
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme me drejtorin e Arkivave, Ardit Bidon, të cilin e quan zar të Foti Cicit. Për këtë të fundit, historiani ka ngritur akuza shpeshherë se bën propagandë anti të Krishterë Orthodokse dhe anti KOASH (Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare).
Luçi thotë se Ardit Bido me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demon kanë shpallur se Autoqefalia u mor në vitin 1922, kur shpallja faktike e Autoqefalisë ndodhi në 12 prill të vitit 1937.
Duke përgënjeshtruar veprimin e Bashkisë së Beratit dhe drejtorit të Arkivave, ai hedh një sërë akuzash ndaj këtij të fundit.
Sipas tij, Ardit Bido është ndjekësi i zellshëm i Foti Cicit, që po shkatërron Arkivat dhe po shpif në mënyrë të ulët ndaj KOASH.

Shkrimi i plotë i Kostandin Luçit:
Edhe drejtor, edhe zar i Foti Cicit.
Në një anë kryetari i Bashkisë së Beratit së bashku me drejtorin e Arkivave, Ardit Bidon, shpallin me të madhe se Autoqefalia u mor në vitin 1922, kur Tomosi dhe shpallja faktike e Autoqefalisë ndodhi në 12 prill të vitit 1937. Në anën tjetër, dihet botërisht se kush është Ardit Bido dhe se çfarë përfaqëson ai së bashku me librin e tij të stisur, me një qëllim të vetëm, që është hedhja baltë ndaj KOASH. Përsëri në Berat, bashkia dhe me disa burokratë të tjerë organizuan një takim (pa asnjë klerik) dhe vendosën një pllakatë përkujtimore, për Kongresin e Beratit (1922), kongres i cili ishte një hap drejt Autoqefalisë, por jo që Autoqefalia u shpall në këtë kongres.
Problemi qëndron se shumë nuk e dinë rolin e Ardit Bidos në krye të Arkivave dhe shumë të tjerë e duartrokasin rolin e tij, pa ditur asgjë se cili është roli i tij i vërtetë dhe kujt i shërben. Por problemi qëndron se Ardit Bido është një person, i cili thotë që jam Orthodoks dhe në anën tjetër sulmon Kishën Orthodokse Shqiptare në një mënyrë ose në një tjetër.
Është e qartë si dita me diell dhe e dinë të gjithë që Ardit Bido është një ndjekës i zellshëm i Foti Cicit dhe sigurisht që ai e furnizon atë me gënjeshtra dhe shpifje nga më të ulëtat. Nuk mund ta imagjinoj dot se në duart e kujt kanë rënë arkivat e Kishës Orthodokse, që sot janë duke u përdhosur nga vetë ky institucion, i cili ka për detyrë t’i ruajë dhe jo t’i shkatërrojë ato.
Zotëria në fjalë duhet të dijë dhe duhet të ketë parasysh që është drejtor i një institucioni dhe kostumi që ka veshur nuk duhet t’i rrijë ngushtë dhe të përdorë gjuhën e një personi dhe të flasë ç’të dojë ndaj KOASH. Ai nuk mund të jetë drejtor dhe të flasë dhe të shpifë në mënyrë të ulët ndaj KOASH, sepse disa gjëra janë të qarta si drita dhe zotëria në fjalë këtë duhet ta kuptojë shumë mirë.

Është për të ardhur keq sesi një drejtori, ndër më të rëndësishmit në vend, i cili ka si detyrë që të ruajë arkivat dhe dokumentat e këtij shteti, ai i përdor duke i deformuar dhe duke vazhduar në rrugën e tij drejt shpifjes dhe shantazheve ndaj KOASH. Kjo nuk është hera e parë që zotëria në fjalë dhe disa të tjerë ndjekin këtë procedurë dhe këtë rrugë. Më falni, por si mundet një njeri, i cili përfaqëson një institucion shtetëror si Arkivat Kombetarë të sillet në këtë mënyrë kaq harbute dhe të gënjejë kaq hapur.
Sa për dijeni, njohja e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare nuk daton në 12 Shtator të vitit 1922, por në 12 Prill të vitit 1937, kohë kur mori dhe Tomosin e Autoqefalisë nga patriarku i atëhershëm i Kostandinopojes, që ishte de fakto dhe shpallja e Autoqefalisë, ku dhe Tomosi iu dorëzua imzot Kristofor Kisit, duke e caktuar si Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sigurisht që edhe Kongresi i Beratit ka rëndësinë e tij historike dhe askush nuk është duke e mohuar rolin dhe rëndësinë e tij, si një përpjekje drejt Autoqefalisë, e cila u fitua në 12 Prill të vitit 1937./ B.A. - CNA.al
Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në New York City, ...
Kuvendi ka rrëzuar seancën e sotme parlamentare kandid...
Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh këtë të enjte ...
Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje pas pamjeve...
Flamuri rus dhe pllaka që tregonte ambasadën në qendër...
U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”, një e...
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i ësht...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme sa i përke...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten...
Qeveria dhe vetë ministrja e Infrasktrukturës dhe Ener...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me lobimin...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, në diskutimi...
Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur së fundmi në zonën e...
Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çoban...
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, k...
Policia e shtetit ka shoqëruar në rajon një grua 81-vjeçar...
Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikn...
Deputetja Grida Duma, përveç leksioneve për jetën apo ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...