
Escobar: Asociacioni nuk varet nga Kurti, do të bëhet
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, në një përballje me Belind Këllicin, kandidatin e opozitës.
Me kostot e konsumit politik për shkak të dy mandateve si kryebashkiak, por edhe kusureve nga qeveria, Veliaj hyn në garë duke pasur në krah praktikisht të gjithë makinerinë shtetërore, madje edhe suksesin se ka mbjellë 1 mln pemë dhe se në qytetin që administron si kryebashkiak janë dhënë leje ndërtimi në 2022-shin me sipërfaqe 1.8 milionë metra katror.
Madje bazuar në parashikimet e vetë bashkisë, gjatë 2023-shit parashikohet që të arkëtohen nga lejet e ndërtimit 5.6 miliardë lekë ose 34% të të gjithë të ardhurave që ka Bashkia e Tiranës.
E kështu mund të rendisim si suksese të kryebashkiakut rreth 41 mijë euro, mbi 41 milionë lekë në ditë, që paguhen nga taksat e qytetarëve për incenerimin e mbetjeve, në një incenerator fantazmë, apo projektet që Veliaj po nxiton të mbyllë gjatë kohës së fushatës, edhe pse sipas deklarimeve të tij duhej të kishin përfunduar 2-3 vite më parë. Bie fjala terminali i jugut, premtim ky i bërë që në 2019, dhe të paktën në vitin e fundit, kemi dëgjuar kryebashkiakun 5-6 herë të thotë se për pak javë do të vihet në funksionim.
Gjithsesi, Veliaj po shkon drejt 14 majit me një thes me “suksese” dhe sigurisht ka bërë gati edhe thesin e premtimeve, që do të realizohen madje edhe pas 2027-ës, kohë kur edhe sikur të fitojë në këto zgjedhje, nuk do të jetë më kryebashkiak për shkak të kufizimit të mandateve.
Por duket se suksesi më i madh i Veliajt në 8 vitet që drejtoi Tiranën janë 1 milion pemët që ka mbjellë, pavarësisht se specialistë të mjedisit bazuar te llogaritjet kanë rrëzuar shifrën me të cilën kryebashkiaku mburret, ndërsa ai ka nisur numërimin për milionin e dytë. Pastaj vijnë ato shumëkatëshet, të cilat sigurisht numërohen më kollaj se pemët, por kur publikon foto nga qendra e Tiranës, mundohet t´i fshijë ato kullat, si për të treguar se dikush ia ka lënë në derë të Bashkisë.
Në anën tjetër, përballë Veliajt, është Belind Këlliçi, i cili të paktën në dy momente ka kapur në befasi kryebashkiakun. Momenti i parë ishte denoncimi i një tenderi me fitues të paracaktuar, të cilën Bashkia e Tiranës u detyrua ta anulojë pas denoncimit nga Këlliçi.
Momenti i dytë është premtimi se do të garantojë një transport publik falas për qytetarët, madje me standarde më të larta sesa ky që sot ka Tirana. Ky premtim i hedhur fillimisht si një rrufe në qiell të hapur, kapi të papërgatitur Veliajn dhe stafin e tij, por edhe shumë personazhe, përfshirë edhe aktorë të mediave.
Disa janë të njëjtët që s'e kanë problem të thonë se i kanë numëruar vetë një nga një ato 1 milion pemët e mbjella, madje të marrin edhe metrin e të nxjerrin se sipërfaqja e ndërtuar nuk është 1.8 milionë, por vetëm 800 mijë.
Fillimisht u hodhën në qarkullim meme ironizuese, më pas u shfaq Veliaj që u mundua të bëjë një paralelizëm mes tramit të premtuar nga Lulzim Basha 12 vjet më parë dhe transportit publik falas, ndërsa cikli i reagimeve u mbyll me pyetjen: ku do të gjenden paratë?
Këlliçi, apo grupi i ekspertëve që ka bërë një propozim të tillë, duket se ka përllogaritur me detaje se si mund të realizohet një premtim i tillë, madje edhe sa para mund t'i kursehen një familjeje përgjatë 1 muaji, nëse ata përdorin 1 apo 2 linja urbanësh në Tiranë. Paralelisht me këtë premtim, Këlliçi artikuloi atë që e quajti si paketën e tarifave dhe taksave që do të aplikohen në Tiranë, nëse ai në 14 maj merr mandatin e kryebashkiakut. Diku zerim, diku përgjysmim dhe në raste të tjera ulje të ndjeshme të tarifave aktuale, që në fund përkthehen më shumë lekë të kursyera në xhepin e qytetarëve.
Sikundër pati kurajën që t'ua thotë në sy qytetarëve se brenda një mandati nuk mundet t´ju sigurojë 24 orë ujë në banesat e tyre, por do të bëheshin investime për të garantuar një furnizim me 16 apo 17 orë në ditë.
Të paktën deri më sot nuk kemi parë ndonjë kandidat që të pohojë në fushatë se x apo y çështje nuk mund të marrë zgjidhje në një mandat 4-vjeçar dhe kjo duhet vlerësuar, edhe pse kundërshtari politik mund ta shfrytëzojë përgjatë fushatës si një dobësi.
Nëse do të shikojmë dy tablotë, në njërën anë atë çka pohon publikisht Veliaj dhe në tjetrën çfarë premton Këlliçi, qartazi ka një dallim: kandidati i opozitës ka hedhur propozime përmes të cilave qytetarët kursejnë më shumë para në xhepat e tyre, çka do të thotë një mirëqenie më e mirë për to, ndërsa garanton një miradministrim të të ardhurave të Bashkisë.
Sot është e vështirë të thuash nëse Këlliçi mund të realizojë këto premtime të artikuluara deri më sot nëse fiton zgjedhjet e 14 majit, por po kaq e vështirë është të pohosh të kundërtën, se ai thjesht po bën premtime në erë.
Në 14 maj qytetarët të paktën e kanë një alternativë: do të votojnë që në xhepat e tyre t´u mbeten më shumë para, duke udhëtuar falas me transportin urban, apo përmes uljes së taksave e tarifave të Bashkisë, apo të kënaqen duke numëruar milionin e dytë të pemëve dhe milionat që derdhen çdo ditë tek inceneratori që nuk ekziston.
Zgjedhja nuk është e vështirë…/ CNA.al
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Sot dëgjova tre audiopërgjime me zërin e gazetarit Adriati...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Gazetari i njohur Hysni Gurra është shprehur se nga sonadazh...
Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Al...
Çdo fillimviti gjysma e shqiptarëve që jetojnë në zona...
Ka qenë viti 2003. Punoja si gazetar në “Gazetën e Athinës...
Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...
Le të regjistrohen ku të duan. Le të kenë vula e logo ...
Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qeshar...
Intelektualët e majtë, ato pak figura publike që mendo...
A imagjinoni dot se çfarë do të kishte ndodhur në këtë...
Thonë se në diku nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (Gush...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz...
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim m...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambie...
Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur deklaratën e Sekretares ...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shka...
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...