Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Channel”, ka përgatitur një “Top Story” nga Grida Duma, e cila la mandatin e deputetes për rrogën e moderatores në “Top Channel”, ku na ka thënë se inceneratorët janë shumë të mirë dhe jetojmë shumë të lumtur mes tyre, pavarësisht se shqiptarëve të varfër, landfilli i Tiranës bashkë me inceneratorin mund t’u kushtojë, sipas gazetarit Klodian Tomorri, me të ardhura 1.2 miliardë dollarë, ndërsa kemi dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit, që nuk funksionojnë apo që janë me kosto shumë të larta, të cilat kanë shkuar rreth 60 milionë dollarë bashkë me TVSH.
Tani t’i shohim një nga një faktet pse ishte një shantazh ndaj prokurorëve dhe një “fake news” i plotë.

Së pari, administratori Farudin Arapi, që ka në administrim inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, gënjeu.
Ai tha se ka kushtuar 32 milionë euro. Nuk është e vërtetë. Ka kushtuar shumë më tepër dhe, tjetra, inceneratori i Fierit duhet të kishte përfunduar disa vite më parë, sot jemi në vitin 2023 e inceneratori i Fierit nuk punon, është jashtë funksionit dhe ka persona të akuzuar në SPAK për korrupsion. Çështja është në gjykatë dhe Arapi një pensionist në punë ende po sillet si menaxher në shërbim të pronarëve të inceneratorëve dhe për këtë ai duhet hetuar.
0
Së dyti, një zëvendësministre e Rilindjes, Ornela Çuçi, e cila foli se sa të mirë ishin inceneratorët. Patjetër ish-zëvendësministrja e Edi Ramës, e cila u emërua në vitin 2017, duket se është në konflikt të pastër interesi dhe po bën avokati publike dhe politike.
Nuk e dimë a është paguar nga paratë e inceneratorëve dhe nga cili incenerator, nga i Fierit, Elbasanit apo i Tiranës.

Së treti, Saimir Vishaj, i cili fliste në rolin e avokatit dhe thoshte se nuk mundet që partitë politike të denoncojnë inceneratorët. Patjetër që munden. Korrupsionin e denoncon opozita, SPAK-u heton dhe nëse ka akuza i çon përpara gjykatës.
Kështu ka ndodhur. Janë përpara gjykatës, të akuzuar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit: Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe “truri” i tyre, Mirel Mërtiri, të cilët kanë lidhje të forta edhe me inceneratorin e Tiranës.

Së katërti, Ylli Manjani nuk zhgënjen kurrë. Një socialist i thekur, që nuk pranoi të ishte rilindas, ministër i Ramës, shkoi te LSI-ja pasi Rama e la jashtë listave, por tani bën rolin e opozitarit, i cili është në konflikt të pastër interesi.
Ai është mik i ngushtë i Lefter Kokës dhe tha se nuk kanë të provuar akuzat për Lefter Kokën.
Në fakt, nga të gjitha procedurat e SPAK-ut, nga të gjitha përgjimet e gjetura dhe nga provat, kanë dalë kompani që shisnin e blinin sheqer dhe më pas faturonin çimento apo punonjës të firmave të Lefter Kokës dhe familjarëve të tij, pa folur këtu për ndonjë pazar të mundshëm për të shpëtuar të tjerë në këtë histori.

Së pesti, TOP-i dhe vetë Grida Duma apo i duhet lënë Top-it si ortak dhe Lorit që shkon në Vjene? Grida gjoja ka bërë rolin e gazetares, por duket që ishte në rolin e avokates së inceneratorëve duke moderuar edhe një shantazh publik ndaj SPAK-ut.
Në fakt, "Top Story" drejtuar dikur nga ai që TOP-i e quajti gjobaxhi ka qene në shërbim të Mirelit dhe kompanisë të inceneratorit të Tiranës, se ndryshoi moderatori nuk do ndryshonte qëllimin.
Për Lorin, Mirelin, Vjollcën dhe autorin e akuzuar si gjobaxhi ka fakte të tjera që ska Tigër, Mirel, Klodi, Gridë, Lori, Vjollcë apo Lali e Luli, me Monë e Sali që i ndal.

Së gjashti, është administratori i kompanisë, i cili për të dytën herë del publikisht dhe gënjen duke thënë se nuk ka lidhje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe njerëzit e tij që e kanë emëruar, si Ciaffaglione.
Ndërsa CNA ka treguar sot me dokumente dhe fakte se Mirel Mërtiri, i njohur si truri i inceneratorëve sipas SPAK, është paguar dhe vazhdon të paguhet nga kompania “Geogenix” edhe pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Thotë se nuk ka lidhje me Klodian Zoton, ndërkohë që Klodian Zoto është themeluesi i kompanisë të inceneratorit të Tiranës, thotë se nuk ka lidhje me personat në kërkim, ndërkohë që Giuseppe Ciaffaglione, aksioner me 30% dhe ish-administrator i landfillit të Tiranës, është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kompania “Geogenix” po i paguan gjyqin në Itali.
Këto janë pak nga faktet, për një emision me porosi të gënjeshtërt, prodhuar në “Top Channel”, televizion në ortakëri me njerëzit e inceneratorëve, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konflikt i pastër interesi, pasi kanë bërë emision për njerzit që i kanë ortakë ose i paguajnë për këto emisione.
Televizioni që ka marrë qindra mijëra euro muajt e shkuar nga inceneratorët 0është e provuar ortakëria me inceneratorë dhe avokatia që “Top Channel”, një televizion kombëtar, po u bën inceneratorëve. Një televizion kombëtar që mbron një aktivitet, ku janë arrestuar 30 veta. Ky televizion, që disa javë më parë ishte opozita më e madhe, sot është kthyer në “Big Brother”-in e inceneratorëve./ CNA.al
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tre...
Në një dalje të tij mediatike, administratori i landfi...
Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdori...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e fami...
Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bash...
Qytetarja Silë Ziu është drejtuar në emisionin “Stop” në T...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Kla...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA publikoi sot shifrat që tregonin se në të paktën 5 vit...
Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energ...
Pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop në Tv K...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...
Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në land...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...