Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që të japë sqarime për lobim rus.
Ai i ka bërë Bashës, që të mos fshihet, por të dalë e të sqarojë publikun.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla ka rikujtuar se kjo çështje po hetohet zyrtarisht në SHBA nga Departamenti i Drejtësisë.
Ndërkaq një hetim është hapur edhe në Shqipëri.
?Tashmë kjo çështje po hetohet zyrtarisht në SHBA nga Departamenti i Drejtësisë. Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD.
Por, Lulzim Basha asnjëherë deri më sot nuk ka dëshmuar ende se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e rregjistruar në vendet offshore?, ka shkruar Balla.
Postimi i plotë:
Lulzim Basha të mos fshihet!
Të sqarojë publikun për financimin rus, tashmë zyrtarisht nën hetim amerikan
Prej disa muajsh tashmë janë bërë publike nga mediat më prestigjioze amerikane transfertat e paligjshme, që pa asnjë deklarim, Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.
Deklaratat e regjistruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dëshmuan se fotoja me Presidentin Trump dhe mbështetja e një numri kongresmenësh, në prag të zgjedhjeve, i ka kushtuar Partisë Demokratike me qindra mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë asnjëherë e ditur nga Lulzim Basha.
Megjithatë, një investigim i një prej mediave më autoritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxorri në dritë të dhëna të reja skandaloze, të cilat lidhin direkt Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën me financime të dyshimta ruse.
Sipas këtij investigimi, të bazuar mbi dokumentat zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Nick Muzin, lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA, është paguar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur ?Biniatta Trade?.
Kontrata e depozituar në Departamentin e Drejtësisë nuk la aspak vend për dyshime.
?Biniatta? kishte paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike, si ?kompensim shpenzimesh për Muzin?.
Në vijim, ishin paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh.
Kush ishte ky ?bamirës? i fshehur i Lulzim Bashës, që i pagoi fatura të rënda si kjo?!
Hipoteza e parë që u ngrit ishte se paratë për lobimin e PD në Ëashington nuk janë paguar nga ajo vetë, por nga financime me burim rus. Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të përbënte një precedent tmerrësisht të rrezikshëm, të ndërhyrjes ruse në politikën shqiptare.
Hipoteza e dytë, njësoj skandaloze, ishte që paratë janë paguar nga vetë Lulzim Badha dhe Partia Demokratike, por janë përdorur biznesmenët rusë si ?sekserë? për të fshehur prejardhjen e tyre.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë PD përsëri duhet të japë shpjegime para opinionit publik shqiptar se si ka vendosur kontakte të drejtëpërdrejta me këta ?sekserë? rusë.
Dje dhe sot është bërë publik fakti se lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike një vit më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Departamenti ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017 dhe u deklarua më 14 Nëntor 2017.
Është zbuluar se kontrata mes kompanisë lobuese dhe PD është dorëzuar 8 muaj me vonesë.
Është zbuluar se paratë për shërbimet ndaj PD kompania e lobingut i paska marrë nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fantazëm.
Është zbuluar se vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër. Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti tjetër.
Është zbuluar se kjo akuzë e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD. Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë.
Është zbuluar se lobisti i PD Nick Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.
Është zbuluar se lobisti i PD ka pranuar përmes kësaj letre se ishte ai personi që firmosi kontratën me Biniatta Trade LP e cila pagoi për i interes të Lulzim Bashës dhe të PD.
Është zbuluar se lobisti i PD Nick Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një shkelje brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim duke deklaruar në hetimin e Departmentit Amerikan të Drejtësisë se: ?një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplementare të regjistruesve të përcaktuar saktësoi se nga ky përfaqësim kryesisht përfitoi Partia Demokratike e Shqipërisë?.
A është rastësi fakti që dje dhe sot që bëhet publik hetimi i lobistit të PD Nick Muzin, edhe personi i përfshirë dhe përfitues i atij shërbimi Lulzim Basha gjendet në Ëashington?!
Tashmë kjo çështje po hetohet zyrtarisht në SHBA nga Departamenti i Drejtësisë. Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD.
Por, Lulzim Basha asnjëherë deri më sot nuk ka dëshmuar ende se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e rregjistruar në vendet offshore.
Por, mbi të gjitha, PD duhet t?i japë përgjigje opinionit publik.
Çfarë interesi kanë biznesmenët me lidhje që të çojnë në Rusi, të paguajnë faturat e Partisë Demokratike?
Çfarë u ka premtuar Lulzim Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre financiare dhe politike?
E nëse përgjigja e PD edhe pas konfirmimit të sotëm se kjo kontratë lobingu mes Nick Muzin dhe Lulzim Bashës po hetohet në SHBA do të jetë heshtja, atëherë thellësia e këtij skandali qenka më e madhe sesa e kemi imagjinuar.
Mos u fshih Lulzim!/CNA.al
Raporti për Lëndën narkotik/ Kryemadhi
Lsi premton që për tre muaj të pastrpjë shqip nfa paratë e pista droga dhe trë konfiskojë pronar e mafies, taksa të ula
Një udhtrëi e tërë me trafikantë e shpërndarës drogë
Ne Diber nuk kane filluar zgjedhjet.
Kryetari kishte dhene doreheqjen. Tani eshte komanduar Naim Gazidede qe do filloje Zgjedhjet. Pas rrahjes se Gjunkshit shkarkohet sekretari Shkelzen Qoka dhe emerohet Luan Haka.
Vloren skandal
Po do i ndajme dege me.dege
shkoder
E malsi e madhe neser
Kemi dhe shkodren e malsine e madhe
Televizioni kombëtar Top Channel duket se përtej reformimit ...
Një 13 vjeçar ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në tragetin Sara...
Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për t...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
CNA.al raportoi dje një takim të disa ditëve më parë në një ...
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri ëhstë ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur menjëherë hetimet për gjy...
Kryetarit të Bashkisë Belsh Arif Tafani i është refuzuar viz...
Pak ditë më parë u raporti se një anije mallrash ishte arrat...
Nuk kanë të ndakur tërmetet në Shqipëri, edhe pse lëkundët n...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dështuar totalisht gjat...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 4 të arrest...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, ka reag...
Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 37-vjeçar nën akuzë...
Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tri persona nën akuzën s...
Në gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seancë për rivlerësi...
Opozita i ka drejtuar sytë tek mazhoranca qeverisëse dhe po ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detura p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...