E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensacional, që bën zhurmë dhe zhduket herë pas here, ai se ish bosi i Agon Channel, Francesko Becchetti, ka fituar një shkallë tjetër gjykimi ndaj qeverisë Rama, duke e detyruar shtetin shqiptar të paguajë plot 110 milionë euro (pa kamatë vonesat dhe shpenzimet avokatore) për mbylljen arbitare të kësaj mediaje. Nisur nga fakti se Edi Rama dhe Belinda Balluku reken ti trajtojnë shqiptarët si idiotë, duke thënë se kjo është një vepër e opozitës, që e përdor këtë histori për fushatë, ose duke anatemuar ata që i gëzohen marrjes së “parave tona” nga një kriminel, kjo çështje ia vlen të shpjegohet shkurtimisht.
Së pari, vendimi është marrë nga Gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore (ICSID), në fund të muajit të shkuar dhe askush nuk mund të imagjinojë gomarllëqet e kryeministrit se ajo është ndikuar nga fushta elektorale. Së dyti, ky nuk është një vendim i ri, pasi Shqipëria është dënuar më këtë “gjobë” që në prill të vitit 2019.
Thjeshtë, këtë radhë, gjykata nuk ka marrë parasysh ankimimin e studios avokatore të Ramës, të përfaqësuar nga gruaja e Tony Blair, që shteti ynë të mos i shlyejë pagesën ish investitorit kontrovers italian, pasi ai është dënuar nga drejtësia shqiptare, për krimin e pastrimit të parave. Pra, ICSID, nuk ka ndëshkuar vetëm vendimet arbitrare të qeverisë, por ka injoruar edhe vendimet e drejtësisë sonë të reformuar, plot kimete, nga amerikanët dhe evropianët.
Ky është sfondi i çështjes, por më i rëndësishëm se ky sqarim në formë, që bëhet i nevojshëm nga përpjekja për të debilizuar debatin publik, është të kthjellohet thelbi i saj.
Edhe kryeministri edhe kundërshtarët e tij, po e vënë theksin tek fakti nëse buxheti i shtetit do ti paguajë ose jo, Francesco Becchettit, shumën që i detyrohet për mbylljen e paligjshme të televizionit të tij. Rama gafurret në studio televizive, me arrogancën e një beu fshati, se ai do ti marrë “noc rrokun” paratë. Opozitarët këmbëngulin se ato miliona tashmë kanë firuar, duke e fajësuar shefin e qeverisë për vendime në kundërshtim me ligjin. Të dyja palët, ose nga perversiteti ose nga naiviteti, harrojnë të lexojnë vendimin e marrë nga Gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore. Pikërisht aty fshihet skandali.
Na fakt, sado e madhe të jetë kjo “gjobë”, shuma e saj nuk është ana më e errët e kësaj historie. Më e rënda qëndron në faktin se gjoba po paguhet pasi qeveria Rama ka mbyllur politikisht një media. Në vendimin përfundimtar të ICSID gjenden tre elementë që na tregojnë se si asgjesohet një televizion që nuk i pëlqen regjimit të Ramës. Nisur nga provat që ka paraqitur pala e cënuar, Gjykata e arbitrazhit ka vendosur se qeveria e ka shantazhuar Agon Channel, si me mesazhet e Erion Veliajt: “po më bën armik”, po ashtu edhe me këshillat e Engjëll Agaçit për të zbutur tonet kritike.
Më tej akoma, gjykata ka konstatuar se si varmihës të një televizioni konkurent kanë shërbyer edhe ekranet e mëdha kombëtare, servise të Edi Ramës. Mjafton të hapësh arkivat për të parë si e kanë raportuar këtë ngjarje, në 2015, TV Klan dhe Top Channel (linku poshte), për tu bindur për këtë. Dhe së fundi, Becchetti është shpërblyer nga ICSID me 110 milinë euro, pasi në këtë vend prokuroria, gjykatat dhe policia nuk vepronin sipas ligjit, por sipas urdhërit politik.
Pra historia e eleminimit të Agon Channel është një vrasje në bashkëpunim mes qeverisë, pushtetit të drejtësisë dhe atij mediatik. Në këtë rast ato nuk kanë vepruar sipas parimeve të kontrollit dhe balancimit të njëri-tjetrit, sikurse duhet të ndodhë në një demokraci, por si leva të një regjimi autokratik.
Pavarësisht sa personazh i bardhë apo i zi të ishte italiani Becchetti, perandorisë së tij mediatike me Sabrina Ferillin, Fatos Lubonjën, Simona Venturën, Andi Bejten, Pupon, Sonila Meçon dhe Adi Krastën, iu vu dryni dhe iu ndërpre transmetimi me urdhër të një njeriu. Kjo është ana e rëndë e këtij skandali që nxori në pah vendimi i një gjykate me reputacion. Para kësaj, shuma që do të zhvatet nga taksat e shqiptarëve për të shkuar në xhepat e një italiani ka më pak vlerë. Sepse shumëkush sot mund të qe dakord që ti humbnim ato 110 milionë euro për të pasur një TV që nuk i lëpihet Edi Ramës.
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...