Carlo Bollino kapet duke gënjyer
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...

Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit. Erioni është i bindur në fitore, kështu e nxjerrin edhe sondazhet.
Erioni po e rrit veten si liderin e ardhshëm të Rilindjes. Madje, rrethi i tij i ngushtë është aq i bindur se ai mund të rivalizojë Edi Ramën, sa çdo emër tjetër shikohet si lypsar në rradhët e PS së Rilindur.
Erioni shfaqet kudo, flet për gjithçka! Madje thuhet se i kanë vendosur edhe nofkën “dinshumi”.
E shikon të shfaqet si biolog apo agronom, pastaj si ekspert ndërtimi e arkitekt, pastaj si vlerësues pronash, me raste të rralla jep këshilla edhe si doktor, pak më shpesh shfaqet si shërbyes i përkushtuar. Më herët e kemi parë të parashikojë edhe motin, të kujdeset edhe për kafshët.
Është i njëjti Erion që luan disa personazhe njëherazi dhe që trajtohet si “lulja mos më prek”.
Ai nuk hetohet nga drejtësia, qoftë e vjetra ashtu edhe e reja, sikundër nuk anatemohet nga mediat, përfshi edhe ato që nga mëngjesi në darkë sulmojnë Edi Ramën.
Djali që e nisi politikën si një “mjaftist” anti-Nano, i konvertuar më pas në një 99, përfundoi rrugëtimin bashkë me shoqet e shokët e “G” drejt “pushtimit” të PS-së.
Erioni, që na u shfaq rreth dy dekada më parë si një i ri nga shoqëria civile, priti me durim, deri sa sponsorizuesit e tij, i krijuan terrenin që sot të jetë një prej figurave qendrore në PS-në e Rilindur.
Ai sot është më i rëndësishëm se Taulant Balla, që në kohën kur Erioni protestonte kundër Qeverisë Nano, ishte një ndihmës i Fatosit Kryeministër.
Madje edhe më i rëndësishëm se Erion Braçe, i cili në kohën kur Erioni mjaftist protestonte kundër PS-së dhe qeverisë së saj, drejtonte gazetën “Zëri i Popullit”.
Ish-mjaftisti rezultoi më i rëndësishëm se Sajmir Tahiri, që për vite e vite drejtoi fondacionin “Qemal Stafa”, madje edhe socialistët e Tiranës, por që në fund nuk rezultoi aq 99 sa ai që e krijoi këtë parti.
Ish-mjaftisti, është edhe më i rëndësishëm se socialisti katharsist Petro Koçi, që sot punon për të mbledhur vota për Erionin e Rilindur si socialist, apo se Ben Blushi, që nuk mundi ti mbijetonte Rilindjes mjaftiste të PS-së. Erioni ka lënë në hije edhe Pandeli Majkon, që ashtu si kolegu i tij Koçi punojnë kokëulur dhe gojëmbyllur për të lartësuar figurën e ish-mjaftistit.
Madje Erioni është edhe më i rëndësishëm se Arben Ahmetaj që Nano e kishte ministër, ndërsa Rama e bëri edhe zv.Kryeministër.
Është shumë e shumë më i rëndësishëm se qindra e qindra socialistë që para 2005-ës, donin ta shikonin në “hell” djaloshin e Mjaftit, ndërsa sot janë nën hyqmin e tij, në një parti të Rilindur.
Erioni, bashkë me shokët dhe shoqet e Mjaft, krijuan sektin e tyre në politikë, duke zaptuar PS-në, jo se kishin vlera, jo se mund të zëvendësonin shumë nga figurat e kësaj partie, por se Edi Ramës i duheshin ca kamikazë politikë, që ta shihnin si Skënderbeun e shekullit të 21-të, ndërsa ai përdorte ambicien dhe delirancën e tyre.
E kush më mirë se Erioni mund të lyente njerëzit me bojë të kuqe kur organizoheshin protestat dhe që me patjetër duhej që në media të shfaqeshin foto me njerëz të gjakosur nga policia. Jo më kot ca vite më vonë, Rama, qoftë edhe me humor, e urdhëronte të lyente shkallën e një pallati, të cilën e kishin zhgarravitur disa djem trazovaçë.
E kush më mirë se Erioni mund të sajonte histori “thriller” me vajza që rrëmbeheshin, edhe pse ishin shtatzëna, madje duke njoftuar edhe organizmat ndërkombëtare.
Kush prej socialistëve me apo pa xhaketë, burrë apo grua, do të firmoste shembjen e Teatrit Kombëtar, apo cili prej tyre do të merrte përsipër kostot për një incinerator fantazëm?!.
Ndaj sot Erioni nuk e ka fare problem nëse gënjën, nëse shfaqet arrogant, kërcënon, apo nëse vendos maska kllouni dhe shfaqet zemërthyer.
Thjesht ai është në rolin e tij: pa emër, pa fytyrë, pa numër.
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Sot dëgjova tre audiopërgjime me zërin e gazetarit Adriati...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Gazetari i njohur Hysni Gurra është shprehur se nga sonadazh...
Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Al...
Çdo fillimviti gjysma e shqiptarëve që jetojnë në zona...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...