LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur Berisha, Duma, Kaso dhe Strazimiri mbronin lobimin rus

14 Shtator 2022, 11:16, Aktualitet CNA
Kur Berisha, Duma, Kaso dhe Strazimiri mbronin lobimin rus
Foto ilustruese

"Zëri i Amerikës" ka rikthyer vëmendjen te pagesat e bëra nga Lulzim Basha për veprimtari lobuese në USA. Tema është trajtuar gjerësisht nga CNA.al, e cila ka analizuar gjatë shkeljet dhe veprat penale pas tyre.

Por për argëtimin e lexuesve, po risjellim deklarata të disa antibashëve të sotëm, të bëra kur CNA.al, thoshte të vërtetën.

Tani dalin të gjithë të larë, por dikur u frynin tamtameve, në mbrojtje të Lulzim Bashës.

I marrim me radhë:

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një tymnajë të gjithë historinë mbi lobimin rus për PD-në në SHBA.

Kur Berisha, Duma, Kaso dhe Strazimiri mbronin lobimin rus
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Gjithashtu gjatë prononcimit të tij për mediat, Berisha ka vijuar akuzat për kryeministrin Edi Rama.

Berisha theksoi se e vërteta është se kryeministri i vendit Edi Rama është marrë tashmë peng nga ministri i tij i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“A mund të imagjinoni një Kryeministër që vendos në fb statusin e Xhafës? Kjo është për mua është çështja e të gjitha çështjeve. A i patë në lajme episodet e fundit ku detet dhe portet shqiptare, janë bërë rrugët kryesore të drogës drejt Europë? Rama përpiqet të mbulojë këto zhvillime që do të shënojnë fundin e karrierës së tij’.

Ivi Kaso dikur do të deklaronte:

Kur Berisha, Duma, Kaso dhe Strazimiri mbronin lobimin rus
Ivi Kaso

"Pas qëndrimit të Prokurorisë ka pasur një reagim edhe nga PD-ja. Është e paprecedentë që një organ, siç është Prokuroria, të japë përfundime pa u mbyllur hetimet. Basha nuk është marrë në pyetje. Prokuroria e Tiranës gënjen, thjesht Lulzim Basha është thirrur si person që mund të ketë dijeni rreth kësaj çështjeje. E ritheksoj edhe një herë se PD-ja nuk ka bërë asnjë porosi. Nëse Prokuroria ka materiale me fakte hetimore le të dalë dhe të thotë, që të bindë shqiptarët se deklarata e fortë dhe e paprecedentë e bërë ditën e sotme nuk është gënjeshtër, nuk është politik", -tha Kaso.

Sipas Grida Dumës, gjithçka ishte sajesë e PS-së për t'ju fshehur situatës ekonomike.

Kur Berisha, Duma, Kaso dhe Strazimiri mbronin lobimin rus
Grida Duma

"Sistemi ka dështuar përtej gjithë llomotitje, kapakëve, situatës që doni t'i fshiheni të vërtetës me të cilën çdo shifër apo tymnajë që bëni me çështje lobimesh ligjore. E vërteta është po.

Në raste të rralla kur 'Bild' publikon një lajm pa autor, tregonte paqartësi të artikullit. Vërtetësia ose jo vërtetësia është publikisht e vërtetuar jo në momentin kur tërhiqet artikulli. 'Bild' e ka shumë më të vështirë ta tërheqë një artikull sesa ta mbajë atë.

Pa asnjë dyshim unë kam të qartë atë që është publike për sa i përket financimit apo lobimit nuk shoh më asnjë përgjigje për të thënë më shumë se kaq. Nuk di të ketë hetime në dijeninë time. Nuk qëndron sipas meje. Përtej kësaj mendoj se nuk ia vlen të diskutojmë", ka thënë Duma.

E kuptojmë vështirësinë e lexuesit, që i duhet shpesh të përpiqet të kuptojë llomotitjet përçart të Gridës, por ne nuk mund të redaktojmë persiatje haluçinante të zonjës. Thjesht mund t'i përcjellim ato, siç zonja i formulon. Gjuha është shprehje e mendimit, ndaj i vetmi konkluzion për sa llomotit Grida, është që Grida nuk flet përçart, mendon përçart.

Vijojmë me Gent Strazimirin, i cili deklaronte se ishte zhvilluar një hetim në lidhje me këto akuza ndaj Presidentit Trump, nga ku rezultoi që nuk ka asnjë provë a indicie që të përligjë akuzat për lidhje midis fitores së Donald Trump dhe Putinit a Kremlinit.

Kur Berisha, Duma, Kaso dhe Strazimiri mbronin lobimin rus
Gent Strazimiri

"Ky hetim bindi Nensi Pelosin dhe Hillary Clinton por jo Tauant Ballën(?!)

Ai është i vetmi në rruzull që nuk heq dorë nga bindja që Presidenti Trump është njeri i Putinit, dhe se që të lobosh pranë tij duhet të paguash pare tek rusët e Putinit.

Kaq kooperativiste është çështja!

Kaq kooperativiste është logjika!

Kaq kooperativiste ka mbetur kooperativa që Presidentin Trump e quajti turpi i njerëzimit!

P.S. Ai momenti kur dyshon që sh. Enver nuk e kishte dhe aq keq kur i ndau veç ca shqiptarë në:

të denjë për të ngrënë vetëm bukë misri (madje me misër të refuzuar nga lopët).

Sh. Enver i ka njohur më mirë se i ka ende të vetët." shkruante Strazimiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga