LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht shqiptarët

3 Prill 2023, 11:42, Denoncim CNA
Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht
Foto ilustruese

Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SVP”, mëma e së cilës quhet “Geogenix”, pasi ka ndryshuar emrin në kompaninë e saj në Holandë, ka bërë një reagim publik pas disa shkrimeve në media apo edhe reagimeve politike nga ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kandidatit për kryetar bashkie për Tiranën, z.Belind Këlliçi.

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Deklarata vjen sapo politika nxjerr dokumente, fakte dhe akuza të forta ndaj kësaj kompanie dhe kontratës koncensionare të firmosur nga qeveria shqiptare.

Janë tri kontrata koncensionare që fillojnë në Elbasan me Stela Gugallen, bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit, ky  fundit i quajtur dhe “truri” i inceneratorëve nga SPAK-u.

Shkon në Fier te Klodian Zoto, edhe ky shkon sa në Fier sa në Elbasan, gjithashtu ka marrë dhe një kontratë për landfillin e Vlorës dhe vijmë në Tiranë me disa aksionerë të rinj italianë, në kompaninë “Integrated Energy BV SVP”, e cila ka firmosur një kontratë koncensionare 430 milionë euro me shtetin shqiptar dhe me një xhiro e një fitim të paimagjinueshëm. 

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton që deri në mesin e vitit 2021 kompania të ketë një xhiro prej 50-60 milionë eurosh, sipas të gjitha të dhënave nga burimet zyrtare brenda kompanisë. Një fitim i realizuar për vitin 2022, prej rreth 500 mijë euro në muaj, sipas të njëjtave burime. Të dielën një ditë pas 1 prillit,  kompania reagoi duke theksuar se akuzat ndaj ineceneratorit të Tiranës, ndaj landfillit të Tiranës, ishin politike, të bëra nga Monika, nga mediat e saj, nga Belind Këlliçi e kështu me radhë.

Në fakt, e vërteta është një dhe vetëm një, ka një kontratë koncensionare që po hetohet nga SPAK-u. Po quhet aferë korruptive, ka persona nën arrest, në burg për Fierin dhe për Elbasanin, ku është provuar me dokumente që është bërë evazion fiskal.

Është provuar me dokumente se si ka bërë korrupsion një ministër, apo sekretari i përgjithshëm i një ministrie, babai i të cilit ishte strehuar tek inceneratori i Tiranës. Ka dy administratorë te kompania e inceneratorit të Tiranës, njëri në kërkim e tjetri në arrest shtëpie, njëri prej të cilëve është dhe aksioner i kompanisë.

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Këto kompania nuk i përmend, por fton njerëzit të shikojnë malin me plehra në inceneratorin e munguar të Tiranës. Në fakt edhe në investimet e kryera në Elbasan edhe në Fier, kanë shfaqur problematika. Inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit dhe gjatë gjithë kohës pretendohet se është në remont.

Ndërkohë që duhen të paktën rreth dy milionë euro në vit që ai të funksionojë. E papërballueshme për buxhetin e Bashkisë së Elbasanit.

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht
Foto i ilustruese

Inceneratori i Fierit, i cili pretendohet se ka përfunduar që në pranverë të vitit 2021 ende sot në prill të 2023-shit nuk është vënë në punë, ndërsa për Tiranën ka të tjera fakte, të cilat po i çohen ditë pas dite SPAK-ut, por edhe dokumentet e publikuara nga njerëzit e politikës, por edhe media që kryqëzojnë dhe akuzojnë për korrupsion zyrtarët e shtetit shqiptar.

Dokumenti, kompania e inceneratorit të Tiranës po gënjen

Por sot po sjellim një dokument ku tregohet se si ka gënjyer dje publikisht kompania e inceneratorit të Tiranës në dy postimet e saj si reagime ndaj Belind Këlliçit dhe Monika Kryemadhit.

Deklarata e kompanisë së inceneratorit që ende nuk ka shpjeguar pse ka paguar miliona euro për reklama në media kur ka qenë kompani kaq e ndershme dhe monopoliste, mjafton të hapte dyert, tani na thotë se ka kryer investime kolosale.

Sipas të dhënave të publikuara prej saj, kompania ka investuar 32 milionë euro.

Kjo është një gënjeshtër. Sepse sipas një dokumenti të dhjetorit të vitit 2022, rezulton se kompania në një dokument zyrtar të saj, thotë se ka investuar vetëm 22 milionë euro.

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht

Pra, nga firmosja e kontratës në gusht të 2017-ës deri në dhjetor të 2022-shit, më shumë se 5 vite, kompania ka investuar 22 milionë euro sipas shkresës së saj, vetëm nga qeveria ka marrë dyfishin e vlerës që ka investuar. 

Dokumenti e thotë qartazi. Ndërsa dje në postim thanë se kanë investuar 32 milionë euro.

Në tre muaj investuan 10 milionë euro apo gënjyen? Dyfishin e kësaj shume e kanë investuar në më shumë se 5 vite?

Llogaria nuk del, pra është një gënjeshtër e thjeshtë.

Shkojmë më tej, te një tjetër fakt.

Kompania pretendon se përpunon rreth 800 ton, ndërsa në dokumentin që ne kemi siguruar flitet në deklarimet e kompanisë se ajo përpunon rreth 1200 ton mbetje në ditë.

Duke rritur sasinë shtohen dhe paratë. A po fshihen të ardhurat?

Pra, kemi të bëjmë me dy të dhëna, të deklaruara vetë nga kompania, të cilat nuk janë të sakta.

1.Shuma e investimit

2.Sasia e mbetjeve që përpunohet

Kompania ose po gënjen publikun ose po gënjen shtetin ose po gënjen bashkëpunëtorët e saj, ku po merr kredi miliona euro për të bërë investimin.

Dokumentet dhe postimi janë të bëra nga veta kompania. Të dyja të publikuara prej saj, të dyja me të dhëna dhe shifra të ndryshme./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga