LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse gazetari Adriatik Doçi shantazhoi prokurorët e SPAK-ut

10 Dhjetor 2022, 10:51, Aktualitet CNA

Pse gazetari Adriatik Doçi shantazhoi prokurorët e SPAK-ut

Dje, i zhveshur nga kostumi i gazetarit, por me mantelin e njeriut që punon në mediat e Karlo Bolinos, të paguar nga inceneratorët, që paratë e tyre quhen reklama, Adriatik Doçi me një padi të bërë gati në dorë, u paraqit para dyerve të SPAK-ut, ku dhe zhvilloi “show”-n e radhës, të stisur nga vetë organizatorët e aferës së inceneratorëve, por dhe njerëz të mediave, të paguar dhe përfshirë brenda tyre.

Faktet flasin një e nga një vetë.

Së pari, Adriatik Doçi me të madhe trumbetoi se prokurorët kishin fshehur hetimet në lidhje me ministrin Arben Ahmetaj dhe akuzoi prokurorët, të cilët kanë arrestuar një ministër, një sekretar të përgjithshëm, kanë prangosur disa persona, dhjetëra të tjerë në kërkim dhe dhjetëra të tjerë nën hetim.

Ened Nakuçi dhe Klodian Braho ishin nën akuza nga gazetari, u trumbetua si një betejë e madhe kundër inceneratorëve dhe kundër ministrit Ahmetaj.

Në fakt gjithçka e ndërutar ishte kundër prokurorëve. Pra, më shumë sesa sulm i “hienave” brenda Partisë Socialiste dhe luftës që po ndodh brenda “Rilindjes”, ishte një akuzë e ngritur nga përfituesit e inceneratorëve ndaj prokurorëve.

Në fakt, këtë lojën e Adriatik Doçit tentuan disa gazetarë të oborrit të socialistëve ta kalonin dhe si presion, duke bërtitur dhe duke i kërkuar edhe opozitës të reagonte fort.

Kështu, Partia Demokratike dhe opozita kanë akuzuar publikisht Arben Ahmetajn, zhvilluan një komision hetimor, dhe për më tepër është çuar edhe kallëzim në SPAK.

Kush nuk e di mjafton të kërkojë në rrjetet sociale, të kërkojë në faqen zyrtare të PD-së, të kujtojë komisionin hetimor parlamentar dhe atje i gjen të gjitha.

Ka kallëzim nga opozita për Arben Ahmetajn, pra nuk mund të shkojë opozita të tërhiqet zvarrë dhe të përdoret nga Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja apo përfituesit e inceneratorëve, sepse del përpara SPAK-ut dhe bërtet me letra të pavlera Adriatik Doçi.

Pse gazetari Adriatik Doçi shantazhoi prokurorët e SPAK-ut
Foto Ilustruese

Pse letrat e Adriatik Doçit janë të pavlera?

Për ata që duan të dinë më tej, po, vërtetë letrat janë të pavlera, sepse ka një afat ligjor parashkrimi dhe u përkasin 5 viteve të shkuara.

Dhe nga ana tjetër SPAK-u, më shumë sesa ato dokumente ka të tjera letra. Ato që Adriatiku tundte nuk janë dokumentet e prokurorëve të SPAK-ut për çështje që ata kanë në hetim. Flitet se këto dokumente SPAK-u i ka në dosje për shkak se i ka gjetur në kompjuterin e Klodian Zotos.

Pse gazetari Adriatik Doçi shantazhoi prokurorët e SPAK-ut
Foto Ilustruese

SPAK-u deri tani ka thënë se ka mundur të sekuestrojë email-et e Mirel Mërtirit dhe Allqi Bllakos. Për herë të parë dje na u tha se ishte një kompjuter i Klodian Zotos ku mund të gjendeshin email-e të caktuara. Dhe pikërisht vrimën apo vendin ku gjendeshin këto email-e, që përfshijnë edhe ministrin Ahmetaj, e dinte Adriatiku, si gazetar investigativ dhe nuk i kishte publikuar asgjëkundi në këto 7 vite, që kur ka plasur afera e inceneratorëve.

