Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO pranon kërkesën për marrjen në pyetje të ish-deputetit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht pjesë e sulmeve dhe akuzave të bëra nga opozita, kryesisht nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha dhe njerëzit e tij, por edhe militantët e PD-së me reagime të ashpra në rrjetet sociale.
Ambasadorja, në një dalje të saj të radhës nga dritarja e Departamentit të Shtetit nëpërmjet “Zërit të Amerikës”, theksoi se nuk duhej të ishte votuar e vjetra, nuk duhej të votohej “non grata” nga linja e departamentit të shtetit.
Por ajo u gjend përballë sulmeve dhe, prej muajsh, megjithëse kanë filluar zgjedhjet lokale, janë shpallur kandidatët, janë shpallur primaret, duhet organizim, duhen premtime, duhen denoncime, askush nuk merret me këtë punë, merren me ambasadoren. A thua Yuri Kim do të jetë në fletën e votimit.
Nuk do të jetë! Ambasadorja e SHBA-së nuk do të jetë në fletën e votimit!

Sepse po të ishte në fletën e votimit, ambasadorja e SHBA-së kundër Berishës dhe Ramës, pa asnjë diskutim që do të fitonte me një mazhorancë absolute. Jo sepse e kanë emrin Yuri Kim apo Donald Lu, apo një emër tjetër, po sepse është ambasadore e SHBA-së dhe shqiptarët besojnë gjithmonë te SHBA-ja.
Edhe pse sulmet e Berishës mund ta shqetësojnë ambasadoren apo të rrisin pakënaqësitë ndaj SHBA-së në Tiranë, e vërteta është se SHBA-ja do të fitonte, kjo nuk ka diskutim.
Shqipëria ka zgjedhjet lokale, ku do të garojnë kandidatët e Ramës me kandidatët e Berishës dhe Metës dhe disa të tjerë që sërish i ka nxjerrë Rama duke menduar se do të marrin një grusht votash dhe do t’i prishin punë dikujt.
Pra, nuk kandidohet për të zgjedhur, fiton SHBA-ja, Rama apo Berisha. Jo! Kandidohet për të zgjedhur një kryetar bashkie dhe "bateritë" e opozitës duhet të ishin 24 orë në 24 ndaj kundërshtarëve të tyre politikë dhe ndaj kryebashkiakut.

Rama, mesa duket, llogaritë i ka të bëra. Qartazi ai e di se opozita nuk do të marrë më shumë se deri 10-15 kryetarë bashkish, pra institucione administrative lokale dhe tani po vazhdon me premtime të tjera për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Ndërsa opozita, Berisha dhe të tijtë, në vend që të bombardojnë me fakte, në vend që të bombardojnë me fushatë kundërshtarin politik, merren me Yuri Kim, a thua se është ajo kundërshtarja politike.
E kemi përmendur në dy shkrime. Një shkrim i parë, ku theksuam se zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar ambasadoren apo në një përgjigje që i kemi kthyer ish-deputetit Myslym Murrizi, edhe për justifikimin “bar do të hanë”, do të hanë apo nuk do të hanë bar, ambasadorja e SHBA-së është edhe disa muaj dhe pastaj do të vijë i riu.
Mund të jetë edhe më keq. Mund të bien dhe nga shiu në breshër, sepse kështu ka ndodhur historikisht.
Dikur në korridoret e PD-së, njerëzit e Bashës thoshin sa të ikë Donald Lu dhe ne do të vijmë në pushtet.
Erdhi zonja Kim dhe po thonë se më keq se kjo nuk ka. Në fakt, mund të vijë ambasadori tjetër që për ta mund të jetë edhe më “i keq”.
Por ai thjesht dhe vetëm po ndjek politikën nga Departamenti i Shtetit. Ambasadori është linja zyrtare e tyre, nuk është një kandidat për kryetar bashkie.

Ka teprime, s’ka teprime, ashtu si e theksuam dhe në shkrimin tonë të dytë, duhet të ketë fakte dhe prova për ta denoncuar dhe kapur mat ambasadoren. Nuk mund të përfshihet në retorika politike boshe gjatë zgjedhjeve lokale, të cilat në finale nuk i japin opozitës asgjë.
Kur të hapen kutitë e votimit dhe të dalë e humbur dhe opozita të tentojë të ngrejë një frymë, na i vodhën, s’na i vodhën, na i manipuluan, s’na i manipuluan, dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare të thonë, jo zgjedhjet ishin demokratike, pati problematika si kudo.
Atëherë sërish fajin do ta ketë ambasadorja?
A mund ta ketë fajin ambasadorja se opozita, në vend që të bënte zgjedhjet e saj lokale, u mor me një ambasadore të SHBA-së, së cilës në fund të ditës i solli pak shqetësime personale, por politika e SHBA-së nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, thjesht dhe vetëm se ikën Yuri Kim apo vjen Kim Yuri.

Kjo s’ka për të ndodhur, sepse këtë e dinë të gjithë.
Prandaj opozita është ende në kohë që të shkarkojë bateritë e saj në rast se ka fuqi dhe energji ndaj kundërshtarit politik dhe ta lërë ambasadoren atje ku është, të bëjë punën e saj, mirë apo keq, dhe kur të ketë fakte dhe prova kundër saj le t’i publikojë, por në zgjedhje nuk mund të merresh me ambasadorë.

Në zgjedhje merresh me kundërshtarin politik, pasi ambasadorja nuk e ka emrin në fletën e votimit.
Në fletën e votimit do të jenë kandidatët dhe përbri tyre partia dhe këshilltarët, dhe përbri tyre partia dhe emri i kryetarit, këta garojnë. Emri i Yuri Kim nuk është në fletën e votimit.
Emri i Yuri Kim mund t’i lodhë dhe stresojë pak opozitarët tanë, por pasi të humbin zgjedhjet dhe kur të marrin shumë pak bashki nuk mund të justifikohen dot se i humbën për shkak të ndërhyrjes së ambasadores, por për shkak ta paaftësisë, dështimit, keqorganizimit dhe fokusit të gabuar gjatë zgjedhjeve lokale./ CNA.al
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shk...
Enkelejd Alibeaj gjithë këto muaj nuk paska bërë gjë tjetë...
Që prej datës 14 Mars Enkelejd Alibeaj ka marrë të çertifi...
Ka një zgjidhje për heronjtë e Vulës që tani po përdri...
Sot mediat u rikthyen sërish te një lajm i vjetër, hetimi ...
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme ...
Deputeti i PD-së dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës, ...
Dikujt mund t’i duket qesharake, dikujt e pabesueshme, dik...
Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetër...
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi si çështje të mbyllur do...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Sot për herë të parë, shqiptarët u njohën me një shkresë q...
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Eduard Zaloshnja dje ka publikuar sondazhin e tij të radhë...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...