Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i kërkoi sot kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të japë shpjegime në lidhje me lobimet e rusëve për llogari të PD në SHBA.
Bushati tha se Basha duhet të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi Nick Muzin për llogari të PD.
Sipas Bushatit, firma lobuese ?Muzin Capital Partners? ka deklaruar pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë se ka përfituar 675 mijë dollarë për punën e saj në mbështetje të Partisë Demokratike.
Sipas kësaj firme, shprehet më tej Bushati, pagesa është kryer në tri pjesë. 25 mijë dollarë nga PD, 150 mijë dollarë nga firma ?Biniatta Trade LP? dhe 500 mijë dollarë nga PD. Ai i kërkoi edhe Prokurorisë të nisë hetimin.
Deklarata e plotë:
?Është bindja e kryetarit të opozitës sonë se ai është mbi çdo ligj e mbi çdo normë etike në raport me shoqërinë?! Po Prokuroria çfarë pret, që ta thërrasë zyrtarisht Lulzim Bashën dhe ta vendosë nën akuzë për këtë çorbë të padëgjuar ndonjëherë?!?, shtoi ai.
Duke vijuar me faktet, Bushati theksoi se ndërkohë ?Biniatta Trade LP?, një kompani e regjistruar në parajsa fiskale, e zotëruar nga dy biznesmenë rusë, jo vetëm që deklaron një pagesë prej 150 mijë dollarësh të tjera në favor të firmës lobuese të Lulzim Bashës, por në kontratën e saj parashikohet edhe një tjetër pagesë prej gjysmë milioni dollarësh, të cilën Lulzim Basha nuk e mohon, por refuzon të tregojë burimin e kësaj shumës tjetër prej gjysmë milion dollarësh.
?Pra, gjysmë milion dollarë i paskan shkuar firmës private nga 100 shqiptarë, për të cilët Lulzim Basha vetëm ka dëgjuar që ekzistojnë por nuk i di as kush janë; gjysmë milioni tjetër, sipas Lulzim Bashës, firma i paska marrë nuk dihet se nga kush dhe i paska vënë në dispozicion të tij e të Partisë Demokratike për të paguar propagandën opozitare kundër Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë është kjo sallatë ruse parash, kompanish fantazmë, donatorësh të panjohur, bamirësish të papërmbajtur, ku plot 1 milion dollarë janë hedhur për fabrikën e baltës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pa dijeninë e këtij të fundit?!?, nënvizon Bushati.
Kjo, sipas tij, është një nga ato ngjarje kriminale e amorale që e ulin aq poshtë politikën, sa nëse mbeten të pandëshkuara, nuk turpërojnë vetëm autorët e ngjarjes, por të gjithë klasën politike dhe vetë shoqërinë e shtetin ku ndodhen.
Prandaj, apleoi ai, një orë e më parë, Lulzim Basha duhet të tregojë në Prokurori se kush i ka pagur gjysmë milion dollarët e deklaruara nga firma lobuese ?Muzin Capital Partners?, nëse ato nuk i ka paguar Partia Demokratike siç deklarohet në kontratën që ka për palë Lulzim Bashën.
Ai duhet të tregojë po ashtu, tha deputeti socialist, pse janë paguar nga kompania ruse ?Biniatta Trade LP? 500 mijë dollarë për PD-në, siç del në kontratën e kësaj të fundit.
?Çfarë arsyeje kanë pasur rusët në fjalë të paguajnë Lulzim Bashën??, shtroi pyetjen Bushati.
Bushati kërkoi nga kreu i PD-së të përgjigjet në Prokurori edhe për 500 mijë dollarë të tjerë, që Basha thotë se janë paguar nga 100 shqiptarë në ShBA.
Kjo histori, vuri në dukje ai, ka një anë tjetër shumë të errët që duhet zbardhur medoemos, për të kuptuar nëse është cënuar interesi kombëtar dhe kërcënuar stabiliteti i vendit.
?Përse një kompani e huaj, për më tepër guaskë dhe specifikisht në pronësi ruse, merr përsipër të paguajë 150 mijë apo 650 mijë dollarë në favor të Lulzim Bashës?! Çfarë mund t?u ketë premtuar lideri i opozitës sipërmarrësve rusë në kulmin e fushatës elektorale, vetëm pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme??, u shpreh Bushati.
