Bardhi bëhet pjesë e skandalit/ Mbron Bashën për lobimin rus
Deputeti Gazment Bardhi është bërë pjesë e skandalit m...

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat ndërkombëtare mbi lobimin rus, ku thuhej se Rusia ka financuar Partinë Demokratike kur drejtohej nga Lulzim Basha në 2017.
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, tha se PD-ja ka denoncuar publikisht këtë akt kriminal të Lulzim Bashës.
Gjithashtu ka kërkuar menjëherë hapjen e çështjes në fjalë dhe transparencë e një proces të qartë publik.
“Pas publikimit të një lajmi të bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA-së në 'Zërin e Amerikës', për infiltrimin rus në politikën e disa vendeve, dhe financimin e politikanëve në këto vende, ku përfshihet financimi me 500 mijë dollarë të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike bën me dije se:
Ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus, në linjë të plotë me vendet e botës së lirë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Partia Demokratike është forca e parë euro-atlantike në Shqipëri, propozuesja e parë ndër vendet ish-komuniste e planit për anëtarësim në NATO dhe Komunitetin Europian.
Si e tillë, Partia Demokratike deklaron se pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës.
Gjithashtu, Partia Demokratike ka denoncuar perdorimin e kësaj afere për marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike.
PD ka denoncuar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë.
Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm.
Raporti i auditimit do t’i prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, dhe do të publikohet.
Ne e konsiderojmë ndërhyrjen financiare për interesa malinje, që bien ndesh me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe orientimin e saj perëndimor, si një cenim flagrant të sovranitetit të vendit, nga një agresor që po lan në gjak popullin mik të Ukrainës.
Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve.
Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës te gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.
Rruga tipike mafioze që u gjet për këtë ishte mosdërgimi, në kundërshtim të hapur me ligjin e dosjes në Gjykatën e Lartë.
Partia Demokratike kërkon transparencë dhe një proces të qartë publik. Ajo është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe të vendeve partnere për zbardhjen e plotë të së vërtetës së kësaj çështjeje, dhe deklaron se misioni i saj ka qenë dhe vijon të jetë vokacioni perëndimor i kombit shqiptar dhe besnikëria ndaj vlerave themelore që ndajmë me partnerët tanë”, tha Garo./ CNA.al
Deputeti Gazment Bardhi është bërë pjesë e skandalit m...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, G...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka reaguar pas publ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Protesta e djeshme e Partisë së Lirisë në inceneratori...
Partia e Lirisë organizoi pasditën e djeshme një protestë ...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit n...
Arben Ristani, anëtari i Kryesisë së PD-së thotë se pr...
Ndonëse videot dhe fotot nga protesta e organizuar nga...
Vizita e papritur e Albin Kurtit në Tiranë dhe biseda ...
Kryetari i partisë së inceneratorëve, Ilir Meta, ka pa...
Deputeti Edmond Spaho, ka zbuluar atë që ai e cilëson ...
Ilir Meta, kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, t...
Protesta e partisë së inceneratorëve nuk është braktis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është...
Berisha mbledh nesër grupin parlamentar të Partisë Dem...
Ka nisur pak minuta më parë protesta e paralajmëruar n...
Teksa ishte në një konferencë për mediat, kryeministri...
Deputeti Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka sqaruar të vërtetë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...