
Pse PD e Berishës nuk flet për Vjollca Hoxhën dhe "Top Channel"?!
Disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë te Vila Toto, për të folur me të zotin e saj, Luan Toto. Ai tregoi se vila është ndërtuar që në qeverinë e Fan Nolit.
“Shtëpia ime është ndërtuar nga gjyshi im që në qeverinë e Fan Nolit, e deri më sot jemi 6 breza që e trashëgojmë. Kjo vilë është mbi 100-vjeçare e ndërtuar nga gjyshi im dhe e mirëmbajtur nga babai im që e njeh e gjithë Shqipëria, Qemal Toto. Kjo mund të jetë çereku i asaj që mund të më takojë mua”, tha denoncuesi.
Toto zotëron vilën, lokalin dhe lulishten. Por tani e kanë lënë pa dalje, pasi bashkia i ka dhënë rrugën një biznesi për parkim. Më parë, Toto tha se i kanë marrë edhe 4 metra për trotuarin, pa e shpronësuar.
“Shteti më bëri këtë rrugë kalimi. Kërkoj që në hyrjen e shtëpisë sime të më japë rrugën që të hyj në shtëpi. I bie që të hipi mbi makina”, tha denoncuesi.
Luan Toto ka aplikuar për parkim në bashki dhe i thanë që është publik, por në fakt rezulton privat.
“Ky është parkim publik, kështu është thënë nga bashkia. Ndërkohë që tani po shitet, hidh 1 milion lekë thotë ai që ta marrësh. Shfrytëzohet nga privati. Kam aplikuar dy herë për parkim. Përgjigjja e parë është kthyer që është publik për turizëm, për kalçeto, për popullin. Ky subjekti tjetër e përdor për privat. Është një karafil, trëndafil, ku di unë. E Zambak, ku e di si e quajnë, lule e ka dhe ai. Ai e ka pajisur me leje atje dhe mund t’i japë dhe të gjitha. Tani nuk e marr vesh, unë i Zoti i shtëpisë, të më vijë tjetri të më zerë derën këtu, unë të vritem me të tani”, tha Toto.
E vetmja gjë, që ky qytetar kërkon është rruga për të dalë nga shtëpia dhe parkimet, që i takojnë si biznes. Ndërkohë biznesi në fjalë, një restorant, nuk lejon parkimin e mjeteve të tjera përveç të klientëve të tij.
Qytetari: Çfarë bëre? Si je? Kush i ka këto këtu?
Kamarieri: Lokali!
Qytetari: Ëëë?
Kamarieri: Janë të restorantit.
Qytetari: Ta fus një çikë makinën aty poshtë pemës?
Kamarieri: Merr leje!
Qytetari: Pse çfarë ka?
Kamarieri: Janë të këtij.
Qytetari: Po mirë, e paguaj unë. Sa lekë bën? Vetëm mos ta lë këtu, se bëhet pis nga ato rrëshirat!
Kamarieri: Ja t’i them njëherë atij o vëlla! Ja një minutë!
Qytetari: Është kështu me lekë apo…?
Kamarieri: Është thjesht për restorantin.
Qytetari: Është thjesht për restorantin? E dha vetëm për klientët e vet ai?
Kamarieri: Eh, vetëm për klientët ndaj…
Qytetari: Hajt mo! Varja!
Qytetari takoi drejtorin e bashkisë, Zambak Selmani, dhe ai i thotë, se do t'ia japë servitutin dhe parkimin pas 2 aplikimeve dhe ankesave te bashkëqeverisja.
Qytetari: Si kalove? Kërkesa ime dhe përgjigjja e parë. Kjo është shkresa e dytë, që s’më ka ardhur një përgjigje.
Drejtori Zambak Selmani: Ju keni bërë ankesë te “Bashkëqeverisja”?
Qytetari: Jo!
Drejtori Zambak Selmani: Nënvizimet, që do bëhen te ju për parkim të parë, parkim me viza të bardha poshtë, do bëhet edhe 1 metërshi tek ju.
Qytetari: Jo, mua të më bëhet hyrja e shtëpisë, o vlla njëherë, pastaj…!
Drejtori Zambak Selmani: Po pra, 1 metërshi i hyrjes…
Qytetari: Po s’është 1 metër, se 1 metër është shumë e vogël. Rruga, sa është me ligj 1.80-2? Unë aq e mendoj.
Drejtori Zambak Selmani: Ok 1.80, 2.
Qytetari: Po!
Drejtori Zambak Selmani: Po tub ë 1.80, këto këtu nuk kanë shance, se ato do prishen këto këtu. Flasim me logjikë, kupton?
Qytetari: Po me 1 metër, nuk është e logjikshme. Unë tani, s’kam, pse toleroj më njerëzit. E kam të drejtën atje tek rruga. Besoj, se më takon edhe do e kërkoj!
Drejtori Zambak Selmani: Në moment, që këtu ka tolerancë, u parkua ky këtu, dhe këtu ka tolerancë, që ky të dali, unë ta bëj edhe 2 ore.
