Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një rast skandali dhe korrupsioni që tregon hapur se afera e inceneratorëve do të vazhdojë të gllabërojë miliona euro dhe me kriminalja është se me këto miliona euro të taksave të shqiptarëve të varfër po përdoren nga kompanitë e inceneratorëve për t’u mbrojtur përballë akuzave që ata kanë në lidhje me inceneratorin e Tiranës, por ndoshta dhe akuza të tjera të ngritura lidhur me Fierin, Elbasanin, ku truri i tyre, sipas SPAK-ut, është Mirel Mërtiri.
CNA ka mundur të zbulojë një dokument, ku tregon se në Itali po zhvilohet një proces gjyqësor për ekstradimin e një prej aksionerëve dhe administratorit kryesor të kompanisë të inceneratorit në Tiranë, “Integrated Energy BV SPV” në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK-u dhe kërkesën për esktradimin e këtij të fundit.

Ciaffaglione është akuzuar nga SPAK-u, pasi u provua që babai i Alqi Bllakos (nën arrest), ishte punësuar te landifilli i Tiranës nga kompania, e cila ka kontratën koncesionare në shkëmbim të favoreve korruptive pasi Alqi Bllako, ishte njeriu që si Sekretar i Përgjithshëm kishte firmosur dy ndërtimet e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit për llogari të Stela Gugalles dhe Klodian Zotos në lidhje me Mirel Mërtirin si dhe landfillin e Tiranës.
Ciaffaglione pas kërkesës për ekstradim nga Italia, ka bërë kërkesë në Gjykatë, procedura ka filluar, është zhvilluar një seancë, janë zhvilluar dy, por ajo që bie në sy dhe më skandalozja është fakti se kompania e inceneratorit të Tiranës, e cila është “Geogenix”, mëma, ndërsa e bija quhet “Intergrated Energy BV SPV”, pasi kompania mëmë ka ndryshuar emrin, po paguan gjyqet e Ciaffaglione-s me paratë e taksave të shqiptarëve.

Kompania që ka inceneratorin e Tiranës, mëma e së cilës ndodhet në Holandë, vazhdon të paguhet nga qeveria shqiptare, të ardhurat shkojnë për tu mbrojtur nga akuzat.
Sipas dokumenteve të siguara nga CNA, kjo kompani po paguan shpenzimet gjyqësore të Giuseppe Ciaffaglione-s (në arrati) në Itali, tregohet qartë pagesa e studios ligjore nga Geogenix për mbrotjen e aksionerit dhe ish-administratorit të kompanisë që menaxhon Landfillin e Sharrës.
Ende nuk ka detaje për pagesat që po bëhen për studiot ligjore në Tiranë, për avokatët e Mirel Mërtirit, Stela Gugallës, Zotos dhe strukturën tjetër në akuzë nga SPAK-u, por jemi përballë fakteve, Giuseppe Ciaffaglione ndodhet i akuzuar nga SPAK në proces në gjykatën e italiane, sipas dokumentit të publikuar më sipër.
Dokumenti tregon se ai ndodhet në një proces gjyqësor për t’u ekstraduar në Shqipëri dhe fatura e prerë nga studio ligjore në kokë tregon kompaninë “Geogenix”, e cila është vetë kompania ku Ciaffaglione është aksioner tashmë me 19.99% të aksioneve.

Pak kohë më parë ai ishte me 100% të tyre, të cilat i ka shitur dhe ka ndryshuar aksionerët, ndërsa në regjistrin themeltar figuron se personi i parë i kompanisë ka qenë Klodian Zoto, më pas janë përfshirë Ernesto Graneli, Giuseppe Ciaffaglione dhe disa persona të tjerë që tashmë pas ndryshimit të ligjit për publikimin e aksionerëve të kompanive të huaja që ndodhen në “guacka” edhe në Shqipëri janë regjistruar dhe emrat e tjerë të këtyre personave.
Fillimisht kompania quhej “Integrated Energy”, u pretendua se ishte një kompani holandeze me eksperiencë, në fakt ishte një kompani ku njerëzit e inceneratorëve kishin shtrirë këmbët e tyre deri në Holandë dhe ku lidhjet e Stela Gugalles, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, i cili është quajtur dhe “truri” i inceneratorëve, shkonin nga Tirana, në Maltë, në Bullgari dhe deri në Holandë, një kompani, e cila erdhi në Shqipëri me emrin “Interagted Energy” dhe tani quhet “Geogenix”.
Kjo kompani ka nën akuzë dy nga administratorët, Arjola Kodrën, me arrest shtëpie, dhe Giuseppe Ciaffaglione, i cili u largua nga Shqipëria në momentin e ngritjes së akuzave nga SPAK-u dhe tashmë ndodhet në proces ekstradimi në Itali.

Nga ana tjetër dokumenti më sipër na tregon se kjo kompani merr para nga shteti shqiptar dhe nga paratë që merr paguan proceset gjyqësore. Qeveria shqiptare paguan Landfillin e Tiranës, kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila ka për mëmë kompaninë “Geogenix” dhe kjo e fundit paguan gjyqet e administratorëve dhe aksionerëve të saj që po ndodhen në proces ekstradimi në Itali.
CNA po investigon në lidhje me këtë kompani, aksionerët e saj dhe personat e tjerë të përfshirë, ku midis tyre ka dhe gazetarë, të cilët janë dokumentuar dhe provuar se kanë kryer takime me “trurin” e inceneratorëve, Mirel Mërtirin, dhe persona të tjerë që kanë mundur të gllabërojnë median në Shqipëri, dhe të ushtrojnë propagandë kundër SPAK-ut, kundër hetimeve duke paguar sërish miliona, të cilat kanë si burim të ardhurat nga taksat e shqiptarëve të varfër, që kanë shkuar për ndërtimin e tre inceneratorëve.
Njëri prej tyre ka një kosto kolosale dhe ka ngelur në remont që është ai i Elbasanit, ai i Fierit ende i pa vënë në punë dhe së fundmi inceneratori i Tiranës që nuk ekziston./CNA
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, G...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidenc...
Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar situatën e ujit ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...