web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

21 Shtator 2018, 12:06, Aktualitet CNA

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në

CNA.al ka sjellë një material të plotë investigativ në lidhje me të dhënat e kompanive afër Lulzim Bashës. Pra, kompanive ku është pronar Erjon Isufi, kunati i tij, të cilat në fakt drejtohen nga Aurela Isufi, bashkëshortja e Bashës. Lulzim Basha shpesh është akuzuar nga eksponentë të lartë të Partisë Demokratike se nuk është gjë tjetër veçse një vegël në duart e kunatit dhe bashkëshortes.

Është akuzuar si një politikan i keqpërdorur nga familja dhe vjehrri i tij. Kujtojmë këtu gjyqin, apo shembjen e pallatit të vjehrrit në Vlorë dhe përfitimin më pas të një shume prej 16 milion eurosh dhe më tej të gjitha akuzat që erdhën para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, por që vazhdojnë dhe përmenden politikisht.

Genc Ruli, në një dalje për mediat atë kohë tha se Lulzim Basha duhet tërhequr zvarrë me bashkëshorten dhe kunatin që ndodhen në selinë e PD-së.

Më tej, zoti Astrit Patozi në një dalje të tij publike e akuzoi sërish Bashën se është marrë peng nga kunati dhe familja dhe se partinë e përdorte për interesa personale dhe krejtësisht klienteliste e korruptive.

Të gjitha këto interesa e çonin si një instrument të keqpërdorur nga kryeministri Rama dhe për më tepër, Lulzim Basha shpesh ka qëndruar në heshtje kundrejt këtyre akuzave, nuk ju ka kthyer përgjigje dhe nuk i ka pranuar, por mjafton të shkosh në selinë e PD-së, në korridoret e saj, dje, pardje apo edhe sot, të gjithë e thonë se në mbledhjet e fushtaës, kudo në lëvizje, në krah të Lulzim Bashës ishte kunati. Ai kishte axhendën, ashtu siç e kishte edhe në çadër.

Por, përtej këtyre akuzave politike, CNA.al solli të tjera detaje, duke ballafaquar disa fakte.

Akuzat publike të Lulzim Bashës se biznesi është shkatërruar dhe po falimenton dhe te kërkesa e tij që duhet një Vetting në politikë patjetër. Në mbështetje të këtyre dy akuzave, CNA.al ka sjellë dy materiale.

Së pari, në janar kur Basha thoshte se bizneset po falimentojnë, ndërsa kunati i tij Erjon Isufi shtonte bizneset, ndërkohë që Basha deklaronte se firmat po shkojnë drejt mbylljes për shkak të politikave të qeverisë dhe klientelizmit të saj të lidhur me oligarkët, kunati rezulton me 2 miliard lekë xhiro në vitin e shkuar dhe me gati 1 miliard deri në muajin gusht.

Pra, edhe në këtë vit, me të njëjtën shumë parash. Gjithashtu nga ana tjetër ai deklaron 2 miliardë lekë xhiro, por vetëm rreth 46 milionë lekë të vjetra fitim. Pra, nuk defleron fitim as të paktën 2% të totalit të xhiros.

Gjithësesi kjo punë ju përket tashmë tatimeve, të cilat nga një informacion konfidencial të siguruar nga CNA.al, dje thanë se do të ketë një kontroll ndaj “Landmark Communications”, dhe të gjitha kompanive të zotëruara nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Por, sot ne po sjellim të tjera detaje. Këto nuk lidhen më me xhiron, fitimin, evazionin e mundshëm fiskal dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, por me një tjetër tezë të këtij të fundit, tezën e oligarkëve, atë që Lulzim Basha e përmend shpesh, “oligarkët që kanë marrë peng qeverinë”.

Së pari, a ekzistojnë oligarkët në Shqipëri? Kush janë ata? Lulzim Basha asnjëherë nuk i ka përmendur me emra, por ndonjë firmë tek-tuk apo ndonjë subjekt, ai e përdor si shembull.

Nga ana tjetër ata që Lulzim Basha mund ti quajë oligarkë, apo që janë njerëzit më të pasur në Shqipëri, të cilat fillojnë me Shefqet Kastratin, me Samir Mane, shkojnë më tej me Vjollca Hoxhën e Digitalbit, etj etj, milionerë, apo ndoshta miliarderë të Shqipërisë, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre si biznesmen, a mund të quhen oligarkë këta, pra “Top-ten” i të pasurve shqiptarë?

Gjithësesi Basha i quan të tillë, ata janë më të pasurit e Shqipërisë, por ne kemi siguruar disa të dhëna. Faturat, pra xhirot që ka bërë “Landmark Communications”, kompania e kunatit dhe nga vine, burimi i të ardhurave. Pra, 2 miliardë lekë.  Ku e ka kryer punën dhe burimet e punëve të “Landmark Communications” apo kompanitë e tjera të kunatit, të cilat shpesh i presin fatura njëra-tjetrës. Por, sërish edhe kjo i përket kontrollit të tatimeve.

