandoi t’ju takoj në emër të tij për çështjen e punësimit të bashkëshortes.

Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’u tregoj shqiptarëve për dallaveret që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po, e kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj deri në fund në rrugët e ligjshme.”

Si u shantazhua drejtoresha e Arsimit nga Doçi/ Sadri Abazi:

Si u shantazhua drejtoresha e Arsimit nga Doçi/ Sadri Abazi:

Mjafton këto për të kuptuar se kush është ky person, gazetar apo një socialist, një socialist i përdorur apo i keqpërdorur, i paguar nga paratë e inceneratorëve, por tashmë edhe në një aksion tjetër, duke dalë nga roli i gazetarit, duke u kthyer në rolin e shantazhuesit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga