Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të genocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. Miliona dollarë për 7 vetë të familjes Biden. I biri i tij mediokër, Hunter Biden, ka pasur një informator brenda FBI-së, i quajturi “Ciklopi”, ose "njeriu më një sy", i cili i jepte informacion për partnerët e tij kinezë në biznes, nëse ata ishin nën hetime nga FBI-ja.
Akuzat vijnë nga një ekspert energjie i Izraelit, i cili muajin e kaluar u arrestua në Qipro me akuza për trafiqe armësh. Kongresi amerikan po heton akuzat e Dr. Gal Lyft, ish-nënkolonel i Forcave të Armatosura të Izraelit me lidhje të thella me agjencitë e spiunazhit në Uashington dhe Pekin.
Ai thotë se është arrestuar që ta ndalonin të publikonte ato që dinte për familjen e Biden dhe korrupsionin e FBI-së.
Ai thotë se ato detaje ia ka thënë Departamentit të Drejtësisë më 2019 dhe Departamenti i injoroi. Lyft akuzoi më 18 shkurt përmes "Twitter", mbasi u ndalua ne aeroportin e Qipros, ndërsa po përgatitej të shkonte në Izrael.
“Nuk kam qenë kurrë trafikant armësh.”- thotë ai.
“Departamenti i Drejtesisë kërkon të më varrosë mua për të mbrojtur Joe Biden Hunter dhe Xhim Biden.”
Lyft mbetet në burg dhe pritet të ekstradohet në SHBA me akuza për trafik armësh me Kinën dhe Libinë si dhe dhunim ndaj Aktit të Regjistrimit për Agjentët e Huaj në SHBA.
Përmes avokatit të tij, ai thotë se prej 4 vitesh është orvatur të informojë Departamentin e Drejtësisë se kompania shtetërore kineze e energjisë CEFC ka paguar 100 mijë dollarë në muaj Hunter Bidenin dhe 65 mijë në muaj vëllain e presidentit, Xhim Biden, si këmbim i lidhjeve të tyre me FBI-në dhe të përdornin emrin e Biden të provonte Iniciativën e Unazës Kineze.
Lyft mësoi rreth skemës mes lidhjes së tij me partnerin kinez të Hunter Bidenin, Patrik Hi dhe Ye Jiamain, kryetari i CEFC.
Ye i ka thënë Lyftit se Hunter kishtë një informator brenda FBI-së në Nju Jork, i quajtur “Ciklopi" ose “njeriu me një sy” të cilin e kanë paguar shumë që t’ju jepte informacione sekrete nga FBI-ja.
Përmes kinezëve edhe njeriu i LSI-së, personi B, Duçka, i cili ka kryer pagesa dhe ka marrë pagesa nga Hunter Biden, gjithashtu. FBI-ja vazhdon ta ketë nën hetim.
“Ciklopi” i ka thënë Ye-së se Prokurori i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, po hetonte atë dhe Hi, fundi i 2017 dhe nën akuzën e vulosur sekret, do ngrihej padi ndaj ”një aziatiku, një afrikani dhe një çifuti".
Pas kësaj Ye i ofroi Hunter Bidenit 1 million dollarë të bëhej këshilltari i tij privat. Ai fluturon drejt Kinës duke lënë pas gruan, vajzën dhe nënën e tij në apartamentin 50 milionë dollarë në Central Park, Manhatan.
E arrestuan në Shangai dhe pas 3 muajsh është zhdukur. Më 18 nëntor 2018 ai fltuturon drejt JFK Nju Jork ku u arrestua nga FBI-ja për pastrim parash dhe dhënie ryfsheti e dënuan 3 vjet, pa thirrur asnjë dëshmitar dhe pas dënimit u deportua.
