Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, ka folur lidhur me paketën antikrizë të qeverisë Rama, duke theksuar se nuk janë mbështetur as qytetarët në nevojë, me paga të ulëta, si dhe bizneset.
I ftuar në "MCN", Shehu theksoi se paketa antikrizë duhej të orientohej drejt sektorëve që gjenerojnë punësim dhe qeveria duhet t’ua kthente qytetarëve mbrapsht 300 milionë eurot e përfituara nga TVSH-ja dhe akciza pas rritjes së çmimeve.
“Në 6-mujorin e parë ne patëm një rritje 300 milionë euro, që erdhi kryesisht nga rritja e çmimeve. Ne kemi paguar më shumë për shtetin në një periudhë kur duhet të marrim. Kemi një rritje disproporcionale ose të voglën në raport me koston që ka shkaktuar kriza. Kemi një qeveri 10-vjecare që krizat i ka përdorur për kapital politik. Ka folur për të varfrit duke i varfëruar, që është në thelb të komunizmit, sa më shumë t’i varfërosh qytetarët aq më lehtë t’i qeverisësh ata. Edhe këto thërrime mbështetjeje që ofrohen në këtë paketë akoma s’kanë shkuar te qytetarët. Thjesht debatohet për të zhvendosur vëmendjen nga kriza për t’u ngopur me lugë boshe. Ka tre muaj që është miratuar dhe s’është bërë efektive. Edhe masat janë indeksime, që do transferohen vitin e ardhshëm nëse do realizohen. Shqipëria është i vetmi vend që s’dha ndihmë të mjaftueshme edhe për periudhën e COVID-it. Nevoja emergjente është në radhë të parë ata që kanë më pak të ardhura. Në fokus duhet të ishin shtresat në nevojë, duke filluar me pensionistët.
Fokusi duhet të zhvendoset te ata që janë në marrëdhënie pune, por me të ardhura të pakta, me pagë minimale. Rritja e pagës minimale s’është masë antikrizë. Në sektorin publik s’ka paga të këtij niveli, ndërsa në sektorin privat ka paga të tilla. Janë kryefamiljarë që s’po marrin këtë mbështetje. Deri tani kanë marrë 3 mijë lekë në muaj vetëm pensionistët. E dyta, paketa antikrizë duhej të orientohej në sektorë që gjenerojnë punësim, kam parasysh biznesin e vogël, ndoshta edhe të mesëm, por sidomos bujqësinë. Analizat e fundit tregojnë që shumica e shqiptarëve largohen për shkak të nivelit të ulët të pagave. Paga reale ka pësuar rënie të ndjeshme. Fakti që niveli i pagave është në ngërç, nuk garanton perspektivën. Si mund të krijosh familje të përballosh qira, si mund të blesh shtëpi! Nëse do mbështeteshin bizneset do kishim njerëz që do kishin më shumë interes ndoshta edhe për të ndenjur në Shqipëri. Paketa antikrizë nuk mbështet as qytetarët në nevojë me paga të ulëta, nuk përkrah as biznesit”.
Shehu thotë se Kosova e ka mbështetjen antikrizë pesë herë më të madhe se Shqipëria. Ai thotë se duhet të kishte mbështetje të drejtpërdrejtë në turizëm, bujqësi dhe biznesin e vogël.
"Qeveria u mburr që ka rritur të ardhurat rreth 300 milionë euro. Minimalisht qeveria duhet të kishte shpërndarë përmes paketës këtë 300 milionë euro, që u krijuan nga TVSH dhe rritja e akcizave si rrjedhojë e rritjes së çmimit të mallrave të konsumit. Ka hapësirë për të ndërmarrë politika në mbështetje të qytetarit, të biznesit për të përballuar krizën. Kosova e ka mbështetjen 5 herë më të madhe se Shqipëria. Edhe gjatë pandemisë Shqipëria ka dhënë mbështetjen më të ulët në rajon, 1,1 për qind. Mbështetja më efektive është para në xhepin e qytetarit dhe në llogaritë e bizneseve. Sektori i turizmit, bujqësia, biznesi i vogël, duhet të kishin mbështetje të drejtpërdrejtë financiare me kuota mujore”./CNA.al
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është shprehur i shqetësuar...
Kryeministri Albin Kurti, ka zbarkuar në Tiranë, për një t...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka përjetuar e...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka takuar so...
Kryeministri Edi Rama ka regauar sërish në lidhje me akuza...
Vijojnë akoma tezat e ndryshme mbi zhdukjen e Ervis Martin...
Në emisionin "Shqipëria LIVE", po diskutohen tezat e ndrys...
Seanca për masën e sigurisë së ish agjenti i operacion...
Është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe pritet të fillojë ...
Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë thirrjen e fundit për qyt...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur sot...
Prokuroria prej 2 vitesh po heton dosjen e shembjes së Tea...
Pasi pyetja për burgun e nxori “jashtë kontrollit”, kr...
Në seancën e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore po z...
Policia e Durrësit, në përfundim të operacionit "Ring", ka...
Drejtori i Sigurisë në AKSHI, Enis Ylli, ka folur lidhur m...
Kreu i grupit parlamentar në një komunikim me gazetarët, p...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, pas homazheve në n...
Ilir Meta, i prezantuar tashmë si kreu i Partisë së Lirisë...
Shkolla të depolizituara? Institucionet e pavarura dhe ndi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...