Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
CNA.al në një investigim të zhvilluar për disa muaj, ka sjellë ditët e fundit materiale të plota në lidhje me koncesionin 128 milion euro të landfillit të Sharrës dhe inceneratorit që do të ndërtohet aty. Një koncesion i cili vjen pas dhënies së dy inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier në shumën 50 milion euro. Ku në skema dalin shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe një shtetas italian, Ernesto Granelli.
CNA.al me dokumenta ekskluzive dhe zyrtare ka zbardhur çfarë ka ndodhur në Elbasan, të cilën mund ta lexoni këtu. Gjithashtu edhe në Fier, të cilin mund ta lexoni këtu.
Por, në investigimet për Tiranën, kush është kompania ?fantazëm? në Hollandë, si shfaqet Klodian Zoto, kush janë kompanitë bashkëdrejtuese, si lidhen me disa kompani hollandeze, të cilat kanë të njëjtën adresë. Pra, një rrugë, një godinë, një zyrë. Një rrjet kompanish përfaqësuese të cilat drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me Integreted Energy BV. Kjo kompani e drejtuar nga Klodian Zoto dhe italiani Ernesto Granelli, i cili ka firmosur kontratat për ndërtimin e inceneratorëve me çelësa në dorë në Fier dhe në Elbasan.
Por, këtë herë inceneratori i Tiranës nuk erdhi në Shqipëri nga kompani vendase, por u gjet skema në Hollandë.
Kompania mëmë është Residence Corporate BV, të cilen siç e shikoni në dokumentin e mëposhtëm është ajo që ka bijë kompaninë Almares Menagment BV. Kjo kompani ka drejtor një shtetase ruse dhe shtetasi tjetër Marc Lappat, të cilin në dokumentin e mëposhtëm do ta shikoni që firmos si bashkëdrejtor për kompaninë Integreted Energy BV, e cila është kompania që ka fituar koncesionin 128 milion euro, për 30 vjet, për një shumë prej 4.3 milion euro në vit nga taksapaguesit shqiptarë.
Por menjëherë sapo ka plasur skandali në Shqipëri dhe CNA.al ka raportuar se do të sjellë dosjen e plotë të investigimit dhe ka filluar të raportojë në lidhje me koncesionet e inceneratorëve, kompania Integreted Energy BV, e cila është aksionere e vetme e kompanisë Integreted Energy BV SPV e cila ka fituar koncesionin në Shqipëri, në muajin shkurt ka ndryshuar emrin.
Ndërkohë CNA.al, në datat 12 dhe 13 shkurt publikoi shkrimet e para, ku zbuloi një ekstrakt të kompanisë EM Capital Group AD në Bullgari, e cila kishte si pronarë Klodian Zoton e inceneratorit të Fierit, Mirel Mërtirin, bashkëortakun e tij, dhe Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.
Menjëherë sapo CNA.al publikoi këtë dokument dhe skemën sesi kjo kompani, pra EM Capital Group nga Bullgaria, të cilën mund ta lexoni këtu, kishte blerë Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe kompania në Hollandë ndryshon emër.(Lexo këtu)
Në 14 shkurt, sipas dokumentit të mëposhtëm, pra dy ditë më vonë në Dhomën e Tregtisë në Hollandë është raportuar ndryshimi i emrit të kompanisë koncesionare të Tiranës. Pra, Integreted Energy BV bëhet Geogenix BV dhe këtë e tregon dokumenti i mëposhtëm. Sipas të dhënave të kompanisë Almares, bashkëfirmosëse, duket qartë se Geogenix BV, është Integreted Energy BV.
Sipas dy dokumenteve më sipër tregohet se Residence Corporate Service dhe kompania Geogenix BV, kanë të njëjtëen adresë në Amsterdam.
Sipas këtij dokumenti tjetër mund të shikoni se vula e Integreted Energy BV dhe kodi tregtar është i njëjti me Geogenix BV, por një dokument tjetër, të cilin do ta shikoni më poshtë, thuhet qartë se kompania Integreted Energy BV kishte ndryshuar emrin.