Hunter Biden ishte paguar 1 million dollarë, pastaj CEFC pagoi edhe 4.9 milionë dollarë për Hunter dhe Xhim Biden. Komisoni Hetimor i Kongresit ka gjetur të dhënat bankare edhe mbi 1 milion dollarë pagesa për Hunter dhe Xhim Biden si dhe ish-gruan e vëllait të Biden, më pas e dashura e tij.
Lyft thotë se pasi Hi u burgos, disa hetues federalë shkuan në Bruksel dhe e intervistuan për 19 orë më 28 dhe 29 nëntor 2019.
Ai nuk dëgjoi më nga ata. Pas katër javësh Biden deklaroi se do garonte për president.
A është McGonigal “ciklopi” i Hunter Bidenit brenda FBI-së në Nju Jork?
McGonigal është akuzuar nga "Nju Jork Post" se ka pasur lidhje me Hunter Biden. Tashmë ndodhet para dy gjyqeve.
Në Uashington i kanë dhënë edhe 70 ditë afat për të vendosur se a do ketë gjyq apo ai do të pranojë fajin dhe të pranojë dënim më të ulët.
Ai ndiqet në gjendje të lirë, por monitorohet me një byzylyk përgjimi. Javën e kaluar është pikasur në metronë e Nju Jorkut në stacionin World Trade Center. Veshur sportiv me një çantë shpine dhe me kufje të i-phonit të tij.
Askush nuk e ka njohur dhe askush nuk i ka folur. Por ai nuk i ka shpëtuar kamerës së “Fokusit”.
Në dorën e majtë dallohet byzylyku i FBI-së për monitorim. Duket se ka hipur në peshë, por është shumë i lodhur sa edhe dremit.

Ai ka blerë një apartament në Manhattan sepse ka kohë që drejton një kompani "real estate" dhe paguhet nga oligarku rus. Mesa duket është pas një takimi me avokatin e tij, por në gjendje shumë të lodhur.
I vetmuar, i lodhur dhe i heshtur sikur trysnohet nga orët e fundit të një tmerri nga dy gjyqet.
Këto foto tregojnë fundin e një figure të lartë të FBI-së, i cili u zhyt nën korrupsionin e ngrehur nga një ish-spiun sovjetik i KGB-së dhe një ish-spiun shqiptar i Sigurimit. Një mollë e kalbur duke thyer betimin dhe duke turpëruar më mijëra agjentë të ndershëm të FBI-së.
Por është ende i pafajshëm, derisa të provohet përtej arsyes së dyshimit nga gjykata, nëse do të ketë gjyq. Nuk dihet se si do shkojnë dy gjyqet, por ai e ndien peshën e çmimeve të avokatëve dhe dy gjyqe mund të zgjasin dhe mund të kushtojnë mbi 1 milion dollarë.
Nga kjo foto në metronë e Manhatanit duket dikush që rrëshqiti keqas dhe e ardhmja e tij është e paparashikuar.
Të paktën 10 vite burg, por dhe 20. Problemet familjare dhe financiare.
Këto pamje duhet t'i shikojnë të korruptuarit shqiptarë, edhe miku i tij shqiptar lideri global. Kandili po shuhet.
Rama ende vjen si sheik në Nju Jork, të paktën e herën e fundit ka shpenzuar mijëra dollarë veç për taksitë për familjarët e tij.
Është survejuar dhe përgjuar nga FBI-ja. Dy babisiteret nga Shqipëria kanë kënduar në taksitë e Nju Jorkut, dhe FBI mbase nuk i ka përkthyer dot vargjet e tyre./ CNA.al
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Sot dëgjova tre audiopërgjime me zërin e gazetarit Adriati...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Gazetari i njohur Hysni Gurra është shprehur se nga sonadazh...
Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Al...
Çdo fillimviti gjysma e shqiptarëve që jetojnë në zona...
Ka qenë viti 2003. Punoja si gazetar në “Gazetën e Athinës...
Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...
Le të regjistrohen ku të duan. Le të kenë vula e logo ...
Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qeshar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...