Këto përgjigje Lulzim Basha, theksoi deputeti i PS-së, ka detyrimin t?i japë përpara opinionit publik shqiptar, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.
?E sigurisht duhet t?i japë përpara institucioneve të drejtësisë, detyra e të cilave është të hedhin dritë një orë e më parë mbi ?sallatën ruse? të gatuar nga Lulzim Basha. Deri më sot, zoti Basha ka folur pak ose aspak. Sa herë ka folur, e ka rënduar edhe më shumë pozicionin e tij duke dhënë dëshmi kontradiktore ose, si gjithmonë, duke ia vënë fajin përkthimit të gabuar?, deklaroi ai.
Për Bushatin, është koha që Basha t?i përgjigjet një pyetjeje shumë të thjeshtë, asaj se cila është lidhja e tij personale me kompaninë guaskë ruse ?Biniatta Trade LP?, e cila ka paguar nga 150 mijë deri në 650 mijë dollarë për fushatën e zotit Basha.
Dhe nëse është e vërtetë se kjo kompani ruse ka paguar vetëm 150 mijë dollarë, shtoi Bushati, kreu i PD-së duhet të tregojë kush e ka paguar gjysmë milionin tjetër që deklaron firma lobuese ?Muzin Capital Partners?.
Faktet janë shumë të qarta dhe ligjërisht të pajustifikueshme as nga vetë Lulzim Basha, i cili në tentativën e dëshpëruar për të dhënë shpjegime në studion e Blendi Fevziut, vetëm sa i bëri këto fakte edhe më të pagëlltitshme në çdo aspekt ligjor, moral, madje edhe logjik.
Firma lobuese ?Muzin Capital Partners? ka deklaruar pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë se ka përfituar 675 mijë dollarë për punën e saj në mbështetje të Partisë Demokratike.
Sipas kësaj firme, pagesa është kryer në tri pjesë:
25 mijë dollarë nga PD
150 mijë dollarë nga firma ?Biniatta Trade LP?
500 mijë dollarë nga PD
Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaron se partia e tij ka paguar vetem 25 mijë dollarë për firmën lobuese, dhe kërkoi t?i bindë shqiptarët për ekzistencën e një firme private amerikane, që punoka për bamirësi duke futur nga xhepi për hesap të klientit të saj, madje pa dijeninë e vetë klientit Basha, plot njëzetfishin e shumës së paguar nga vetë klienti!
Lulzim Basha thotë se plot 500 mijë dollarë plus, që rezultojnë në llogarinë e firmës për hesap të atij vetë e të partisë së tij, nuk janë paguar nga PD por nga individë që ai as nuk i njeh dhe për të cilët ka dëgjuar rastësisht, por jo zyrtarisht.
Çfarë është kjo marrëzi? Tallje?! Lajthitje?!
Apo është bindja e kryetarit të opozitës sonë se ai është mbi çdo ligj e mbi çdo normë etike në raport me shoqërinë?! Po Prokuroria çfarë pret, që ta thërrasë zyrtarisht Lulzim Bashën dhe ta vendosë nën akuzë për këtë çorbë të padëgjuar ndonjëherë?!
Le të vazhdojmë më tej me faktet:
Ndërkohë ?Biniatta Trade LP?, një kompani e regjistruar në parajsa fiskale, e zotëruar nga dy biznesmenë rusë, jo vetëm që deklaron një pagesë prej 150 mijë dollarësh të tjera në favor të firmës lobuese të Lulzim Bashës, por në kontratën e saj parashikohet edhe një tjetër pagesë prej gjysmë milioni dollarësh, të cilën Lulzim Basha nuk e mohon, por refuzon të tregojë burimin e kësaj shumës tjetër prej gjysmë milion dollarësh.
