Denoncon qytetarja: Jam në gjyq me një mjek në Vlorë, më vrau djalin me një gjilpërë
Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në "Euronews A...

Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni "Stop" në "Tv Klan" është rikthyer duke denoncuar korrupsionin në gjyqësor.
Rasti është i një qytetari shqiptar që jeton në Angli, i quajtur Alban, i cili tregon se si është zhvatur nga OPGJ-ja.
Historia fillon kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës. Çështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Çifliku.
“Jetoj në Angli, kam pasur disa probleme me drejtësinë shqiptare. Kam pasur divorc me ish-bashkëshorten time dhe kemi pasur ngatërresë për punën e fëmijës. Në sherr e lart humba kontrollin dhe bëra diçka që nuk duhet ta kisha bërë kurrë, duhet të kisha ruajtur gjakftohtësinë. Oltiana Çifliku ishte prokurorja që ka pasur çështjen time për dhunë ndaj ish-bashkëshortes sime. Ajo më akuzoi për shumë gjëra, më akuzoi sikur unë doja të vrisja një polic, më akuzoi sikur unë kisha hedhur tritol diku edhe kjo çështje vazhdoi shumë keq me atë. Kishim ca mosmarrëveshje nëpër telefona me të, edhe i pata çuar rreth 30 mesazhe Oltiana Çiflikut. Edhe në një nga mesazhet unë i thashë o zonjë kërkove lekët, pse u tërhoqe”, tregon denoncuesi.
Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer mesazhe në celular për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë ai informohet se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.
“Unë s’kam ditur fare gjë që kam hapur gjyq, i bëri letrat vetë dhe nuk kam qenë në dijeni që kam pasur gjyq në Shqipëri. Gjykata britanike vendosi që të më kthejë në Shqipëri të bëj dënimin 6 muaj. E bëra dënimin 6 muaj dhe pastaj kur erdha në Angli policia britanike më mori në telefon dhe më thanë që ti do të denoncosh Oltiana Çiflikun dhe Vjosa Zaimin sepse çdo gjë që ti ke folur këtu në Angli që na ke treguar për ato të dyja, kanë dalë të vërteta. Ne kemi marrë informacione që të dyja janë të korruptuara”, vijon qytetari në denoncimin e tij për gazetarin e "Stop".
Pas përfundimit të dënimit, Albani u rikthye në Britani, por iu kërkua nga autoritetet angleze që të bënte denoncim për prokuroren Oltiana Çifliku dhe gjyqtaren Vjosa Zaimi.
Në Shqipëri ai kontaktohet nga OPGJ, Ibrahim Saliko, ku bëri kallëzim për dy zyrtaret e drejtësisë në Durrës. Por kur kuptoi se asgjë nuk po lëvizte, u tërhoq nga kallëzimi dhe rinisi jetën e tij në Angli.
“Më thanë do flasim me kolegët tanë në Tiranë edhe do shkosh të bësh denoncimin. Kështu vazhdoi. Shkova në Tiranë. Pata një telefonatë nga Ibrahim Saliko edhe më tha që më ka autorizuar SPAK-u që të marr denoncimin tënd. Erdha një herë për intervistë, m’i bëri gjërat shumë të vështira. Me tha do vish 2-3 herë këtej. I thashë nuk kam më terezi, dua të jem pa stres, nuk mund të merrem me këta lloj njerëzish. I thashë do ta lëmë këtë muhabet fare, do tërhiqem nga kjo çështje se nuk kam më nerva”, thotë Albani.
Pak kohë më vonë mori një telefonatë nga OPGJ, Ibrahim Saliko, i cili e informoi se ndaj tij ishte hapur një tjetër çështje për deklarim të rremë. OPGJ sugjeroi që dënimin t’ia kthente në dëm monetar dhe i kërkoi 700 mijë lekë të vjetra, për të mbyllur çështjen. Të tjera para duheshin për avokat, ndaj Albani i dërgoi OPGJ-së 1 milion lekë të vjetra, në total rreth 2 milionë lekë të vjetra.
“Kur kam ardhur në Angli, më ka thënë prokurori Bajram Breçani ka hapur një çështje ndaj teje për dëshmi të rreme. I thashë po unë nuk kam rrejt. Ato që kam thënë, i kam thënë të vërteta. E di si është puna tha? I fusim një gjobë? Hajt po e paguaj këtë gjobë e të rri i qetë se nuk kam më nerva, nuk kisha më nerva, isha stresuar nga koka, i thashë do ta paguaj unë gjobën. Dhe më ka çuar një letër, ta ka ngritur gjykata atë gjobën, ta ka bërë 700 mijë lekë. I thashë nuk kam t’i paguaj lekët se kam fëmijë të vogël. Më tha m’i ço mua lekët, më ço dhe ca lekë për avokaten, të vijë në gjyq. Ok i thashë. I çova 1 milion lekë. Edhe u paguajt gjoba. Thashë tani jam pa stres”.
Pasi mori 1 milion lekë nga Albani me banim në Britani, OPGJ, Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.
Vendimi i OPGJ-së rezulton që të jetë i falsifikuar, e për këtë arsye vetë ai, pra Ibrahim Saliko, e udhëzon Albanin se çfarë duhet të thotë. / tvklan.al
Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në "Euronews A...
"Booking.com", është faqe ndërkombëtare nga e cila qyt...
Një denoncim për kryeministrin Edi Rama është bërë mbr...
Partia Demokratike, vijon të shtrojë pyetjet në lidhje me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
“Ardi Veliu është paguar 30 mijë euro nga Ervis Martinaj”....
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj Ministri...
CNA.al ka raportuar në vijimësi se si bregdeti shqiptar, ...
Derdhja e ujërave të zeza në det ndalohet specifikisht në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka denoncuar b...
CNA.al ka zbardhur të tjera detaje nga kontrabanda me ...
CNA.al sot ka zbuluar nëpërmjet të dhënave zyrtare se,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Pas tragjedisë në Potam të Himarës, ku një oficer poli...
Katër ditë më parë, në datën 18 gusht firma “Shkëlqimi 07”...
Kryeqyteti vijon të betonizohet me kulla shumëkatëshe,...
PD ka vijuar me pyetjet e përditshme për inceneratorët. S...
Nuk është rasti i parë kur faktet, të cilat nga verifikimi...
Lefter Gështenja është deputet i Partisë Demokratike, i fu...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...