Kjo analizë është botuar nga CNA.al në mars të vitit 2018.
Po e risjellim të plotë që protagonistët e sotëm ta rikujtojnë dhe të gjejnë se çfarë thanë apo nuk thanë dikur.
Fakti i përdorur për të nisur analizën është burimi: “VOA, datë 8.03.2018”:
Muzin deklaron se për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017 (si pjesë e detyrimit të vet për deklarim), kryerjen e tri pagesave për një total prej 675.000 USD, si më poshtë:
-Datë 24 mars 2017 (‘Biniatta Trade LP”) vlera 150 mijë dollarë.
-Datë 27 mars 2017 (Partia Demokratike) vlera 25 mijë dollarë.
Datë 9 qershor 2017 (Partia Demokratike) vlera 500 mijë dollarë.
Muzin deklaron se kontrata me “Biniatt Trade LP (150.000 USD), ka lidhje me lobimin në favor të PD-së. Muzin e ka depozituar këtë kontratë si aneks, bashkëlidhur deklarimit të vet si agjent i huaj, të depozituar më datë 14 nëntor 2017, duke deklaruar se po vepronte për llogari të Partisë Demokratike.
Kundërshtia që rezulton nga analiza e kontratave të bëra publike nga departamenti i drejtësisë.
Nga fakti i analizuar nga burimi "VOA" dhe analiza e kontratave te depozituara dhe deklaruara nga Biniatt ka diferenca në data dhe shuma pagesash.
Sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, nënshkruar nga Basha personalisht, PD-ja merrte përsipër tri pagesa në vlerë të përgjithshme prej 75 mijë dollarësh përkatësisht:
-Datë 22 mars 2017, vlera 25 mijë dollarë;
-Datë 22 prill 2017, vlera 25 mijë dollarë;
- Datë 22 maj 2017, vlera 25 mijë dollarë.
Me poshtë do të analizohet se sa janë deklaruar si të paguara nga totali prej 75 mijë USD.
Sipas kontratës së datës 20 mars 2017, midis Biniatta Trade LP dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, Biniatta merrte përsipër tri pagesa mujore dhe një pagesë të posaçme, në total 950 mijë dollarë, sipas kalendarit:
-15 mars 2017, vlera 150 mijë dollarë;
-15 prill 2017, vlera 150 mijë dollarë;
-15 maj 2017, vlera 150 mijë dollarë;
-Pagesa e posaçme ("Special Fee”):
-brenda datës 23 mars 2017, vlera 500 mijë dollarë.
Lidhja e këtyre shumave dhe pagesave me PD-në bëhet nga deklarimet që Muzin ka bërë në departamentin e drejtësisë.
Basha deklaron se PD-ja ka paguar vetëm 25 mijë dollarë në favor të Stonington Strategies dhe duket sikur kjo pagesë është publike dhe e deklaruar në përputhje me legjislacionin në Shqipëri dhe në SHBA. (Kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ). Basha shton se PD-ja nuk ka asnjë lidhje me Biniatta Trade LP, sepse nuk ka kontratë me të.
Basha ka deklaruar më parë se shuma prej 500 mijë dollarësh është kryer nga një fondacion shqiptaro-amerikan, i cili ka bërë fund-reising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar Muzin.
Dhe në fakt, në listën e pagesave që deklaron Muzin si të kryera nga Biniatta (për llogari të PD) rezulton midis të tjerave një shumë prej 500.000 USD.
1.Pse Biniatta ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si të shlyera vetëm 150 mijë dollarë? (shiko “pagesa e parë” e referuar nga VOA)
2.Pagesa në vlerën 25 mijë USD konfirmohet si nga Basha ashtu edhe nga Muzin (shiko “pagesa e dyte” e referuar nga "VOA"). Pse Basha ka kontraktuar 75 mijë dollarë shërbime, (sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, ndërkohë që Basha njeh detyrimin dhe Muzin deklaron si të shlyera vetëm 25 mijë dollarë? Të dy duken të kënaqur me shlyerjen e 25 mijë USD dhe duket sikur e quajnë kontratën të mbyllur.
3.Pse Muzin deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, kur nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim? (shiko “pagesa e trete” e referuar nga VOA).
Më tej:
4.Pse Muzin deklaron nën përgjegjësi ligjore se kontrata me Biniatta Trade LP është lidhur për t’i shërbyer PD-së?
5.Pse Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij?
Gjëja e rëndësishme në këtë deklarim është se Basha ka konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe se ai është në dijeni të saj.
Për këtë shumë përputhen deklarimet e Bashës dhe të Muzin. Me këtë pohim Basha indirekt konfirmon se palët kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu siç ajo është bërë në fakt.
Mjegulla rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe Muzin dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.
6.Pse një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar Shqipërinë? Pse ky shpenzim devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në PD nuk shfaq as shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi?
7.Pse Muzin, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në, për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për PD-në ky nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së?
8. Pse Basha deklaron se i ka bërë publike dhe i ka deklaruar shpenzimet e kryera në favor të Muzin, (Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies) kur kjo gjë nuk është e vërtetë?
Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies ka pasur objekt “hartimin dhe zbatimin e fushatës politike për zgjedhjet e vitit 2017”. Si e tillë ajo ka qenë objekt i detyrimit për raportim menjëherë pas zgjedhjeve.
Në të njëjtën logjikë edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, Biniatta ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t’i nënshtrohej jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja te lidhura me pronësinë), ndalesave të rrepta ligjore.
Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posacme bankare etj.
Fakti është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.
Fakti është se PD-ja në KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të:
-Clearpath Strategies, në shumën 1.820.109 lekë;
-Barnes & Thornburg LLP, dy pagesa në shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.
Nga ana tjetër PD-ja është ndëshkuar me masë administrative gjobë nga KQZ-ja për mosdeklarim edhe për:
-Konsulencë me kompaninë Murphy Vogel Askew në vlerën 609.169 lekë sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit;
-Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.
Gjatë seancës së shqyrtimit të shkeljes së Kodit për mungesën e deklarimeve sa i takon Konsulencës me kompaninë Murphy Vogel Askew dhe me kompaninë Barnes & Thornburg LLP, përfaqësuese të PS në KQZ refuzuan organizimin e një seance hetimore për çështjen e financimeve dhe kërkuan mbylljen e shqyrtimit me vendosjen e gjobës./CNA.al
Lulzim Basha reagoi sot lidhur me çështjen e risjellë ...
Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni ...
Në datën 20 shtator 2021, në segmentin rrugor që të ço...
Punonjësi i AKU-së, Nertil Hadaj, që ka për detyrë të ...
Rasti më klasik, kur media përdoret nga pushteti për të ma...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftoh...
Disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Dje Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, doli live duke njoftu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Velipoj...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal m...
Fabjan Dodaj, një shqiptar i cili jeton në Amerikë prej më...
Sektori i shërbimeve të furnizimit me ujë në Shqipëri ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qyt...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...
Në fillim të korrikut të këtij viti, "Fiks Fare" bëri ...
Një tjetër dokument ekskluziv i siguruar nga investigimi i...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL...
Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë n...
"Fiks Fare" vazhdoi me denoncimin e prerjeve të pyjeve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një person është vënë në prangat e policisë, pasi isht...
Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 ...
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka zbardhur m...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...