Qytetari: Del, del, del, del…
Drejtori Zambak Selmani: Ta bëj dhe 2 mo, ta bëj dhe 2.
Qytetari: Del, del, del…
Drejtori Zambak Selmani: Teknikisht, ta bëj dhe 2.
Qytetari: Ai del.
Drejtori Zambak Selmani: Vetëm mos prishen këto parkimet e para.
Qytetari: Jo, nuk prishen!
Drejtori Zambak Selmani: Do të ketë vende publik, dhe nuk do të jenë të gjitha privat.
Qytetari: Po! Unë jam një nga më të vjetrit aty në lagje.
Drejtori Zambak Selmani: Po!
Qytetari: Edhe unë nuk kam pat ndonjëherë ndonjë favor nga Bashkia e Vlorës. Unë ato parkimet e mia, kur do i marr? Ore unë thashë, ia jap komunitetit parkimet e mia. I paguaj unë. Do ia jap një këtij, një atij tjetrit, dhe një tjetrit vetëm nga inati do i marr unë parkimet.
Drejtori Zambak Selmani: Jo, jo!
Qytetari: Do ia jap komunitetit.
Drejtori Zambak Selmani: Kam mendim të kundërt.
Qytetari: Po kujt do ia jap? Do ia jap “Lungomares”.
Drejtori Zambak Selmani: O vllai im, e ke gabim ore! E ke për shfrytëzim biznesi.
Qytetari: Po do ia jap! Po do m’japësh 3 parkime ti mua? S’më bëjnë punë! Do t’ia jap Ervinit, do t’ia jap Edit, do t’ia jap tjetrit.
Qytetari: Sa parkime do marrim?
Drejtori Zambak Selmani: 6!
Qytetari: 6 parkime?
Specialistja: Do t’i lësh servitutin e kalimit këtij, dhe pastaj, sa vende ke atje do ta vizojmë me të bardha. Do bëjmë vijëzimin e këtyre 10 vendeve të parkimit, që këto janë veç nga të tjerët, dhe pastaj parkim për qytetarët.
Drejtori Zambak Selmani: Po!
Më pas shkon gazetarja e “Stop” në zyrën e Zambakut, po nuk e gjen aty, pasi është hapur fjala, se ka vajtur SPAK-u.
Gazetarja: Si jeni? Ku ndodhet zoti Zambak?
Punonjësja: Tek zyra!
Gazetarja: Këtu e ka zyrën? Apo është tjetra?
Punonjësja: Tek zyra tjetër!
Gazetarja: Se ishte kështu…, qenka hapur.
Punonjësja: Duhet të jenë me ato të SPAK-ut, më tha kjo lart, prandaj…
Gazetarja: SPAK-u?
Punonjësja: SPAK-u, SPAK-u!
Në telefon drejtori premtoi, se do t’i lihet rruga Vilës Toto dhe do t’i jepet pjesë nga parkimi 4 subjekteve, që operojnë aty.
Zambak Selmani: Aty janë 4 subjekte, që ushtrojnë aktivitetin, që janë pa parkim dhe kanë bërë kërkesën të katërta subjektet, për të marrë nga 3 vende parkimi.
Gazetarja: Subjekti më i afërt është Vila Toto. Banesa që është 100 e ca vjeçare.
Zambak Selmani: Po, do t’ju sqaroj për “Vilën Toto”. Dhe “Vila Toto”, do përfitojë parkim. Një pjesë e parkimit do të jetë publike për të gjithë qytetarët, një pjesë e parkimit do të jetë për bizneset, që ushtrojnë aktivitetin aty, pasi e kanë të pamundur të parkojnë.
Gazetarja: Pse nuk kanë përfituar deri më sot për parkimin Vila Toto.
Zambak Selmani: Sot ka qenë në zyrën time.
Gazetarja: Ka aplikuar që para 2 vitesh.
Zambak Selmani: Do të pajiset edhe “Vila Toto”.
Gazetarja: Me parkim?
Zambak Selmani: Po!
Gazetarja: Edhe me atë servitutin?Zambak Selmani: Po, po edhe atë servitutin, që kërkon 1 m, për kalimin e familjarëve të vet./tvklan.
Disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Dje Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, doli live duke njoftu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Velipoj...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal m...
Fabjan Dodaj, një shqiptar i cili jeton në Amerikë prej më...
Sektori i shërbimeve të furnizimit me ujë në Shqipëri ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qyt...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...
Në fillim të korrikut të këtij viti, "Fiks Fare" bëri ...
Një tjetër dokument ekskluziv i siguruar nga investigimi i...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL...
Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë n...
"Fiks Fare" vazhdoi me denoncimin e prerjeve të pyjeve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Kompania "Albawings" është kthyer në një tmerr për pas...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi mbrëmjen e së hë...
Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni "Stop" në "Tv Klan...
Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në "Euronews A...
"Booking.com", është faqe ndërkombëtare nga e cila qyt...
Një denoncim për kryeministrin Edi Rama është bërë mbr...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Një kamion është përmbysur në "Rrugën e Kombit" ku dyshohe...
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgje...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar form...
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranë...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur pë...
Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe p...
Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e intere...