Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...

Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rënies së komunizmit, nuk erdhën as demokracia e as liria në vendet e Ballkanit, por erdhën liderët autokratë dhe të korruptuar.
Autokracia dhe korrupsioni ishin gjithçka përveçse udhëtim drejt perindimorizimit, europianizimit dhe demokratizimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndaj dështoi integrimi, dështoi zhvillimi, e nuk fitoi as paqja. Fill pas rënies së komunizmit, filloi lufta në ish- Jugosllavi, më pas edhe në Maqedoni, e të mos harrojmë 1997-ën në Shqipëri…
Që Perëndimi ta mbronte Ballkanin Perëndimor nga zhytja në honet e errëta dhe të pakthimta të konflikteve e luftërave që kishin nisur iu desh të ndërhynte nëpërmjet NATO-s dhe me tonelata bomba dhe shumë energji diplomatike. Ish-Jugosllavia u shpërbë sepse për Serbinë, ish-Shteti i Titos ishte Serbia.
Serbia shkaktoi luftëra dhe krime monstruoze kundër njerëzimit në Bosnje - Hercegovinë dhe në Kosovë e madje edhe në Kroaci.
Ndërsa humbi Slloveninë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë, Serbia luftoi fort të mbante nën thundër Malin e Zi dhe Kosovën.
Liria e Kosovës në vitin 1999, ishte fitorja e parë mbi Serbinë. Pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006, ishte fitorja e dytë e madhe mbi Serbinë.
Dhe Pavarësia e Kosovës në 2008, ishte fitorja më e madhe. Por, edhe pse u fitua liria dhe u shpall pavarësia, nuk u arrit dot demokracia dhe perindimorizimi.
Mali i Zi dhe Kosova e fituan luftën me Serbinë, por nuk i fituan dot betejat me korrupsionin dhe autokracinë.
Dhe fatura e këtyre betejave që duken si të brendshme vjen gjithmonë me kamatë edhe ndërkombëtare pikërisht atëherë kur nuk e pret.
Ja ku jemi sot në këtë 3 prill, plot 25 vjet pasi NATO nisi bombardimin e Serbisë për t'i dhënë mundësi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe pikërisht sot ka nisur Gjyqi kundër historisë.
Sot në Hagë ka nisur Gjyqi kundër heronjve të lirisë.
E po sot, në Mal të Zi, ka përfunduar epoka e Millo Gjukanoviçit dhe Serbia praktikisht ka ”ripushtuar butë” vendin e vogël që e nxjerr në Adriatik.
Serbia sot duket sikur po e shpërfill historinë e dy dekadave më parë dhe po sillet si fuqia Rajonale që synon me çdo mënyrë të rishtrijë ndikimin e saj mbi çdo vend përreth e duke rishpallur të njëjtën filozofi si dikur Jugosllavia është Serbi sot nën emërtimin “Bota Serbe”.
Mua nuk më vjen keq për Millo Gjukanoviçin. Të korruptuarit duhet të jenë në burg, jo në pushtet. Thjesht më vjen keq që Perëndimi, kishte si të vetmin aleat në Mal të Zi, një palaço të pacipë e të korruptuar si Millo.
Më vjen keq që Perëndimi, nuk po e kupton se korrupsioni dhe të korruptuarit në Ballkanin Perëndimor por edhe në shumë vende të tjera të ish-Perandorisë së Djallit pra nën Perandorinë Komuniste e nën Bashkimin Sovjetik, do t'ia humbasin të gjitha luftërat e fituara 2 e 3 dekada më parë Perëndimit.
Liderët e korruptuar, mund të jenë aleatë të perëndimit në dukje, por në thelb janë armiq të lirisë, demokracisë dhe perëndimorizimit të vendeve të tyre.
Lufta kundër korrupsionit dhe kundër liderëve autokratë e të korruptuar duhet të jetë “muri i ri i Berlinit” që duhet rrëzuar…
Përndryshe, dështimi dhe rënia janë si profeci vetëpërmbushëse./ CNA.al
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Sot dëgjova tre audiopërgjime me zërin e gazetarit Adriati...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...