Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”, një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veçantë të punës si nomadë digjitalë. Ajo që i bashkoi këta ekspertë digjitalë ishte fakti se ata punojnë në një ose disa vende të botës dhe paguhen nga një vend tjetër. Nomad digjital quhet, për shembull, dikush që jeton në Shqipëri, por punon për një kompani angleze. Apo një ekspert i cili punon online nga çdo cep i botës ku ka qasje në internet. Shpesh nomadët digjitalë janë në udhëtim të vazhdueshëm. Një luks që ua siguron teknologjia dhe digjitalizimi nëpër të cilin po kalon çdo ditë bota, por edhe Shqipëria.
Nomadët digjitalë u përkasin përgjithësisht profesioneve në fushën e teknologjisë, si IT, programues, soft developers, etj., por edhe profesioneve si marketingu, dizajni grafik, motion graphics, copyright, etj. Gjithçka që është e mundur të bëhet në distancë, nga shtëpia, dhe prania jonë nuk është e domosdoshme.
Të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, por dhe profesionistë e sipërmarrës që kanë dashur gjithmonë të punojnë jashtë shtetit, mund të punojnë nga shtëpia nëpërmjet një kompjuteri të lidhur me internet. Festivali Digital Nomads ishte një mënyrë e mirë që të interesuarit të dëgjonin nga nomadë të famshëm digjitalë nga mbarë bota historitë se si kanë lindur e janë zhvilluar ata, në mënyrë që të ndjekin të njëjtin rrugëtim nëse dëshirojnë. Lidhja me punën nga shtëpia u fuqizua shumë gjatë pandemisë, e cila shërbeu gjithashtu si një test për të provuar nëse puna në distancë funksionon vërtet.

Nuk kishte si të mungonte në këtë event Vodafone Albania, një nga kompanitë lider në botë dhe Shqipëri për zhvillimin e Internet of Things (IoT). Vitet e fundit, Vodafone ka bërë dalëngadalë një tranzicion nga një kompani telekomunikacioni në një kompani teknologjie.
“Industria jonë ka evoluar paralelisht me evoluimin e shoqërisë, gjuhës, emocioneve. Pandemia e nxori edhe më në pah rëndësinë e komunikimit dhe faktoi se telekomunikacioni është sektor jetik në jetën e çdo vendi. Të mos harrojmë se interneti në çdo pajisje përveçse na bashkon, na lidh me njëri-tjetrin, mundëson gjithashtu zhvillimin e tregtisë online (e-commerce) si dhe siguron lidhjen me zonat më të largëta rurale me qendrat e informacionit e tregëtisë”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, gjatë fjalës së saj në festivalin “Digital Nomads”.

Vodafone Albania po luan një rol të rëndësishëm në digjitalizimin e vendit, teksa po investon vazhdimisht në ngritjen e kapaciteve digjitale te të rinjtë, vajzat dhe gratë, personat në nevojë, etj. Digjitalizimi i sektorëve si biznesi, me platformën eBiznes, bujqësia, me Smart Agriculture apo Smart Cities e bëjnë Vodafone një pioner të teknologjisë në Shqipëri e rajon. Prandaj, përveçse si mbështetëse dhe inkurajuese e kulturës së nomadëve digjitalë, Vodafone erdhi në këtë festival edhe si një dëshmitare e fuqisë së teknologjisë e digjitalizimit. Së bashku ne mundemi ta bëjmë Shqipërinë më smart dhe më digjitale!/CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i ësht...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme sa i përke...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten...
Qeveria dhe vetë ministrja e Infrasktrukturës dhe Ener...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me lobimin...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, në diskutimi...
Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur së fundmi në zonën e...
Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çoban...
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, k...
Policia e shtetit ka shoqëruar në rajon një grua 81-vjeçar...
Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikn...
Deputetja Grida Duma, përveç leksioneve për jetën apo ...
Deputeti socialist, Erion Braçe, është shprehur se fondet ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka qenë pjesë e një emisioni ku d...
Artisti i papërsetishëm, Reshat Arbana, feston sot 82-vjetor...
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, E...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritu...
SPAK-u duhet të hetojë financimet ruse në PD. Këtë qëndri...
Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infras...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...