Pra, gjysmë milion dollarë i paskan shkuar firmës private nga 100 shqiptarë, për të cilët Lulzim Basha vetëm ka dëgjuar që ekzistojnë por nuk i di as kush janë; gjysmë milioni tjetër, sipas Lulzim Bashës, firma i paska marrë nuk dihet se nga kush dhe i paska vënë në dispozicion të tij e të Partisë Demokratike për të paguar propagandën opozitare kundër Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çfarë është kjo sallatë ruse parash, kompanish fantazmë, donatorësh të panjohur, bamirësish të papërmbajtur, ku plot 1 milion dollarë janë hedhur për fabrikën e baltës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pa dijeninë e këtij të fundit?!
Kjo është një nga ato ngjarje kriminale e amorale që e ulin aq poshtë politikën, sa nëse mbeten të pandëshkuara, nuk turpërojnë vetëm autorët e ngjarjes, por të gjithë klasën politike dhe vetë shoqërinë e shtetin ku ndodhen.
Prandaj një orë e më parë, Lulzim Basha duhet të tregojë në Prokurori se kush i ka pagur gjysmë milion dollarët e deklaruara nga firma lobuese ?Muzin Capital Partners?, nëse ato nuk i ka paguar Partia Demokratike siç deklarohet në kontratën që ka për palë Lulzim Bashën?!
Ai duhet të tregojë po ashtu, pse janë paguar nga kompania ruse ?Biniatta Trade LP? 500 mijë dollarë për PD-në, siç del në kontratën e kësaj të fundit? Çfarë arsyeje kanë pasur rusët në fjalë të paguajnë Lulzim Bashën?
Dhe po ashtu, Lulzim Basha duhet të përgjigjet në Prokurori se çfarë janë ato 500 mijë dollarë të tjerë, që ai thotë se janë paguar nga 100 shqiptarë në ShBA? Kush janë këta shqiptarë që kanë hedhur lekët e kanë fshehur dorën, sipas Lulzim Bashës?!
Kjo histori ka një anë tjetër shumë të errët që duhet zbardhur medoemos, për të kuptuar nëse është cënuar interesi kombëtar dhe kërcënuar stabiliteti i vendit.
Përse një kompani e huaj, për më tepër guaskë dhe specifikisht në pronësi ruse, merr përsipër të paguajë 150 mijë apo 650 mijë dollarë në favor të Lulzim Bashës?!
Çfarë mund t?u ketë premtuar lideri i opozitës sipërmarrësve rusë në kulmin e fushatës elektorale, vetëm pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme?
Këto përgjigje Lulzim Basha ka detyrimin t?i japë përpara opinionit publik shqiptar, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.
E sigurisht duhet t?i japë përpara institucioneve të drejtësisë, detyra e të cilave është të hedhin dritë një orë e më parë mbi ?sallatën ruse? të gatuar nga Lulzim Basha.
Deri më sot, zoti Basha ka folur pak ose aspak. Sa herë ka folur, e ka rënduar edhe më shumë pozicionin e tij duke dhënë dëshmi kontradiktore ose, si gjithmonë, duke ia vënë fajin përkthimit të gabuar.
Por është koha që zoti Basha t?i përgjigjet një pyetjeje shumë të thjeshtë:
Cila është lidhja e tij personale me kompaninë guaskë ruse ?Biniatta Trade LP?, e cila ka paguar nga 150 mijë deri në 650 mijë dollarë për fushatën e zotit Basha? Dhe nëse është e vërtetë se kjo kompani ruse ka paguar vetëm 150 mijë dollarë, kush e ka paguar gjysmë milionin tjetër që deklaron firma lobuese ?Muzin Capital Partners??
Dhe përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të jenë të sakta e të qarta; jo përgjigje në formën e kundërakuzave, as përgjigje përgjithësuese, pasi pyetja është shumë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Ko...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat...
Të rinjtë duhet të jenë në shërbim të Shqipërisë turistike ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Në një intervistë për “Oktapod” me Turjan Hyskën, analisti A...
Pas investigimit të gazetës amerikane “Mother Jones”, e cila...
Kryetari Basha mori pjesë në konferencën (De)Rregullimi i Tr...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, e ka komentuar në...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se eksodi i...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti dhe ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në ...
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i grupit parlame...
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i grupit parlame...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një pr...
Lobimi rus për Bashën në SHBA vijon të shkaktojë debate të f...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në një dalje p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...