Afera e inceneratorëve nuk është një histori që filloi këtë vit në janar, por është një aferë e filluar në 2014, për të cilën CNA.al dhe disa media të tjera si “BIRN” dhe “TPZ”, kanë bërë me qindra shkrime, ku opozita heshti dhe më pas foli, apo tani kanë filluar të marrin shpatën sikur edhe këta janë kundër kësaj afere, ata të cilët janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen nga inceneratorët.

Letrat e Doçit, denoncim apo shantazh?

Jo vetëm Adriatik Doçi, që merr rrogën te Karlo Bolino, që merrte dhjetëra mijëra euro në muaj nga inceneratorët dhe këto i quante thjeshtë reklama, por edhe “Top Channel” që ka marrë miliona euro apo ka ortakëri me inceneratorët.

Pra më shumë sesa një denoncim i vërtetë, kemi të bëjmë me një shantazh të hapur ndaj prokurorëve të SPAK-ut që kanë hetuar çështjen. Tundja e letrave ndaj Arben Ahmetajt nuk ishte asgjë, sepse SPAK-u e ka nën hetim, opozita e ka denoncuar, ka çuar dhe kallëzim në emër të Arben Ahmetajt.

Së fundi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, afera e inceneratorëve ka nën akuze një grup të strukturuar kriminal. Disa në burg, disa në kërkim e disa në hetim. Dikush jashtë si pjestar i grupit po organizon mediat dhe disa shërbëtorë që të ushtrojnëpresion mbi prokurorët dhe çështja të zbutet në një evazion të thjeshtë fiskal.

Gazetari ka për detyrë t’i publikojë letrat në media, pra Adriatik Doçi mund t’i publikonte te gazeta e tij “Shqiptarja.com”, apo te prapaskena e gjobave që nuk ka kurajë ta marrë përsipër.

Të presim më tej edhe akuzat dhe show-n që do ngrenë edhe për Damian Gjiknurin, shërbëtorët e Rilindjes në bashkëpunim me grupin kriminal te inceneratorëve, janë në aksion 

E nëse nuk do të merrej parasysh, pra nuk do të hetohej nga prokuroria, ateherë mund t’i çonte dokumentet në SPAK vetë. Por dokumentet nuk u publikuan në asnjë media. Dhe më e bukura nga të gjitha, se kur Doçi tundte letrat “Report TV” nuk e jepte lajmin “LIVE”.

Prandaj e gjitha është një skemë që lidhet me një shantazh, siç e theksuam më lart, ndaj prokurorëve, që fillon me presionin e organizatorëve të inceneratorëve, që shkon ndoshta te një gjobë diku tjetër, por ajo që është e provuar është fakti se prokurorëve u janë “kërcitur dhëmbët” në mënyrën më të turpshme dhe publikisht në mes të ditës dhe të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pse gazetari Adriatik Doçi shantazhoi prokurorët e SPAK-ut
Foto Ilustruese

Në fakt gazetari duhej shoqëruar në flagrancë, pasi nuk ishte në rolin e tij të medias, por në rolin e një shantazhuesi përballë institucionit.

Nga ana tjetër ato që thuheshin që janë fshehur dhe se Arben Ahmetaj nuk ishte hetuar, janë thjeshtë dhe vetëm gënjeshtra.

Nga ana tjetër sërish, qartazi duket se brenda “Rilindjes” kanë filluar të kërcëojnë njëri - tjetrin të gjithë ata që u përfshinë në aferën e inceneratorëve dhe ajo e djeshmja kishte thjeshtë dhe vetëm një lajm, se si përfituesit e aferës po shantazhojnë institucione si SPAK-u, duke përdorur njerëz të paguar nga kompanitë e inceneratorëve, të mediave ku ata punojnë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga