Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shumë personazhe, të cilët qëndrojnë në krah të Lulzim Bashës ende, kanë dalë me tezën se pas zhvillimeve të fundit të skandalit me McGonigal dhe protestës së të shtunës organizuar nga opozita, ka ardhur koha që t’i kërkohet falje Lulit.
Këtë e thonë shumë nga ata që i rrinë pas, kush për servilizëm e kush për shpërblimin që ka marrë si dhe ai grusht i vogël deputetësh që mendon se mund të bëjë pazar në PD, për të pasur mandate nesër, pra një jetëgjatësi politike apo që mund të jetë sërish me Lulin në skenën e debatit politik të vendit.

Por, lind pyetja për çfarë duhet t’i kërkojmë falje Lulit të gjithë? Sepse kërkojnë servilët apo vasalët e tij?
Le t’i marrim me radhë.
Për protestën e fundit duhet t’i kërkojnë falje Lulit, sepse kur i bënte Luli ishin më të ashpra dhe më të zjarrta.
Në fakt, protestat i organizonte sërish Berisha, pavarësisht se Luli ishte kryetar. Kjo është e vërteta.

Në rast se Luli organizon protesta dhe ka njerëz dhe është më i fortë se Berisha, le të shkojë njëherë në protestë.
Protestat i organizon PD-ja, pra nuk ka rëndësi, nëse është thjesht dhe vetëm Luli atje. Dihet që shumicën në PD e ka Berisha, siç e theksuam dhe më lart. Janë demokratët.
Meqë Luli dhe të tijtë kanë më shumë njerëz le të dalin dhe ta provojnë.
Në lidhje me skandalin me McGonigal, për të cilin Rama pretendon se ka dhënë informacione për Berishën, për Bashën e të tjera si këto, dihet se Basha nuk ka asnjë pasojë në SHBA. Për më tepër dhe dosja i erdhi me vonesë dhe nuk u hetua kurrë deklarata e plotë e bërë nga Nik Muzin në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.
Pra, pagesa prej 1 milion e 25 mijë dollarësh, për të cilat Lulzim Basha ka gënjyer publikisht dhe ende sot nuk dihet si qëndron e vërteta, pasi ka dhënë tri versione. Donatorët, financues partish dhe burime të tjera.

Ndërkohë, në strukturën e kompanive që kanë paguar paratë “Biniata Trade”, ishte një guackë me menaxher rus, e cila kishte bërë një pagesë direkt prej 500 mijë dollarësh. Lulzim Basha nuk është hetuar për këtë, nuk është shpallur “non grata” nga amerikanët.
Është shpallur Berisha.

Për çfarë t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës?
Është e kundërta. Për skandalin McGonigal dhe gjithçka çfarë po ndodh duhet të ishte Lulzim Basha që duhet të dilte dhe t’i kërkonte falje Sali Berishës dhe gjithë demokratëve që kishin bërë një përjashtim kriminal, banditesk të liderit historik të PD-së.
Berisha nuk është për t’u mbrojtur, pasi ai është shpallur “non grata” dhe e zgjidh atë punë vetë personalisht, por Lulzim Basha nuk mund të sillej me partinë e demokratëve siç është sjellë me çdo zar që i vinte vërdallë, e merrte, e përdorte, e hidhte, e përjashtonte, e afronte, e largonte, e mbronte sipas qejfit të tij.
Te Berisha i hasi sharra në gozhdë.
Për çfarë t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës?
Që nuk mori pjesë në Reformën Territoriale të vitit 2015? Që u bë vasal i Reformës në Drejtësi dhe nuk mori pjesë, por thjesht dhe vetëm urdhëroi deputetët të firmosnin në fund pa u bërë pjesë strukturore e saj?
Që bojkoti zgjedhjet lokale në vitin 2019?
Që humbi turpshëm në vitin 2017, që humbi turpshëm në 2021-shin dhe askujt nuk i kërkoi një ndjesë, por tentoi ta kapërcente duke u sjellë me arrogancë.
Për çfarë t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës? Si ia vodhi votat Sokol Olldashit dhe vetëm humbi?
Për çfarë? Si ndërtoi një parti me karagjozë dhe servilë, të cilët, kuptohet tani, shumica kanë shkuar te Berisha dhe një pjesë e ka mbajtur për vete, pakicën.
Për çfarë duhet t’i kërkojnë falje shqiptarët apo demokratët në veçanti Lulzim Bashës?
Se kunati i tij, se familjarët e tij kishin biznese gjatë kohës së qeverisë së PD-së, qindra mijëra euro dhe tani qarkullojnë miliona euro në pushtetin e Edi Ramës dhe që zhvillojnë vetëm biznese.
Ndërkohë që nga kriza ekonomike në Shqipëri bizneset falimentojnë.
Për çfarë t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës?
Se jetonte në një apartament ku kishte shtuar edhe një kat dhe përfundoi në vila luksoze në zonat rezidenciale të Tiranës, tek ata që i quante oligarkë dhe i sulmonte në konferenca shtypi dhe më pas mbyllte gojën.
Për çfarë duhet t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës?
Për aferën e inceneratorëve që heshti deri në vitin 2020, foli në shtator të vitit 2021, 6 vjet pasi kishte plasur skandali.
Diku fliste rrugës Jorida Tabaku, apo ndonjë tjetër. Luli nuk foli. Pse?

