Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prokuroria e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për çështjen e lobimit rus nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, në vitin 2018 ka proceduar me dy letër-porosi, ku kërkohej edhe marrja në pyetje e lobistit Nikolas Muzin.
Me letër-porosinë me numër 5494 të datë 04.04.2018 organi i akuzës u është drejtuar autoriteteve gjyqësore kompetente të SH.B.A-së.
E para, ligjërimi procedurial i dokumenteve të kqyrur nga interneti në faqen www.fara.gov.
E dyta, pyetja e shtetasit amerikan Nikolas Muzin, për të marrë prej tij panoramën e plotë të ngjarjeve që e lidhin atë me Partinë Demokratike dhe me z.Lulzim Basha, si dhe për të kuptuar se për çfarë arsyesh ai shprehet se ka marrë drejtpërdrejt 525.000 dollarë nga PD-ja dhe pse shprehet se edhe 150.000 dollarë te “Biniatta Trade” janë shpenzuar për ‘llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ndërsa me letër-porosinë nr.6683 të datë 24.04.2018 u është drejtuar autoriteteve gjyqësore kompetente në Mbretërinë e Bashkuar/Skoci.
Objektivi i kësaj letër-porosie ishte administrimi i të dhënave për shoqërine “Biniatta Trade” e sidomos për pronarët, administratorët, përfaqësuesit juridik apo fizik të kësaj shoqërie.
Sipas Prokurorisë, duhej sqaruar se nga burime të hapura janë administruar qëndrime, dyshime, fakte apo indicie se shoqëria “Biniatta Trade” kontrollohet nga shoqëritë ‘Asverro Corporation dhe Liminez Commerce, të cilat nga ana e tyre kontrollohen nga shoqëritë “Babyonica” dhe “KF Global Managmet”, të cilat kontrollohen nga dy shtetas rus.
Përgjigjet që kanë ardhur nga autoritet në SHBA, kanë rrëzuar deklaratat e Partisë Demokratike dhe të Lulzim Bashës.
Me shkresën nr.1803/6 të datës 28.08.2018, në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur një pjesë e përgjigjes për letër-porosinë e dërguar SH.B.A-së, ku ligjëroheshin dokumentet në lidhje me lobimin e PD-së.
“Registration statement”, datë 31.03.2017 ku thelbi i këtij dokumenti ishte marrëdhënia që ka lidhur Nikolas Muzin me Partinë Demokratike të Shqipërisë si dhe një pagesë e kryer prej 25.000 dollarësh.
“Exhibit A to registration statement” i datës 31.03.2017 ku përsëritet regjistrimi i marrëdhënies midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Muzin Capitol Partners.
Ky dokument ka një rëndësi të posaçme pasi në pikën nr.7/c shprehet fakti, se qëllimi kryesor i marrëdhënies është zgjedhor.
Kjo pikë dhe ky qëllim i shprehur bie ndesh me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike e cila në shkresën dërguar Prokurorisë Tiranë me datë 27.11.2017 shprehet qartë se qëllimi i lobimit në Sh.B.A, me shoqërinë “Muzin Capitol Partners” nuk është zgjedhor.
“Exhibit B to registration statement” date 31.03.2017.
Ky dokument ka rëndësi të veçantë, pasi në pikën 8 të tij përcaktohet se qëllimi i marrëdhënies midis PD-së dhe “Muzin Capitol Partners” është konceptimi dhe zbatimi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike për vitin 2017 në Shqipëri, duke rënë edhe një herë tjetër ndesh me qëndrimin e PD-së se ky lobim nuk kishte qëllime zgjedhore.
Gjithashtu në pikën 9 të këtij dokumenti përcaktohet se qëllimi i këtij lobimi ishte promovimi i Partisë Demokratike dhe i lëvizjes konservatore shqiptare e të udhëheqësve në Shqipëri te vendimmarrësit në Sh.B.A.
Ky qëllim rezulton i njëjtë me qëllimin e realizuar fizikisht në terren sipas / kontratës midis “Biniatta Trade” dhe “Muzin Capitol Partners”.
“Exhibit B to registration Statement” date 14.11 .2017. Ky dokument ka rëndësi pasi në pikën 7 të tij i regiistruari përcakton se “Biniatta Trade” e ka kompensuar për aktivitetet e bëra për llogari të Partisë Demokratike në terren për promovomin e lidershipit konservator shqiptar tek udhëheqësit politikë dhe ekonomikë në SH.B.A.
Bashëklidhur këtij dokumenti giendet kontrata midis “Muzin Capitol Partrers” dhe “Biniatta Trade”, ku objekti është promovimi në SH.B.A. i elementeve ekonomike dhe historike të Shqipërisë.
“Amendament to Regisfiation Statement” datë 14.11.2017.
Ky dokument ka rëndësi pasi në pikën 5 të tij shprehet përsëri se prezantimet që janë bërë sipas kontratës me “Biniatta Trade”, shkuan kryesisht për përfitim të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Suplementtal Statement” date 14.11 2017 ku gjendet tabela e pagesave që ka fituar Nikolas Muzin nga PD-ja në shumat 500 000 dollarë dhe 25 000 dollarë si dhe 150 000 dollarë nga “Biniata Trade”.
Me shkresën nr.2048/5 të datës 17.07.2018, në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur përgjigjja e letër-porosisë nga Mbretëria e Bashkuar/Skoci.
Në këtë letër-porosi përcaktohet se shoqëria “Biniatta Trade” është regjistruar në nje adresë në Edinburg/Skoci dhe ajo nuk ka asnjë prani reale të biznesit në Skoci.
Ajo nuk ka përfaqësues ligjor në Skoci të cilët mund të merren në pyetje.
Kjo shoqëri posedohet nga partnerët “Asverro Corporation” dhe nga “Liminez Comerce”, shoqëri të cilat janë të regiistruara në Belize City/Belize.
Nga kjo letër-porosi përcaktohet se Gina Sandra Esparon është e përfshirë në të paktën 30 shoqëri tregtare, ku njëra prej tyre është Alpha Consulting.
Kjo shoqëri tregtare është në administrimin e shtetases ruse Natasha Radysheva.
Gjithashtu përcaktohet se pjesë e “Alpha Consulting” është edhe shtetasja ruse Victoria Valkovskaya.
Në këtë letër-porosi përcaktohet se shtetasja Molli Rita Roselie merr pjesë në të paktën 55 shoqëri tregtare, ku vërehet se kjo shtetase ofron një adresë “3 Gouer Street London”, të njëjtën adresë me shtetasen Gina Sandra Esparon dhe gjithashtu jep një adresë të njëjtë me Shoqërinë tregtare Alpha Consulting dhe shtetaset ruse Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva ” La Suite 5 Percy Street London”.
Në këtë letër-porosi jepet lidhja e shtetaseve të mësipërme dhe shoqërive të mësipërme vetëm me shoqërine Babyonica e cila mbart çuditërisht të njëjtën adresë “Suite 1,5 Percy street”.
Lulzim Basha është pyetur nga Prokuroria për këto gjetje dhe ai sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim se të gjitha të ardhurat e grumbulluara dhe shpenzimet e kryera për fushatën elektorale të vitit 2017, PD-ja i ka depozituar në KQZ.
Në shkrimet në vijim do të sjellim dëshminë e Bashës në Prokurori në lidhje me “Biniatta Trade”./CNA.al
FBI nis hetimet për lobistin e Partisë Demokratike
FBI nis hetimet për lobistin e Partisë Demokratike
Basha loboi kundër ardhjes së Kavalec në Shqipëri/ Zbardhet shifra marramendëse që ka paguar
Lobimi rus në SHBA/ Dy gënjeshtrat publike të Lulzim Bashës
Lobimi rus/ Si u mbyll dosja e Bashës në Prokurorinë e Tiranës
INVESTIGIMI/ Rusët financuan për foton e Lulzim Bashës me Trump
Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit, po has n...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ishte në një takim përshënd...
“Heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Bal...
GJKKO heq kufizimet anti-Covid për pjesëmarrjen në gjykatë. ...
Avokati Spartak Ngjela, ka treguar se kur SPAK-u do të fitoj...
Hazbi Lika është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të A...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për deklaratat ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi mbr...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është takuar ditë...
“Duhet të jemi më të gjërë në pikëpamje, s’mund të kufizohem...
Shqipëria është nën pushtetin e krimit. Janë statitiska të n...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se gjuha e kryeministrit Ra...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ka një tension brenda st...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka folur mbrëmjen...
Për ambasadoren amerikane Yuri Kim, reforma në drejtësi nuk ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në një intervistë...
Është turp për çdo ministër dhe deputet shqiptar që ka ngrit...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë një interviste në “Op...
Ambasadorja e SHBA0-së, Yuri Kim, ka treguar qëndrimin e SHB...
Ambasadorja Yuri Kim, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Ope...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...