Lulzim Basha reagoi sot lidhur me çështjen e risjellë si lajm nga "Zëri i Amerikës".
"Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.
Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë, e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.
Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE", u shpreh Basha.
Meqë Basha po fshihet pas hetimit që qenka bërë e mbyllur me sukses sipas tij, po risjellim një analizë sa për të rifreskuar Bashën dhe të tjerët.
Në vijim është analiza që nxjerr shifrën e plotë të paguar për lobim dhe disa pyetje të cilat prokuroria ka harruar t'i bëjë.
Pyetjet e mbetura ende pa përgjigje:
Pse PD-ja ka fshehur në pasqyrën e saj financiare në KQZ marrëveshjet me kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC”, “Biniatta Trade LP” dhe “Barons Public Affairs LLC”?
Cili është burimi i shumave financiare të paguara për lobim?
Këto pyetje të ngelura pa përgjigje e mbajnë ende aktive vorbullën ku është përfshirë “selia blu”.
Nga të dhënat financiare të depozituara në Komisionin Qendror Të Zgjedhjeve në vitin 2017, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm dy kontrata lobimi me firmën “Barnes and Thornburg LLP” me motiv “Sensibilizimin e çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
E para është nënshkruar më 10 prill 2017 dhe është paguar tri ditë më vonë dhe tjetra më 10 maj 2017 dhe është likuiduar më 5 dhjetor 2017.
Në kategorinë e “shpenzimeve elektorale”, nuk është bërë transparente asnjë marrëveshje tjetër.
Kontratat e papublikuara:
Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatta Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar, kalkulohet në shumën e 1.025.000 dollarëve.
a) Referuar faksimileve të publikuara, Partia Demokratike, së pari, ka lidhur një marrëveshje të drejtpërdrejtë vetëm me “Muzin Capitol LLC”, e cila përllogaritet në vlerën e 75.000 dollarëve.
Kjo kontratë, parashikonte në klauzolat e saj shlyerjen e plotë përmes tri kësteve nga 25.000 dollarë secila dhe do të paguhej më 22 mars, 22 prill dhe 22 maj 2017.
Ndërkohë, në deklarimin e shpenzimeve elektorale që PD-ja ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo marrëveshje nuk ekziston.
I vetmi rast kur PD-ja pranon shumën, është deklarata e liderit të PD-së, Lulzim Basha, i cili shprehet se është paguar vetëm shuma 25.000 dollarë, duke fshehur diferencën prej 50.000 dollarësh.
b) Pavarësisht se Partia Demokratike ka mohuar çdo lidhje me firmën “Biniatta Trade LP”, deklarimet e firmës lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dëshmojnë një kontratë që kap shifrën e 950 mijë dollarëve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, “Biniatta Trade LP”, duhet të depozitonte për llogari të Partisë Demokratike tre këste nga 150.000 dollarë dhe një tarifë speciale prej 500.000 dollarësh në përfundim të procesit.
Lidhur me këtë kontratë, kompania “Biniatta Trade LP”, ka konfirmuar në pasqyrën e saj financiare veç pagesën për 650.000 dollarë.
c) Përpos angazhimit të këtyre kompanive, Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje edhe me dy shoqëri të tjera lobimi në Uashington: “Barnes and Thornburg LLP” (e deklaruar nga PD-ja) dhe “Barons Public Affairs LLC” (e padeklaruar).
Në mes të krizës politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe insistimit të Lulzim Bashës për të mos hyrë në garën elektorale, “selia blu” tentoi për të ndikuar në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në mënyrë që t’i jepej hapësirë për t’u dëgjuar.
“Barnes and Thornburg LLP” dhe lideri i PD-së kanë nënshkruar më 10 prill 2017 një kontratë me vlerë 150,000 dollarë, e cila përcaktohej se do të zgjaste për një segment kohor tre muaj.
“Biniatta Trade LP”, ndryshe nga sa ka nënshkruar, tashmë ka ngrirë aktivitetin e saj.
E regjistruar në Edinburg të Skocisë, kompania posedohet nga një zinxhir kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.
Pas denoncimit në media, kompania është justifikuar duke thënë se nuk merret me politikë dhe nuk ka negociuar kurrë ndonjë marrëveshje.
Legjislacioni:
Nga të dhënat që Partia Demokratike ka paraqitur në KQZ, rezulton të ketë shkelur një sërë nenesh të përcaktuara në ligjin “Për Partitë politike” si edhe Kodin Zgjedhor.
Ndër to janë: Paragrafi 2 i nenit 89 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 1 i nenit 90 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 3 i nenit 90 të Kodit Zgjedhor dhe neni 24/3 i ligjit 8580./CNA.al
Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni ...
Në datën 20 shtator 2021, në segmentin rrugor që të ço...
Punonjësi i AKU-së, Nertil Hadaj, që ka për detyrë të ...
Rasti më klasik, kur media përdoret nga pushteti për të ma...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftoh...
Disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Dje Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, doli live duke njoftu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Velipoj...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal m...
Fabjan Dodaj, një shqiptar i cili jeton në Amerikë prej më...
Sektori i shërbimeve të furnizimit me ujë në Shqipëri ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qyt...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...
Në fillim të korrikut të këtij viti, "Fiks Fare" bëri ...
Një tjetër dokument ekskluziv i siguruar nga investigimi i...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL...
Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë n...
"Fiks Fare" vazhdoi me denoncimin e prerjeve të pyjeve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Kompania "Albawings" është kthyer në një tmerr për pas...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një person është vënë në prangat e policisë, pasi isht...
Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 ...
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka zbardhur m...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...