Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike në Partinë Demokratike, Avenir Peka ka kërkuar menjëherë transparencë për ngjarjen me 38-vjeçarin Renaldo Tahir i cili ndërroi jetë në burg ende në rrethana të paqarta.
Renalto Tahiri, i ndaluar për vjedhjen e një biçiklete nga shërbimet e policisë së Komisariatit nr. 3 ka ndërruar jetë në burgun 302 në Tiranë.
Sipas Avenir Pekës, familjarët e të ndjerit nuk ishin lejuar ta takonin në ambientet e paraburgimit dhe ndër të tjera nuk ishin njoftuar për vdekjen e të birit për 48 orë.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje edhe Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të rikthejnë testin e drogës për policët.
“Një i ri tjetër vdes në duart e policisë. 38 vjeçari Renalto Tahiri, i ndaluar për vjedhjen e një biçiklete nga shërbimet e policisë së Komisariatit nr 3, ka ndërruar jetë në rrethana të cilat ende të paqarta në ambientet e Burgut 302 në Tiranë.
Familjarët e të ndjerit, jo vetëm nuk janë lejuar ta takojnë në ambientet e paraburgimit, por pretendojnë se nuk janë njoftuar për vdekjen e tij për më shumë se 48 orë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit dhe mediat janë njoftuar për vdekjen e 38-vjeçarit vetëm nga familjarët e tij.
Fati i Renalto Tahirit i bashkohet atij të disa të rinjve të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta në ambientet e policisë, ose kanë vdekur si viktima të dhunës ne duart e Policisë. Vetëm pak muaj më parë, Laer Kurti ndërroi jetë i dhunuar në furgonin e policisë nga efektive të të njëjtit komisariat.
E njëjta sjellje u ekspozua edhe në rastin e tij: përpjekje për ta fshehur të vërtetën dhe për të mjegulluar faktet. Me të vetmin qëllim, largimin e përgjegjësisë dhe trajtimin e jetëve shqiptare si të ishin trupa pushtuese.
Ende të pambyllura janë plagët e humbjes së jetëve të dëshmorëve të tjerë të abuzivitetit dhe arrogancës policore, të rinj që u vranë dhe u çnderuan pas vdekjes, duke u ngarkuar barrë dhe epitete që nuk i meritonin dhe as i kishin.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për rrethanat e ngjarjes dhe Prokurorisë të nisë sa më parë hetimin e plotë.
Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Reanalto dhe gjendet pranë tyre në këtë dhimbje.
Ne shprehim mbështetje për efektivat e ndershëm dhe profesionistë te Policisë së Shtetit, dhe i bën thirrje drejtuesve të saj të shkëputen nga kontrolli politik i partisë në pushtet, të luftojnë kulturën e dhunës dhe pandërshkueshmerisë në radhët e bluve.
Një thirrje edhe Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të riktheje testin e drogës për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit”, tha gjatë deklaratës së tij Peka./CNA.al
Kryeministri Edi Rama në pozicionin e kreut të Partisë...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Car...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ka ...
Durrësi i ka rezervuar një pritje madhështore kryetari...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në Izrael,...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe drejtuesi p...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin e qeverisë ...
“Pronat do t’i merrni aty ku i kishit!” Ky ishte zotimi i ...
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e tij “Flasim” ft...
Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka publikuar podcast-i...
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ësh...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Numri i kryeqytetasve që do të marrin pjesë në zgjedhjet l...
Zgjedhjet e 14 majit do të vendosin në garë për Tiranë...
Qytetarët e Tiranës nuk i konsiderojnë aq të rëndësish...
Prej ditës së djeshme, në Shqipëri ndodhet për një vizitë ...
Qytetarët e Tiranës janë pyetur nëse në 14 maj do ta b...
Partia Demokratike e vulës ka ankimuar në KAS regjistr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...