
Disa nga mediat më të rëndësishme botërore si "BBC", "AFP" dhe "Zëri i Amerikës" sot raportuan se Lulzim Basha, Partia Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga ky i fundit kishte marrë një financim 500 mijë dollarë nga rusët e Putinit. Gjithçka u publikua sipas një raporti të SHBA-së.
Materiali i publikuar gati 5 vite më parë nga ‘Mother Jones’, raportuar më pas nga CNA.al, ndërkohë që në Shqipëri heshtej, por edhe mohohej lajmi. Tani doli një raport zyrtar.
Lulzim Basha, të tijtë, "call center"-at akuzonin se ishte një shpifje, e pavërtetë, e të tjera si këto.
Në fakt, sot jemi përballë provave dhe dëshmive të mediave kryesore botërore. Lulzim Basha është kapur mat. Njeriu që pretendon se është përfaqësuesi i amerikanëve në Tiranë, tashmë del se ka marrë para nga rusët e Putinit.
Amerikanët përfundimisht e kanë kryqëzuar politikisht Lulzim Bashën. Tani nuk i ngelet gjë tjetër, thjesht dhe vetëm ta shpallin "non grata", si një njeri që ka bërë një lojë të dyfishtë: nga njëra anë si pro amerikan dhe nga ana tjetër ka marrë paratë e rusëve të Putinit.
Ndoshta edhe lëvizjen e fundit të tij të vitit 2021, pas humbjes së zgjedhjeve dhe shpallja e Berishës "non grata", këtu e ka fillimin apo thelbin e gjithçkaje që bëri Luli.
Lulzim Basha ka bërë harakiri politik fiks një vit më parë, pasi ka qenë gjithë kohën nën presionin e një dosjeje, të fakteve që i kishte konfirmuar edhe Sali Berisha publikisht, kur ka mbrojtur Lulzim Bashën.
Një dosje me dokumente të Donald Lu dorëzuar ish-kryeministrit të vendit dhe kreut aktual të PD-së, Sali Berisha, por atëherë doktori i mohonte, sot zyrtarisht kërkon të hetohet. Kjo kuptohet pasi Luli i vuri drunë.
Në fakt ajo që duhet të presim është kur SHBA-ja do ta shpallë "non grata" Lulzim Bashën? Ishte i vetëm apo me Doktorin, kur i ka bërë veprimet? Tashmë kjo nuk ka më rëndësi. Doktori është fakt, e ka mbrojtur Lulin, kur plasi skandali. Doktori është "non grata", por kjo nuk do të thotë se mund të shpëtojë Lulzim Basha e të mos jetë i tillë për SHBA-në.
Atëherë gjithçka e merrte përsipër në kurriz vetë Sali Berisha, por tani duhet të shikojmë sa mban kurrizi i Lulit mbi të vërtetat dhe skandalet që po zbardhen një e nga një duke u konfirmuar, edhe pse me vite vonesë.
Për "non gratën" e Lulit ndoshta duhet të presim, do të ndodhë ose jo mbetet për t'u parë, por jemi përballë fakteve. Luli ka marrë paratë e rusëve të Putinit, për të lobuar në SHBA.
Kaq do të mjaftonte, jo vetëm për të shpallur Lulzim Bashën "non grata" dhe familjarët e tij, por gjithë rrethin, duke u shtuar këtyre të dhënave të 500 mijë dollarëve edhe korrupsionin aktiv të Lulzim Bashës gjatë kohës që ka qenë ministër i Transporteve, ngjarjet e 21 janarit, pra vrasjen e 4 personave kur ka qenë ministër i Brendshëm, skandalin me kufijtë, me Greqinë kur ishte ministër i Jashtëm që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese, korrupsionin gjatë drejtimit të Bashkisë Tiranë, skandalet në lidhje me inceneratorët, aferat që kanë ndodhur me familjarët e tij, me kunatin, me ata që kanë ndërtuar me firmën e Lulzim Bashës, njerëzit e rrethit të tij, korrupsioni masiv, të gjitha të provuara, të denoncuara në media.
Media shqiptare, përfshi këtu CNA.al, që shpesh sulmohen, akuzohen kur nxjerrin të vërtetat dhe do të duhet të kalojnë disa vite për t'i nxjerrë mediat ndërkombëtare, për t'i besuar kush është Lulzim Basha dhe pse ky i fundit duhet shpallur "non grata". Tashmë nga demokratët dhe shqiptarët është i tillë, por do të duhet të presim ta bëjnë publikisht edhe amerikanët./CNA.al
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvill...
E pabesueshme, e turpshme, një nga faktet më skandaloz...
Dy ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta u pyet për k...
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme konkluzi...
Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demok...
Mediat ndërkombëtare, sot shkruan se Rusia ka financua...
Analisti Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se kreu i Parti...
Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, ka rea...
Një ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të lajmit...
Deputeti Gazment Bardhi është bërë pjesë e skandalit m...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, G...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka reaguar pas publ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Protesta e djeshme e Partisë së Lirisë në inceneratori...
Partia e Lirisë organizoi pasditën e djeshme një protestë ...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit n...
Arben Ristani, anëtari i Kryesisë së PD-së thotë se pr...
Ndonëse videot dhe fotot nga protesta e organizuar nga...
Vizita e papritur e Albin Kurtit në Tiranë dhe biseda ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...