Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Pas investigimit të gazetës amerikane ?Mother Jones?, e cila zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia, ka reaguar avokati Spartak Ngjela.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thotë se kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha po e braktisin të gjithë, nga Damir Fazlliç dhe deri te Berisha.
Ngjela nuk ka lënë pa përmendur faktin se nëse do të publikoheshin dhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja do të ishte e njëjtë, për të dy krerët.
Statusi i plotë:
Pas publikimit të skandalit që revista amerikane Mather Jones nxori për Lulzim Bashën.
Kanë filluar shmangiet e para.
Bashën po e lënë bashkëpunëtorët e korrupsionit.
I pari e la serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, domethënë: Demir Faslliu.
Po, shenjat janë që, ashtu siç u distancua Fazlliçi, nga Basha do të distancohet dhe vetë Saliu.
Po, pse do të distancohet Berisha prej Bashës? Sepse marrëveshjen sekrete kuptohet që e ka firmosur Basha.
Atëherë logjika është kjo: Basha do të digjet për të shpëtuar Saliun; se është e kuptueshme që Basha domosdoshmërisht në këtë rast ka qenë nën urdhërat e Saliut.
Çfarë do të sjellë kjo?
Në fakt ky do të jetë fillimi i tragjedisë së korrupsionit të djathtë, por edhe fillimi i komedisë që do të ndjekin shqiptarët duke qeshur me abuzuesit e tyre. Por duhet theksuar se kjo njëherësh ka të bëjë edhe me frikën e Edi Ramës, se ky, nuk mund të ketë më shpresë për bllokimin e Reformës në Drejtësi.
Po korrupsionit të majtë, kur do t’i fillojë tragjedia?
Nëse Mather Jones do të publikojë edhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja penale në krerët, majtas dhe djathtas, do të jetë e njëjtë.
Po kjo nuk do të thotë që gjithçka do të pritet vetëm nga revista Mather Jones, sepse afërmendsh që ka edhe investigime të tjera që mund dhe duhet t’i ekspozojnë skandalet financiare të lidershipit politik shqiptar.
Si pasojë e kësaj dhe të fakteve korruptive që dihen, goditja penale duhet të jetë e njëkohëshme në të dy krahët e politikës.
Dhe sigurisht që kjo do të jetë masa më e drejtë në besueshmërinë që duhet të fitohet kundrejt opinionit publik shqiptar.
Gjithsesi, tani kuptohet se koha ka hyrë në një stad të ri antikorrupsion: po fillojnë ekspozimet faktike të skandaleve financiare, por edhe antikombëtare.
Në të vërtetë, duhet të kuptohemi: skandali i fundit i marrëveshjes së Bashës me agjensitë ruse, është identik si edhe rastet historikë të liderëve shqiptarë me Beogradin, gjithmonë në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptar.
Pse, a ka njëri sot me pak mend në kokë që të mos e kuptojë që angazhimi i Rusisë për Bashën dhe Berishën është angazhimi i këtyre të dyve që ta kalojnë Shqipërinë drejt interesit rus?
Dhe po ta mendosh disi më thellë, e kupton qartë se gjithçka është bërë për të shkatërruar çdo të drejtë që kanë marrë shqiptarët deri tani nga pushtuesit sllavë të territoreve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por gjithçka ama, për të shpëtuar nga rreziku që po iu vjen prej reformës antikorrupsion.
E kuptoni se me çfarë individësh kemi të bëjmë? Me njerëz që po kërkojnë që t’i shpëtojnë ndëshkimit të tyre si të implikuar në korrupsion, duke shkatërruar gjithçka të arritur për të drejtat e dhunuara të shqiptarëve, deri me genocid antishqiptar.
E gjithë kjo ka vetëm një konkluzion: likuidimi i kësaj bande antikombëtare duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. /CNA.al
Kryetari Basha mori pjesë në konferencën (De)Rregullimi i Tr...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, e ka komentuar në...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se eksodi i...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti dhe ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në ...
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i grupit parlame...
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i grupit parlame...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një pr...
Lobimi rus për Bashën në SHBA vijon të shkaktojë debate të f...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në një dalje p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që, para dhe gjatë zgj...
Ish kryeministri Sali berisha gjatë një takimi me studentët ...
Anëtari i PD –së Edvin Kulluri ka ka komentuar çështjet aktu...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka hedhur dritë mbi të...
Deputeti socialist Ulsi Manja, në një konferencë për mediat ...
Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reguar në lidhje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...