Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Deputetja Rudina Hajdari ndodhet në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Ajo rikthehet në Universitetin Columbia në për të diskutuar për Ballkanin dhe politikat amerikane.
Tanya Domi dhe Rudina Hajdari takohen sërish në Universitetin Columbia. Kësaj here jo më si profesoreshë dhe studente, por në një diskutim politik për zhvillimet e Ballkanit në erën e presidentëve Putin dhe Trump. “Gjë që në fakt është një sfidë e madhe për të gjithë ne që jemi të shqetësuar për rajonin?, thotë Profesoreshë Domi që në fillim të bisedës.
“Gjërat i shoh ndryshe tani që ndodhem në Shqipëri në krahasim me kohën kur ndodhesha këtu si student?, thotë Rudina Hajdari. Në Shqipëri ajo ka punuar prej viti 2009 në Ministrinë e Jashtme. Atje ka vërejtur se çështjet që ka Shqipëria në politikën e jashtme kthehen në çështje partiake, cila parti e fiton liberalizimin e vizave, cila anëtarësimin në BE. Partitë përvetësojnë çështjet, që kanë të bëjnë me njerëzit dhe jetën e tyre.
Baza e NATO-s në Shqipëri
Kur ka punuar më vonë për NATO-n në Shqipëri, znj. Hajdari ka parë se çfarë do të thotë për një vend të vogël si Shqipëria, të jetë pjesë e një organizate të madhe.?Aty e vëren se ju jeni një vend shumë pak i rëndësishëm, në krahasim me vendet e tjera anëtare?. Ajo që bën një vend i vogël është të ndjekë politikat e vendosura, megjithëse vendet kanë statusin e të barabartit. Por,?politikanët në Shqipëri janë bërë më të zgjuar, dhe e dinë se nëse përdorin gjeopolitikën si mjetin për t’ i bërë të qartë Perëndimit se ky është një rajon shumë i rëndësishëm strategjik, atëherë ata mund t’ i bëjnë aleatët ta përdorin më shumë Shqipërinë në çështjet ushtarake. Shembull është plani për të krijuar një bazë ushtarake të NATO-s.
SHBA dhe Shqipëria
Pse tani? Sepse SHBA trembet nga ndikimi rus në Ballkan në përgjithësi. Dhe Rusia është në fakt rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën, sepse ato kanë qëndrimin më proamerikan në Ballkan. Ato kanë adoptuar çdo politikë që ka të bëjë me sanksionet kundër Rusisë dhe shumë gjëra të tjera, shumë më tepër se vendet e tjera në rajon, thotë Rudina Hajdari. SHBA luan një rol shumë të rëndësishëm në Shqipëri dhe Kosovë. Por, mbas zgjedhjes së Presidentit Trump shihet një ndryshim i spektrit politik sepse ?nuk dimë çfarë mendon Trump, nuk dimë çfarë janë politikat, çfarë kërkohet të arrihet,” thotë ajo. Unë e quaj këtë ?vdekje të politikës së moralshme amerikane”. Më parë interesat e politikës kanë qenë siguria, të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i ligjit. Por, së fundmi janë ngritur pyetje për ndryshimet që disa funksionarë kanë bërë se si mund të zgjidhen konfliktet në Ballkan. ?Kur flasim për një konflikt në Ballkan flasim për të gjitha shtetet, sepse secili nga konfliktet mund të ketë efekt domino në vendet e tjera. Më e papritura nga këto ndryshime ka qenë së fundmi për Kosovën,” vazhdon Rudina Hajdari.
Kosova dhe SHBA
Profesore Tanya Domi dhe Rudina Hajdari në diskutim në Universitetin Columbia
Me gjithë shqetësimet dhe interesin njerëzit nuk e dinë se çfarë po ndodh. ?Ne patëm takimin Trump- Putin në Helsinki ku ata folën dy orë, por asnjë nuk e di për çfarë. Mungesa e transparencës së Presidentit amerikan na pengon të kuptojmë çfarë po ndodh,” thotë Znj. Hajdari. Jo vetëm me Kosovën por me shumë zona të nxehta në botë. Ne shohim një mënyrë të re të bërjes së politikës, atë me dyer të mbyllura. Tre vetë ulen për të marrë vendimet se si duhen bërë ndarjet dhe si duhen zgjidhur konfliktet e ngrira në Ballkan. Dhe të tilla janë shumë. ?Cili do jetë fati i Maqedonisë, ai i Bosnjë Hercegovinës nëse do të ndodhë një këmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë?” shtron ajo pyetjen.
Trump është duke folur për një ?paketë” për Ballkanin, ?por asnjë nuk e di çfarë përmban kjo paketë”. Nga njëra anë ju dëgjoni çfarë thotë presidenti Thaçi e cila është krejt e kundërt nga ajo që po thotë presidenti Vuçiç. Ata vetëm premtojnë se do të arrijnë një marrëveshje. Por asnjë nuk e di për çfarë është ajo marrëveshje. ?Ajo që duhet kuptuar është se narrativa është komplet tjetër kur zyrtarët flasin me ndërkombëtarët, dhe krejt tjetër kur flasin me lokalët, mediat lokale,” thotë ajo.
Kjo është një nga shqetësimet që ka kapur secilin në Ballkan. Edhe studiuesit vetë kanë parë se kanë të bëjnë me një ndarje të qartë etnike, ose tendencë për të ndarë Ballkanin sipas etnive. Kërkush nuk e di kush do të jetë atje për t? u marrë me pasojat që do të ketë nëse një marrëveshje e tillë arrihet.
E gjithë kjo ndodhi pas takimit Trump- Putin dhe kërkush nuk e di se si do ndahen territoret ose zonat e influencave të tyre kur vjen puna tek Kosova dhe Bosnjë Hercegovina. Ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë në pesë vjetët e ardhshme. Sepse kur flasim për Ballkanin nuk flasim vetëm për SHBA, por edhe për Rusinë, Turqinë, Kinën dhe Shtetet e Gjirit./ DW
Deputeti i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaru...
Politologu dhe ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Ko...
Bashkia e Tiranës do të nisë javën tjetër punën për zbatimin...
Nga Mark OliverTë qenit e bukur, nuk është diçka e lehtë. Gr...
Më 21 Shtator 1943 Wehrmacht-i, ushtria gjermane kreu një ng...
Ditën e sotme u mbajt Konferenca Ballkanike e organizuar nga...
Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka reaguar në lidh...
Prej disa ditësh, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi njoftoi lar...
Gjyqi ndaj Jaeld Çelës është shtyrë ditën e sotme. Mosprezen...
Ajo ka 7 milionë ndjekës në Instagram, te cilët i zbavit gji...
Nëse deri më tani ju është thënë se frutat duhen konsumuar g...
Ibuprofeni ka një ndikim negativ në testikujt e të rinjve, k...
Janë komentuar gjatë ngacmimet e Linda Rei-t kundrejt Albi N...
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës për abuz...
Një fotografi e kapur nga një sondë hapësinore e NASA-s ka k...
Një 55 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka aksidentu...
Dy prindër kanë detyruar vajzën e tyre të bëjë testin e virg...
Miku i ngushtë i njërës prej gazetareve më të njohura shqipt...
Aktorja e famshme kolumbiane Eileen Moreno ka shokuar opinio...
Duket se Rita Ora dhe Dua Lipa do të jenë dy rivale të përje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...