
Lobimi rus u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas raportimeve të "BBC"-së, "AFP"-së dhe "Zërit të Amerikës" se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte paguar nga rusët e Vladimir Putinit me 500 mijë dollarë.
Për këtë çështje, publikuan një investigim të detajuar për revistën “Mother Jones” gazetarët Dan Friedman, David Corn dhe Hannah Levintova.
Mbrëmjen e sotme Friedman ka folur sërish për lobimin rust e Bashës, ku ka treguar se si lindi ideja për ta investiguar këtë çështje lobimi.
“Atë kohë ne po shikonim regjistrimet për disa lobime të ndryshme. Ishim të interesuar për influencat ruse në politikën amerikane. E kështu pamë disa kompani lobimi të regjistruara për të përfaqësuar subjekte të huaja në SHBA. Një prej tyre ishte kompania e Nick Muzin. Ai ishte i registuar si lobist në Departamentin e Drejtësisë, jo vetëm për Partinë Demokratike në Shqipëri por edhe për disa kompani si Biniata Trade. Kur ne e pamë këtë nisëm të punojmë për të kuptuar se çfarë ishte Biniata Trade dhe përse ai e kishte regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë këtë për qëllime lobimi. Është diçka normale e punës tonë duke parë raportimet e kompanive të lobimit e kështu nisëm të investigojmë për këtë kompani guack”, u shpreh ai për "Top Channel".
Gazetari ka zbuluar se investigimi i ka marrë më parë se një muaj kohë, pasi çështja ka qenë e thjeshtë.
“Ishte rreth një muaj. Mbase diçka më pak, e më pas ne bëmë disa ndjekje të mëtejshme të kësaj çështje për më shumë se një vit. Do të thoja se aspekti më i rëndësishëm ishte se nuk u përballëm me një çështje të komplikuar por fare të thjeshtë. Pra dikush që nuk ishte nga Partia Demokratike në Shqipëri pagoi 500.000 dollarë tek një lobist në SHBA për t’i ndihmuar ata, pra PD në Shqipëri në pasjen e eksesit të presidenti Trump dhe Republikanët në Kongres”, rrëfeu Friedman.
PD në mënyrë konstante e ka mohuar se nuk ishin ata që paguan 500.000 dollarë për këtë kompani lobuese, por gazetari deklaroi se raportimet më të fundit të SHBA iu shtojnë dyshimet.
“Kjo ishte pyetja e madhe. Ajo që ne zbuluam ishte se ishte pikërisht kjo kompani guaskë offshore pagoi paratë dhe kishte lidhje të shumta me Rusinë. Ishte ngritur si kompani nga një person në Odesa në Ukrainë por lidhje të shumëfishta me persona rus. Kjo ngriti dyshime se paratë kalonin përmes kanaleve ruse për të influencuar PD në Shqipëri. Raportimet më të fundit inteligjentë të SHBA, nënvizojnë ato dyshime. Është diçka pozitive që mbështet idenë se këto para erdhën nga Rusia për të influencuar në politikën shqiptare dhe natyrisht edhe shumë vende të tjera në botë”, tha ai./ B.A. – CNA.al
Monika Kryemadhi ka mohuar akuzën e çuar në SPAK nga a...
Gazetari Agim Xhafka ka rrëfyer një histori, duke marr...
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme ...
Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në New York City, ...
Kuvendi ka rrëzuar seancën e sotme parlamentare kandid...
Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh këtë të enjte ...
Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje pas pamjeve...
Flamuri rus dhe pllaka që tregonte ambasadën në qendër...
U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”, një e...
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i ësht...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme sa i përke...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten...
Qeveria dhe vetë ministrja e Infrasktrukturës dhe Ener...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me lobimin...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, në diskutimi...
Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur së fundmi në zonën e...
Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çoban...
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...