Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Sot mediat u rikthyen sërish te një lajm i vjetër, hetimi që po bëhet ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.
Njoftimi i parë për hetimin e Arben Ahmetajt është bërë nga SPAK-u në muajin nëntor, por në janar një betejë filloi kundër ish-zëvendëskryeministrit nga “Top Channel” dhe “Top News”.
Kuptohet, një betejë e udhëhequr nga Mirel Mërtiri, nga “truri” i inceneratorëve, siç quhet nga SPAK-u, i cili njihet edhe si miku i Arben Ahmetajt.

Dy miq që ishin përplasur dhe po akuzonin njëri-tjetrin. Gjithçka duket e qartë, sepse në asnjë nga rastet kur përmendet Ben Ahmetaj nga mediat e paguara nga inceneratorët nuk përmendet Mirel Mërtiri, përmenden vetëm Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj.
Përpiqen që Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja të shmangen në çdo informacion.
Nga ana tjetër, sulmohen dhe prokurorët që hetuan çështjen, megjithëse tashmë gjithçka është në duart e Altin Dumanit.
Sot u përsërit lajmi i nëntorit. I përsëritur më pas në janar apo në shkurt për hetime ndaj Arben Ahmetajt, apo i përsëritur pak ditë më parë pas një kontrolli në shtëpinë e bashkëjetueses së tij.
Por ricklimi i hetimit të Arben Ahmetajt është si ajo dardha që e ka bishtin mbrapa.
Të gjithë e dinë tashmë se Arben Ahmetaj po hetohet. Të gjithë e dinë përplasjen e tij me “Top Channel” dhe mediat e paguara nga inceneratorët.
Publikisht e dëgjuan të gjithë argumentin dhe gjithçka për Edi Ramën dhe dje, që doli raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e “nxinte” qeverinë shqiptare, për më tepër theksonte se media dhe gazetarë ishin paguar nga kompanitë, të cilat po hetoheshin për mashtrim dhe korrupsion, që janë kompanitë e inceneratorëve, rikthehet historia e "tigrit".

Një "tigër" për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kështu mund të përkthehet sërish riciklimi i lajmit ndaj Arben Ahmetajt se po hetohet.
Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që nga nëntori i vitit të shkuar që Arben Ahmetaj është nën hetim.
Nuk ka njeri që nuk e di që dokumentet në SPAK në muajin janar të Klodian Zotos, i nxori dhe i publikoi media e paguar dhe gazetarët e paguar nga Mirel Mërtiri, i cili kërkoi përjashtimin e prokurorëve të SPAK-ut, pasi ata e morën të pandehur dhe e quajtën “truri” i inceneratorëve.
Tani jemi te raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe për të zbutur të gjithë zhurmën e madhe mediatike dhe skandalin që po pëlciste nga një raport, i cili nxinte qeverinë, rikthehet historia te "tigri".
Arrestohet sot, arrestohet nesër. U hetua dje, u hetua sot. SPAK-u këtë punë ka. Ka tri vjet që heton inceneratorin e Elbasanit, të Fierit, të Tiranës. Mirel Mërtiri është në kërkim, Stela Gugallja në kërkim, Klodian Zoto në kërkim, të tre zbatuesit e skemës janë zhdukur.

Për më tepër Mirel Mërtiri dirigjon propagandë mediatike dhe paguan ende media nëpërmjet kompanive të inceneratorëve. Dhe tani këto media të paguara nga inceneratorët, për të hequr vëmendjen nga raporti i DASH-it na hedhin në fushën e kurbanit politik, “tigri”, a thua se për çdo skandal, çdo vjedhje dhe çdo abuzim do të hedhin një "tigër" të radhës.
Sot është Arben Ahmetaj, nesër mund të jetë dhe Olta Xhaçka, e cila duket se nuk i ka dhe aq mirë punët me SPAK-un.
Prandaj dhe sot u riciklua lajmi për hetimin që po i bëhet Arben Ahmetajt dhe tri akuzat që mund të ngrihen ndaj tij, të cilat mund të çojnë dhe në arrestimin e tij pas hetimit, por asnjë nga mediat nuk e ka bërë këtë qëllimisht për të bërë një lajm apo për të nxitur SPAK-un të hetojë deri në fund shkeljet apo abuzimet e Arben Ahmetajt, jo.
“Tigri” u hodh në sulmin politik dhe mediatik për të mbuluar raportin e DASH-it, që akuzonte qeverinë shqiptare për korrupsion, institucionet e saj dhe tashmë na duhet një "tigër" për t’u bërë kurban për raportin e DASH-it./ CNA
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme ...
Deputeti i PD-së dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës, ...
Dikujt mund t’i duket qesharake, dikujt e pabesueshme, dik...
Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetër...
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi si çështje të mbyllur do...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Sot për herë të parë, shqiptarët u njohën me një shkresë q...
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Eduard Zaloshnja dje ka publikuar sondazhin e tij të radhë...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rr...
Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në kar...
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Shumë personazhe, të cilët qëndrojnë në krah të Lulzim Bas...
Kjo foto vlen sa për një mijë fjalë. Ndoshta komenti do të...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje ...
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...