web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spitali "Sante Plus" çoi pacienten në prag vdekjeje pas ndërhyrjeve estetike, zhduket mjeku turk

7 Shtator 2022, 21:25, Denoncim CNA
Spitali "Sante Plus" çoi pacienten në prag vdekjeje pas
Foto ilustruese

Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qytetareje që kishte shkuar në spitalin "Sante Plus" për të rimodeluar pjesën e barkut, por bëri edhe 5 ndërhyrje të tjera për shkak të punës joprofesionale dhe problemeve që ju shkaktuan si pasojë e kësaj ndërhyrjeje.

Gazetarja e "Stop", Domenika Bajraktari, shkoi në spitalin privat "Sante Plus", por kirurgu turk ishte zhdukur dhe mjekët që dolën për sqarim, nuk kishin dijeni fare për rastin. Administratorja e spitalit mjaftohet të thotë se kateteri nuk vendoset për të gjitha rastet.

Mjeku: Ndërhyrja sigurisht kryhet nga mjekë, që nuk janë shqiptarë dhe vijnë posaçërisht nga Turqia. Unë në fakt kam një dijeni vetëm të përgjithshme për rastin, sepse unë bëj rojet e natës dhe nuk kam qenë në asnjë turn nate. Presim kolegen, që të vijë.

Gazetarja: Doktor! Kjo është situata e pacientes!

Mjeku: Nuk mund të përgjigjem për diçka, që nuk e kam kryer. Unë thashë, që bëj turnet e natës dhe nuk kam qenë në asnjë rast.

Gazetarja: Eshtë e pamundur administratore, që të flasim me një mjek, që bën turn nate dhe nuk ka dijeni për rastin. Ndërkohë zonjës ia ka bërë operacionin një doktor turk, që me dijeninë time, nuk është më këtu. Është e vërtetë kjo?

Adminstratorja: Është e vërtetë!

Gazetarja: Nuk i është vendosur kateteri zonjës.

Anestezisti: Kateteri nuk u vendoset të gjithëve, vetëm atyre, që kanë probleme u vendoset.

Gazetarja: Sa ditë duhet të qëndronte regjim shtrati?

Mjeku: 3-4 ditë regjim shtrati!

Gazetarja: Në 3-4 ditë regjim shtrati…

Mjeku: Jo regjim shtrati, se ne pacientet i ngremë 4 orë pas ndërhyrjes, nuk i mbajmë regjim shtrati.

Gazetarja: Pse pacientëve të tjerë ua keni vendosur?

Mjeku: Nuk u vendoset të gjithëve kateteri! Aty ku mendojmë ne, që mund të zgjasi e vendosim.

Gazetarja: Si është paraqitur situata e saj shëndetësore?

Mjeku: Atë do ta thotë ajo mjekja, që e ka ndjekur.

Gazetarja: Kush është mjeku, që e ka ndjekur?

Administratorja: Atëherë të lëmë nesër një takim me mjeken, që e ka ndjekur, që të flasim gjerë e gjatë!

Ndërsa Stop interesohej për këtë çështje, në ambientet e spitalit takuam një tjetër qytetare, e cila na tregoi eksperiencën e saj me të njëjtën ndërhyrje. Po kështu kunata e saj kishte përjetuar një përvojë të pakëndshme me vendosjen e balonit në stomak.

“Kur kam ardhur këtu kam ardhur me kunatën, vjen nga Anglia për të vënë balonin, i thanë që duhet të bësh pagesën. Bën pagesën, prit se po vjen doktori i doli një problem, prit se nuk do ta bësh tani. Bëmë pagesën, s’ka gjë tha se do vini prapë. Si do vijmë prapë kur paguam gjithë ato lekë? Insistuam që erdhën pastaj edhe na lanë orarin pasdite. Vjen pjesa ime për të rimodeluar barkun. Vij këtu dhe bëj pagesën. Me zor kam bërë operacionin dhe kur shikoj rezultatin nuk ishte ai që unë prisja. Dhashë 2 mijë Euro për këtë dhe kur vij që të bëj rikontrollet e barkut më thonë mua që do presësh disa kohë të paktën 3-4 muaj për rezultatin. Edhe kur kam pyetur doktorët që janë të kësaj fushe, më kanë thënë që nuk ke ndonjë rezultat të mirë. Kirurgu ishte turp”, thotë qytetarja tjetër. /tvklan.al





Lajmet e fundit nga