Për çfarë t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës?
Se u bë vasal i mediave dhe çonte para tek ato. Për akuzat që janë ngritur se si shiste mandate deputetësh. Se bëri një grup parlamentar qesharak nga 2017-2021, që çuditi dynjanë pasi dogji mandatet.
T’i kërkojnë falje se dogji mandatet dhe mbushi parlamentin me një tufë të mjerësh që i kishte vendosur me dorën e tij në listë.
Na dha “kërpëratat”. Dhuratë më të bukur nuk kishte. Le pastaj partitë aleate që kishte futur në listë.
A thua se nuk e dinte që treçereku i tyre ishin budallenj dhe të paaftë. Për këto duhet t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës?
Tetë vjet humbje pas humbje dhe asnjëherë nuk pati kurajën të jepte dorëheqjen dhe të garonte në mënyrë legjitime në PD.
As në 2017, as në 2021 që nuk e dha dorëheqjen fare, por bëri gjoja një garë formale, nga zyra e tij, pasi nuk kishte kurajo të kandidonte duke dalë jashtë PD-së, sepse e dinte shumë mirë se pa procese të manipuluara, pa vjedhje votash nuk do të fitonte kurrë, me këdo dhe me anëtarin më të thjeshtë, pasi ai vetëm kishte humbur dhe ishte kthyer në një humbës serial.
Për çfarë t’i kërkojnë demokratët falje Lulzim Bashës?
Mendojnë një grup mbështetësish të tij se do të harrojnë njerëzit. Do të justifikohen s’ka zgjidhje tjetër, e ardhmja është Lulzim Basha. Do ikë plaku. Ja do vdesë Berisha, ja do rrijë dhe nja dy vjet, do humbë, do shkojë Luli dhe do të fitojë, do të marrë partinë se do ta pranojnë demokratët.
PD-ja do të shkojë dhe më keq akoma.
Koha e Lulzimit ka marrë fund.
Por, ata që e mbështesin duhet të shkojnë te PD-ja, duhet të mbështesin PD-në, është apo nuk është Berisha, vjen apo kush nuk vjen në krye të PD-së.
Vetëm Lulzim Bashës nuk ka asnjë arsye dhe asnjë fakt për t’i kërkuar falje.

Mund t’i kërkohet çdo njeriu tjetër në PD, kurrsesi një humbësi serial që e përdori Partinë Demokratike si pronë private për të shtuar pasuritë dhe për ta nxjerrë në skandale në mediat kryesore amerikane.
Njeriu që u përfshi në manipulime të turpshme dhe skema gënjeshtrash që politika deri diku i njeh, por s’i kishim parë kurrë deri te lloji “Babale” që i gatuante vetë me vasalët e tij.
Për këto t’i kërkojnë njerëzit, demokratët, falje Lulzim Bashës? Kurrë!
E mira është që edhe ata njerëz që e shikojnë si shpresë të ndahen shpejt prej tij, se ndryshe do të përfundojnë keq e më keq.
Lulzim Basha nuk ka njerëz. Lulzim Basha nuk ka parti. Lulzim Bashën nuk e duan. Lulzim Basha është një dështak!/CNA.al
Kjo foto vlen sa për një mijë fjalë. Ndoshta komenti do të...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje ...
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore...
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...