Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Afera korruptive e inceneratorëve i ka shtrirë zgjatimet edhe në media, duke ngritur kështu dyshime se po përdoren si lavatriçe të pastrimit të parave.
CNA.al ka denoncuar me dokumente, përgjatë vitit 2022, përfshirjen e mediave në aferën e inceneratorëve.
Për herë të parë janë publikuar nga CNA.al dokumente ekskluzive, që tregojnë se si miliona lekë kanë përfunduar te mediat kryesore në vend.
Po i risjellim edhe për kujtesë të SPAK-ut, i cili deri më tani ka qenë i butë përballë dyshimeve për pastrim parash nga mediat në favor të njerëzve të inceneratorëve që sot janë në kërkim.
“Top Channel” është njëra prej mediave që ka marrë para nga inceneratorët.
Janë dy kompani, ku Vjollca Hoxha del në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.
Së pari është “Em Capital Group”, me aksionerë pronarët e inceneratorëve, e cila ka blerë 51 për qind të aksioneve të “Valtelina Kafe” për 2.2 milionë dollarë dhe që pas tri vitesh njerëzit e inceneratorëve të shpallur në kërkim i kanë kthyer Vjollca Hoxhës, të njëjtat aksione.
Gjithashtu është një tjetër kompani, “Kudo Pay”, ku Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja, janë aksionere, pra në ortakëri me inceneratorët.
SPAK-u ende nuk ka folur për ortakëritë dhe avokatitë mediatike të inceneratorëve, ndërkohë që “Top Channel” ka vijuar të marrë para nga inceneratorët, edhe pse pronarët e tyre janë në kërkim.
CNA.al ka raportuar edhe për dy fatura që u përkasin muajve gusht dhe shtator 2022, ku inceneratorët kanë derdhur miliona për “Top Channel”.
"Top Channel" në muajin gusht ka marrë 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetër nga inceneratori i Tiranës.

Ndonëse inceneratori i Tiranës nuk funksionon, jep miliona për “Top Channel”.
Pagesat kanë vijuar në muajin shtator, po këtë vit, ku janë dhënë 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetër.

Miliona lekë kanë shkuar edhe për kompanitë e gazetarit Endrit Habilaj, kompanitë e të cilit kanë përfituar rreth 50 mijë euro.

Ai ka marrë para nga inceneratorët me anë të tri kompanive si “VOX TV”, “Infinit Communication” dhe “SH.Q.I.P”.
Me anë të kompanisë “VOX TV”, Endrit Habilaj,ka marrë 979 949 lekë të rinj, në pak muaj të vitit 2021.
Edhe nëpërmjet kompanisë “Infinit Communication”, Endrit Habilaj, ku është ortak me Ornela Pangon, ka marrë 1 774 872 lekë të rinj, vetëm me 4 fatura.
Ndërsa me kompaninë tjetër, “SH.Q.I.P”, sipas faturave të siguruara nga CNA.al, kanë dhënë rreth 20 000 euro.
Në total për vitin 2021, Habilaj është paguar nga inceneratorët 2 847 079 lekë.

Kompania “Focus Group” e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin “News 24”, “Balkanweb”, etj, ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit “Fax News”.
Vetëm në gjysmën e parë të 2021-shit, “Focus Media News”, ka marrë gati 100 milionë nga kompania e Klodian Zotos së inceneratorëve.
Në shtatë muajt të vitit 2021, pra nga janari në korrik, Irfan Hysenbelliu është paguar me gati 11 mijë euro në muaj ose 13 milionë lekë.
Pra, është paguar në një total prej 91 milionë lekësh vetëm në 7 muaj të vitit 2021.

Edhe “Fax Media News” e familjarëve të Irfan Hysenbelliut, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, në të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera shkon mbi 90 milionë lekë, para të ekzekutuara për “Fax Media News”.

Miliona kanë marrë edhe portale periferike.
Ka pagesa të kryera nga kompanitë e inceneratorëve për “Albanian Post”, që administrohet nga Baton Haxhiu, i cili është edhe ortak i vetëm me 100% të kapitalit.

Një ndër mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e Carlo Bollinos.
Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra miliona lekë.
Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, “MTSC” e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.
Vetëm për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos 4.432.771 lekë.

Këto janë fakte që njerëzit e skemës së inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, i kanë shtrirë tentakulat edhe në media./CNA.al
Në 10 vite, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, media...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. ...
Porti i Durrësit ka rezultuar një nga portat kryesore ...
Projekti i Portit të Durrësit është një nga investimet...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për festa...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dij...
Shqipëria ka mirëpritur Vitin e Ri 2023 me një spektakël f...
Dubai sapo hyri në Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një intervistë ndryshe...
Kryedemokrati, Sali Berisha ka dalë jashtë kornizave duke ...
Një 24-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka hu...
Zelanda e Re është vendi i parë që ka mirëpritur Vitin e R...
Viti 2022 numëron një sërë arritjesh për Ministrinë e ...
Dy nga ngjarjet që kulmuan muajin Dhjetor ishin Samiti...
Konflikti Rusi-Ukrainë u shfaq në kërkimet kryesore Ky vi...
Një nga ngjarjet më të bujshme të vitit 2022 ishte lar...
Politikanët nuk u kanë shpëtuar gafave edhe 2022-shin. Ndo...
Në seancat parlamentare nuk kanë munguar asnjëherë “pa...
Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, është shprehur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...