Më poshtë në një listë të plotë që ne po e publikojmë do të gjeni të shënuara kompanitë më të fuqishme në Shqipëri, kompanitë më të mëdha, ata që Basha i quan oligarkët e Edi Ramës, oligarkët e qeverisë, që po shkatërrojnë biznesin, por që në fakt rezulton të jetë krejt ndryshe.

Biznesmenët më të pasur apo kompanitë me xhiron më të madhe në Shqipëri, në fakt rezulton se punojnë dhe bashkëpunojnë me kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës.

Lulzim Basha në këtë rast është si ajo shprehja e thënë nga Ruzhdi Pulaha te skenari i filmit “Zonja nga qyteti”, “Fshatit të mirat ja duam, por djemtë për dhëndurë nuk ja duam”. Kështu mund të krahasohet shprehja e Lulzim Bashës “oligarkët po shkatërrojnë Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare”, ndërkohë që të gjithë kryejnë punë dhe marrin fatura me dhjetëra apo qindra million lekë tek kunati i Lulzim Bashës, tek firmat afër Lulzim Bashës.

Edhe një herë si në rastin e parë kur Lulzim Basha thoshte se biznesi po falimentonte, ndërkohë që kunati i tij shtonte bizneset dhe xhiron, këtë radhë rezulton se Basha thotë “Oligarkët po shkatërrojnë ekonominë shqiptare dhe bizneset”, ndërkohë që “Top-ten” bizneset e Shqipërisë janë të gjitha nga subjektet kryesore që bashkëpunojnë me kompaninë “Landmark Communications” , e cila është kompania e kunatit të Lulzim Bashës dhe kompania që ka drejtuar shpesh fushatën e këtij të fundit.

Më poshtë vijon lista, e cila ka Samir Manen, Shefqet Kastratin, Klanin, Digitalbin. Po ashtu nuk mungon Birra Korça, nuk mungon Albtelekomi.

Pra, të gjitha kompanitë kryesore më të mëdha në vend kalojnë nga kompania e kunatit të Lulzim Bashës.

Tani, këta ose janë oligarkë dhe Basha do t’i shkatërrojë kur të vijë në pushtet, sepse bashkë me qeverinë e Edi Ramës po shkatërrojnë Shqipërinë ose janë biznesmenë dhe janë bashkëpunëtorët e çdo biznesi të kunatit të Lulzim Bashës dhe bizneseve me miliarda lekë të famijarëve të tij.

Lista më poshtë flet vetë, emrat i shikoni. Shikoni kompanitë dhe renditjen e tyre në bizneset me xhiro në Shqipëri dhe do ta shihni që të gjithë më të pasurit e Shqipërisë, të gjithë ata që Basha i quan oligarkë janë bashkëpunëtorë dhe partnerë në bizneset e familjarëve të tij.

Pra, përtej kauzës së rënë të moralit se ekonominë po e shkatërrojnë oligarkët dhe se bizneset po falimentonin sepse po i merrte shpirtin oligarkia, rezultoi se kunati shtonte bizneset.

Tani përballë faktit se oligarkët po mbajnë peng Shqipërinë për interesat e Edi Ramës, na rezultoka se oligarkët punokan edhe me Erjon Isufin, kunatin e Lulit. E në qoftë se mbajnë peng Edi Ramën, pa dyshim se mbajnë peng edhe Lulzim Bashën, i cili hesht kur duhet të flasë dhe flet broçkulla atëherë kur duhet të thotë atë që duhet.

Në listë gjenden mjaft kompani dhe po ta shikosh me vëmendje gjithçka bëhet më interesante kur shikon se subjekte që punojnë me firmat pranë Lulzim Bashës dhe kanë arritur xhiron 2 miliardë lekë të kompanive të kunatit të tij, janë kompanitë që shpesh quhen të qeverisë. Kompani që kanë fituar konçesione, kompani bastesh, kompani të lidhura me biznesmenë afër Edi Ramës, që Basha shpesh i akuzon.

A mos vallë këto sulme politike të Bashës ndaj biznesve, bëjnë që të rritet puna në bizneset e kunatit, në bizneset e familjes së tij? Mos vallë sulmet politike të Lulzim Bashës janë një synim në vetvete për të mos bërë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm për të rritur xhiron që biznesi të shkojë te familja e tij, dhe të afrëmit e tij, të shkojë për biznes, reklama të rrisë xhiron?! Kështu që Basha nuk do t’i përmendë më ata.

Po të shohësh me kujdes listën, nuk mungon asnjë biznes i madh shqiptar, prandaj shpesh Basha ka frikë t’i thotë emrin, ka frikë të flasë për çështje thelbësore që shqetësojnë vendin, prandaj dhe nuk flet kurrë për çështje të rëndësishme apo nuk ka reagim atëherë kur qytetarët ngrihen dhe kërkojnë të mësojnë më shumë apo të dinë të vërtetën.

Nuk mungojnë kompanitë e basteve në këto kompani, nuk mungojnë kompanitë e ndërtimit, nuk mungojnë kompanitë e telefonisë mobile, celulare, kompanitë e konçesioneve të qeverisë. Që nga check-up e deri tek reklamat janë në listën e punëve dhe xhiros që bëjnë familjarët e Lulzim Bashës./CNA.al         

A do t’i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon





Lajmet e fundit nga