
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional në lidhje me sulmet që Partia Demokratike e Berishës kishte marrë nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, duke theksuar disa detaje.
Së pari, faktin se ambasadorja nuk mund të jetë një individ dhe këtë politikanët e karrierës e dinë shumë mirë.
Së dyti ajo foli nga dritarja e “Zërit të Amerikës”, pra nga zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Për ata që kuptojnë sado pak nga diplomacia dhe nga politika, një ambasadore kurrsesi nuk mund të flasë në mënyrë konsekuente, broçkulla apo të jetë e korruptuar sepse kërkon një kast politike në Shqipëri.
Ambasadorja ka një linjë zyrtare, linja i jepet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha, një person non-grata që pa asnjë diskutim i ka meritat e tij dhe ka shumicën në PD, ka gjithë të drejtën të luftojë për të rrëzuar Edi Ramën, për t’i ndarë gjërat siç duhet, por nuk mund të sulmohet ambasadorja pa argumenta pa fakte.
Ajo mund të jetë e përfshirë në një mijë e një skandale, por ato kur të publikohen duhet të jenë të provuara me dokumenta dhe nuk mund të kenë qasjen e militantit për të krijuar një urrejtje ndaj ambasadës, ambasadores apo SHBA-ve.
Dhe pas këtij shkrimi reagoi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i cili tha se ka qenë gabim fakti që ambasadorja ka thënë që duhet të hanë bar, apo mbështetja që ajo i jep Edi Ramës e të tjera si këto.
Së pari, amabasadorja e SHBA-ve nuk mund të mbështesë Berishën kur del nga "Zëri i Amerikës", pasi siç e theksuam dihet që doktori është non-grata.
Së dyti, çdo ambasador amerikan që ka qenë në Shqipëri, ka qenë në një linjë me qeverinë. Rrallë ambasadorët kanë mbajtur qëndrim kundër saj apo kanë mbështetur opozitën, sidomos kur tentohet të bëhet destabilitet, protesta e të tjera si këto.
Për më tepër kontributi i ambasadores është shumë i rëndësishëm sidomos te afera e inceneratorëve, komisionet hetimore e të tjera si këto.
Mbështeti Lulzim Bashën. Patjetër ishte një zgjidhje politike që ajo s’kishte të drejtë ta bënte, apo sillet si guvernatore. Ndoshta edhe këtë e ka bërë dhe po ushtron më shumë pushtet se sa duhet. Ama edhe diçka duhet theksuar pa SHBA-të, Shqipëria nuk do dihej se ku do të ishte.
Prandaj dhe të gjithë ata që sulmojnë ambasadoren, të gjithë ata që përpiqen të gjejnë argumenta kundër saj, e mira është që të pijnë një gotë ujë dhe të ulin inatin dhe të mendojnë vetëm një fjalë: Flet nga mendja e saj, apo flet si përfaqësuese e SHBA-ve. Tashmë ajo është në ikje dhe në ikje nuk mund të bëjë askush qoka sepse mund të vijë dikush që mund të jetë edhe më i ashpër se ajo.
Por ne kemi një përgjigje për të gjithë ata që reaguan për shkrimin tonë.
Përgjigja është mjaft e thjeshtë. Për çfarë i duhet Sali Berishës, për çfarë i duhet PD-së, për çfarë i duhet Belind Këlliçit, në prag të zgjedhjeve lokale, sulmet ndaj ambasadës së SHBA-ve dhe ambasadores së SHBA-ve.
Përse tërhiqet vëmendja nga fushata, përse tërhiqet vëmendja nga aktivitetet që bën Igli Cara, Luçiano Boçi, takimet që bën Belind Këlliçi, fushata elektorale që bën opozita, kandidatët e saj dhe çohet vëmendja tek ambasadorja.
A nuk është kjo një mënyrë e gabuar, një strategji e gabuar elektorale pasi mediat ndjekin live gjithmonë fjalën e Berishës, marrin pjesën që sulmon ambasadoren, dalin dhe disa drejtues të tjerë të PD-së dhe flasin dhe këto bëhen lajm i ditës ?
Ndërsa faktet dhe argumentat për fushatën elektorale që ka përdorur Luçiano Boçi në Elbasan, Igli Cara në Durrës apo Belind Këlliçi në Tiranë, nuk marrin vëmendjen e duhur.
Prandaj është dy herë gabim ajo që po ndodh me ambasadoren. Së pari politikisht, së dyti edhe në strategjinë elektorale të Partisë Demokratike./CNA.al
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...