web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murrizi reagon pas shkrimit të CNA/ Radhit arsyet pse opozita s’mund të heshtë për ambasadoren Yuri Kim

8 Prill 2023, 21:54, Politikë CNA
Murrizi reagon pas shkrimit të CNA/ Radhit arsyet pse opozita s’mund
Myslim Murrizi, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

CNA ditën e djeshme ka publikuar një lajm ku tregonte qartë se si kreu i PD-së Sali Berisha nuk mund të fitojë zgjedhjet e 14 majit duke sharë ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Shkrimi ka ardhur pas intervistës së Yur Kim për “Zërin e Amerikës” ku ka folur sërish për kreun e PD-së , Sali Berisha dhe ka shpjeguar se si personat e shpallur "non-grata" nuk mund të fitojnë zgjedhjet, deklaratë e cila u shoqërua më pas edhe nga një reagim i Berishës.

CNA shkruan se nuk është një çështje personale e zonjës Kim qëndrimi ndaj Berishës, por një qëndrim që Departamenti i Shtetit e mban ndaj çdo individi që shpallet “non grata”.

Qartazi u shpjegua se sulmet ndaj ambasadores së SHBA dhe krijimi i retorikave acaruese me përfaqësuesen e Departamentit të Shtetit në Tiranë është një gabim.

Pas këtij shkrimi, ka reaguar ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi i cili në një shkrim të tij ka radhitur disa arsye përse Berisha dhe të tjerë demokratë mbajnë një qëndrim të atillë ndaj ambasadores.

Murrizi në postimin e publikuar në llogarinë e tij personale shkruan se zgjedhjet opozita nuk mund t’i fitojë nëse shan ambasadoren, por nuk mund të heshtë, kur ambasadorja e SHBA-së nuk reagon dhe bën një sy qorr për aferat korruptive të qeverisë.

Sipas Murrizit “ambasadorja është palë me qeverinë, hesht për çdo vjedhje të qeverisë dhe sulmon opoziten”.

Më tej në shkrimin e tij, Murrizi përmend edhe aferën e inceneratorëve, çështje për të cilën ai thekson se ambasadorja hesht dhe nuk flet për milionat e lekëve që po vidhen nga taksat e shqiptarëve.

Ndër të tjera ish-deputeti demokrat tha se Yuri Kim nuk mund të heshtë kur Edi Rama emëron pa e pyetur kreun e shërbimit informativ që është shkarkuar nga Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës.

Murrizi vijon dhe thekson se zgjedhjet nuk mund të fitohen kurrësesi nëse opozita pranon si vemje çdo flirt të ambasadores me qeverinë.

"Është shumë e vërtetë që zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA por nuk fitohen kurrë edhe po të hash barin që Ambasadorja ju jep si “ ushqim” OPOZITAREVE

Zgjedhjet nuk fitohen kurrë nëse hesht nga frika dhe pranon si kryetar opozite një vemje pse thotë Ambasadorja.

Zgjedhjet nuk fitohen kurrë me “ opozitën” që njeh dhe pëlqen Ambasadorja që nga 61 bashki gjeti kandidat vetëm në 14 bashki dhe në këto bashki shumë kandidat ja ka dhënë pushteti.

Zgjedhjet nuk fitohen kurrë me një grusht vemjesh që ngjajnë si mi ambasadash por që nuk i takon nuk i respekton dhe nuk i voton askush sepse kanë ardhur në politikë e parlament me pagesë ose me lëpirje dhe kanë 2 vjet që nuk guxojnë të takojnë qoftë edhe një votues të tyre.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA , por nuk fitohen kurrë nëse pranon si i tredhur heshtjen e Ambasadores për aferat korruptive të qeverisë.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse nuk ua thua shqiptarëve që Ambasadorja është palë me qeverinë, hesht për çdo vjedhje të qeverisë dhe sulmon opoziten.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurrë nëse nuk reagon kundra pagesës së Rames ndaj McGonigal për të vrarë opozitën.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë kur shef që Ambasadorja pagëzon vjedhjen e 70 milionë eurove të taksave të shqiptarëve nëpërmjet dy anijeve rrangalle të Bangladeshit që nuk punojnë e nuk ndizen dhe marrin çdo ditë nga 90 mijë euro.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë duke pranuar heshtjen e Ambasadores për 430 milionë euro të inceneratorëve, dhe heshtjes së saj për vjedhjen nga Veliaj dhe Rama të 90 mijë eurove në ditë tek “ inceneratori” i Tiranës kur nuk ekziston dhe perfituesit formal të kësaj shume janë tre persona të shpallur në kërkim nga drejtësia.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre kur pranon qe Ambasadorja lufton hapur opozitën dhe mbron hapur qeverinë në kundërshtim me vet raportet vjetore të Departamentit te Shtetit Amerikan që thonë korrupsioni është galopant dhe i shtrirë në çdo qelizë të qeverisjes në mënyrë kapilare.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse pranon që Ambasadorja sillet në Shqipëri siç nuk mund të sillej kurrë në asnjë vend tjetër anëtare i NATOS.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse ne qeshim siç qesh Ambasadorja kur Rama i thotë sekretare partie apo kur tallet e i thotë qe ne marrëdhëniet me SHBA ka ndikuar shumë diktatori Hoxha.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurrë nëse pranon heshtjen e Ambasadores kur Rama nuk pyet dhe emëron në krye të shërbimit informativ një nga Kosova të shkarkuar nga Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës për hije dyshimi se i shërbente Vuçiçit.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë ama nëse opozita duartroket reformen në drejtësi kur kalojnë vetingun të gjithë ish- xhelatet e sigurimit dhe largohen të gjithë magjistratet sepse Ambasadorja hesht kur vetingun e komandon qeveria sipas preferencave politike dhe në organet e vetingut janë zgjedhur plehrat e shoqerisë Shqiptarë 4 nga të cilët janë dënuar ose marrë të pandehur si hajdut e mashtrues.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse pranon që Ambasadorja ka 3 vjet që pi kafe dy herë në javë me nje ish- komunist dhe ish hetues të diktatures që u emerua nga Ambasadorja ne krye te SPAK-ut dhe për 3 vjet nuk foli kurrë por veç bëlbëzoi nëpër dhembë si kërmill e nuk guxoi të kapte asnjë peshk të madh, por u mor me fshatin e një autokombajeri.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë kur hesht ndaj heshtjes se Ambasadores ndaj pastrimit të parave të pista me një projekt korruptiv të Portit të Durrësit.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurrë nëse pranon si vemje çdo flirt te Ambasadores me Qeverine për hatër të një servilizmi të pështirë hipokrit pse Ambasadorja është e SHBA, sepse edhe në SHBA ka hajdut, ka mashtrues ka hipokrit ka abuzues me pushtetin ka përfitues nga pushteti si McGonigali e plot të tillë, se po të ishte ndryshe atëherë nuk ka pse të kishte në SHBA institucione që gjurmojnë, ndjekin, hetojnë dhe dënojnë shkelës të ligjit.

Që të të respektojnë dhe te të mos “ sulmojnë” duhet të sillesh si AMBASADORE pavarsisht se i kujt shteti je, qoftë ky edhe i SHBA, e jo si avokat i pislliqeve, maskaralliqeve dhe hajdutlliqeve të qeverisë, kushdo forcë politike qoftë në qeveri", shkruan ai./CNA.al







Lajmet e fundit nga