Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Shkolla të depolizituara? Institucionet e pavarura dhe ndikimi politik? Fjalime politikanësh përpara mësuesve, stafit mësimor dhe nxënësve, përfshirë fëmijëve që hyjnë në klasën e parë? Legjislacioni është i qartë: ai ndalon aktivitetet politike në shkolla dhe përdorimin e shkollës për politikë. Kodet e etikës dhe legjislacioni për mbrojtjen e fëmijëve gjithashtu janë të qartë në respektimin e etikës institucionale, ruajtjen e privatësisë, lejen prindërore dhe ndalimit të përdorimit të fëmijëve për imazh politik.
Çdo vend serioz & anëtar në BE i respekton këto standarde. Po Shqipëria?
ISP monitoroi aktivitetet në shkollat e Tiranës, zonë më me presion mediatik dhe publik për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit.
Rezultati? Zhgënjyes. Më 12 shtator, në ditën e parë të shkollës, përveç fjalimeve zyrtare në konferencën për arsimin (ku pati deklarime thellësisht politike dhe partiake), monitorimi i ceremonive të nisjes së mësimit nxjerr në pah ndikimin e madh politik dhe përpjekjen për t’i dhënë imazh partiak shkollave dhe mësimit.
Krahas kryebashkiakut të Tiranës, i cili edhe në ceremoni me fëmijët foli për politikë dhe sulmoi rivalët politikë, mbetet absurd dhe i papranueshëm fakti se disa nga shkollat e nisën mësimin duke pasur në program nderi fjalime të ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste.
Fotot ilustrojnë se si deputetë si Eduart Shalsi apo Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia apo Arben Pëllumbi, ministrja Delina Ibrahimi apo Belinda Balluku, etj, mbajnë fjalime përpara nxënësve e mësuesve ose drejtojnë aktivitete, hyjnë në auditoret e mësimit dhe bëjnë rolin e “mësuesit”, një praktikë abuzive me postin, shkelje e ligjit dhe e praktikave etike në sistemin arsimor në Shqipëri. Ata janë vetëm disa, por shumë përtej kolegëve të tyre deputetë e ministra bënë të njëjtën gjë. Alibia se deputetët janë përfaqësues?
Nuk vlen. Ata nuk votohen nga këta fëmijë dhe nuk janë zgjedhur në zona, por në listë shumemërore dhe madje disa prej tyre janë caktuar nga partia në zona të ndryshme nga shkollat ku u shfaqën më 12 shtator. Ministrat?
Vetëm ministrja e Arsimit mund dhe duhet të jetë aktive në aktivitetet dhe ceremonitë shkollore, natyrisht pa dhënë opinione politike. Politika bëhet në parlament, në fushata, në publikun votues, jo në shkolla e kopshte përpara fëmijëve 7-vjeçarë apo përpara punonjësve, të cilët me ligj, konsiderohen të pavarur.
Kuraja e deputetëve për të shfaqur publikisht fotot dhe aktivitetet e tyre si aktivitete normale, është një sinjal negativ për standardet e shtetit të së drejtës, për besimin në institucionet publike, për cilësinë e pavarësinë e sistemit arsimor dhe një paralajmërim negativ edhe për fushatën e ardhshme elektorale.
ISP apelon qeverinë, ministrinë përgjegjëse dhe Kuvendin të reagojnë, duke kërkuar që vetë deputetët dhe zyrtarët e lartë të respektojnë ligjin./CNA.al
"Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, ka folur dje me k...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, ka deklaruar se hetimi i korr...
Dalin detaje nga pezullimi nga detyra i shefit dhe spe...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Bal...
Arben Kraja përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet p...
Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, shmangu çdo koment p...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Bal...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Bal...
Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ka treguar mbrëmjen ...
Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, në një intervistë pë...
Arben Kraja ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me het...
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe K...
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, ka treguar disa nga çësht...
Në bashkëbisedimin e sotëm të kryetarit të PD-së, Sali...
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka treguar një histori me...
Në Shqipëri është çelur një debat pas propozimit të fe...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar sërish foto t...
Grupi i verifikimit të kateve të pallateve pa leje ka ...
Sulme të njëpasnjëshme kibernetike nga Irani kundrejt vend...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...