Pas investigimit tonë në muajin shkurt në lidhje me kompaninë koncesionare të inceneratorëve dhe kompaninë bullgare e cila kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte bërë bashkëortake me aksionerët e Top Channel dhe Vjollca Hoxhën, por edhe me bashkëshorten e Ben Blushit, kompania në Hollandë ndryshon emrin.
Dhe kjo, pra stafit tonë dhe një rrjeti gazetarësh investigativë në Europë që janë përfshirë në këtë investigim, iu kushtoi pak kohë, pasi gjetja e të dhënave duket se ishte mjaft e vështirë. Por, me kalimin e kohës, me publikimin zyrtar të dokumentacionit, zbuluam qartësisht se menjëherë pas publikimit të dokumentit të kompanisë bullgare që kishte blerë Lori Kafe, dhe ishte bërë bashkëortake me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin, kompania koncesionare aksionere e vetme e Landfillit të Sharrës kishte ndryshuar emrin.
Dje në zbuluam me detaje sesi Almares Menagment BV, kompania bashkëdrejtuese e koncesionit me Integreted Energy BV, kishte një drejtoreshë një shtetase Ruse. Gjithashtu, një ditë më parë ne treguam sesi Klodian Zoto bashkë me italianin Granelli dhe administratorin e sotëm të kompanisë në Tiranë kishin kryer lëvizjet në Hollandë.(Lexo këtu)
Sot me dokumentat e mësipërme dhe me materialet e tjera që do të publikojmë në vijim tregojmë qartë një lidhje të fortë jo vetëm politikë-koncesione, por edhe media. Dhe sesi koncesionari është përpjekur të fshihet sërish. Pra, të zhdukë gjurmët nëpërmjet ndryshime emrash apo qarkullime në këto kompani guackash, të cilat bëjnë përfaqësim aksionerësh.
Ndoshta Klodian Zoto mendoi se ndryshimi i emrit do të zhdukte gjithçka dhe se rrjeti i gazetarëve investigaativë që po merren me dosjen voluminoze të inceneratorëve në Shqipëri do ta kishin të pamundur ta zbulonin çfarë kishte ndodhur. Por, mjafton një lëvizje dhe ?djalli gjendet në detaje?.
Tashmë është e qartë. Një kompani e krijuar në Hollandë në vitin 2016, vjen në Shqipëri në vitin 2017, merr një koncesion 128 milion euro për 30 vjet. Më pas asaj i bashkohet një kompani menaxhuese Almares Menagment, ku fshihen të tjerë aksionerë dhe më pas sapo publikohet një skandal në lidhje me një kompani të quajtur Em Capital Group, ku sërish ortakë janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, kompania mëmë në Hollandë ndryshon emrin. Por, numri tregtar dhe kodi ngelet i njëjtë.
Kompania e landfillit dhe inceneratorit në Tiranë është e përfshirë dhe në një tjetër skandal, sepse ka ngjallur dhe disa problematika të tjera të cilat CNA.al do t?i publikojë nesër dhe në ditët në vijim, pasi ashtu siç kemi thënë edhe në dy shkrimet më përpara dosja është voluminoze dhe materialet po publikohen ditë pas dite edhe për të qënë më të qartë dhe më të saktë për opinionin publik. Vijon?/ CNA.al
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Prej disa kohësh kryetri i PD, Lulzim Basha është fokusuar p...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mb...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklara...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se dje u publikua pr...
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka fol...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson Shqipërinë...
Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, në një lidhje me ...
Ministri i Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, në një lidhje me emi...
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shal...
Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, një një lidhje me “T...
Presidenti Ilir Meta do të mbledhë ditën e nesërme Këshillin...
Kryetari i opozitës ka refuzuar sërish të ulet në tryezë me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuzat se shifrat e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën se kry...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se si po e kalon si...
Më 10 prill mazhoranca qeverisëse depozitoi në Kuvend projek...
Numri i personave të infektuar nga Covid-19 në të gjithë bo...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publiku...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka paralajmëruar deputetët ...
Kryetari i PAA-së Agron Duka ka humbur ditën e sotme nënën e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...