Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Rasti më klasik, kur media përdoret nga pushteti për të marrë para nëpërmjet disa kompanive, dhe pasi i shërben, gjithçka kthehet si më parë.
Rasti, ku paratë janë përfituar dhe aksionet e kompanive nuk ngelen të tuat, po të atij që ka marrë paratë.
Ky është rasti me Valtelina Cafenë me Vjollca Hoxhën e “Top Channel” dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha.
Në vitin 2019, CNA.al ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Eva Blushin, nëpërmjet kompanisë “Em Capital Group”, e cila qe krijuar në Bullgari.
Djemtë e inceneratorëve, për të cilët ka përfunduar në burg një ministër dhe një sekretar i përgjithshëm, ndërtuan një kompani.
Erdhën në Tiranë dhe blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të Lori Cafesë, Valtelina Café.
Dhe pas tri vitesh ortakëri duke e përdorur “Top Channel” për propagandë ditë e natë për inceneratorët, siç raportohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pak kohë më parë i janë rikthyer aksionet Vjollca Hoxhës.

Hoxha, sipas një kontrate, ka marrë rreth 1.5 milionë euro me transfertë bankare, më pas 6 këste të tjera.
Gjenden kleçkat, duke qenë se nuk janë zbatuar kushtet e kontratës është gjetur një hallkë dhe më pas djemtë e inceneratorëve, njëri prej të cilëve është në kërkim si Klodian Zoto, i kthejnë Vjollca Hoxhës 100 për qind të aksioneve.
Pra, Vjollca, bëri ortakëri me Mirelin dhe Klodin e inceneratorëve duke i dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind.
Tani, pas tri vitesh, aksionet i kthehen të plota dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha kanë 100 për qind të aksioneve të Valtelina Café të brendit Lori Café.

U ndërtua një kompani në Bullgari, e cila erdhi e mori 51 për qind të aksioneve të Valtelina Café me një vlerë marramendëse.
Në atë kohë, këto aksione ishin në emër të një kompanie tjetër, e cila kishte marrë në shfrytëzim Valtelina Café.

Është kjo që i shet 51 për qind të aksioneve kompanisë bullgare, e cila tashmë ia ka rikthyer të gjitha aksionet Vjollca Hoxhës, që e kishte përdorur Valtelina Café në të paktën në dy transaksione.

Një në një kompani tjetër private, diku në vitin 2018, kur i duheshin para, pasi në familjen Hoxha kishte dasmë dhe së dyti në vitin 2019, kur u shfaqën çunat e inceneratorëve, të cilët paguajnë edhe këta një shumë të majme parash për kompaninë e parë që kishtë në pronësi aksionet e Valtelina Cafesë, aksione të cilat tashmë me vendimet e ditëve të fundit, janë falur.
Dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit me aksione të plota është rikthyer te Vjollca Hoxha.

Vjen një kompani private që merr para shteti për inceneratorët, krijohet një kompani në Bullgari që blen disa aksione, përdor televizionin dhe më pas gjithçka u rikthehet pronarëve pa paguar asnjë kosto.
Pasi për të rikthyer aksionet duhej të paktën të pagueshin disa miliona dollarë. Por nuk ka ndodhur kështu, qartazi duket se me një kontratë mes palëve, pra duke gjetur një kleçkë, është bërë tërheqja e kompanisë bullgare dhe tashmë aksionet i janë rikthyer Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit, Dritan Hoxha.
Skema është e qartë, gjithçka është e lexueshme, transfertat bankare janë aty, të gjithë, kush është përfshirë, janë.
Por, ajo që ngelet është fakti se si në Shqipëri për 30 vite u provua për herë të parë që Qeveria paguan një kompani private me taksat e shqiptarëve, dhënë me koncension një kompanie që shkon e blen e bën ortakëri me pronarë mediash për ta shfrytëzuar këtë të fundit për propagandë, për interesa personale dhe kurrsesi në interes të publikut.
Si përfundim, e gjitha ka rezultuar një aferë korruptive dhe për pasojë kanë shkuar në burg disa zyrtarë./CNA.al
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftoh...
Disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Dje Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, doli live duke njoftu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Velipoj...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal m...
Fabjan Dodaj, një shqiptar i cili jeton në Amerikë prej më...
Sektori i shërbimeve të furnizimit me ujë në Shqipëri ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qyt...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...
Në fillim të korrikut të këtij viti, "Fiks Fare" bëri ...
Një tjetër dokument ekskluziv i siguruar nga investigimi i...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL...
Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë n...
"Fiks Fare" vazhdoi me denoncimin e prerjeve të pyjeve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Kompania "Albawings" është kthyer në një tmerr për pas...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi mbrëmjen e së hë...
Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni "Stop" në "Tv Klan...
Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në "Euronews A...
"Booking.com", është faqe ndërkombëtare nga e cila qyt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...