Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi italian, të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.
Gabriele Tarroni Longinotti është ish-ortaku i Alberto Presezzit, ky i fundit ortak në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, si dhe administrator dhe pronar i Shoqërisë "Bruno Presezzi".
Longinotti ka dëshmuar se Presezzi ka blerë në në qytetin e Kostancës në Rumani një incinerator gjysmë automatik të dorës së dytë.
Sipas dëshmisë së italianit për emisionin “Piranjat”, Rumania kishte kërkuar ta çmontonte këtë incenerator pasi i shkaktonte shumë shpenzime.
“Kompania italiane, ka blerë një incenerator gjysëm automatik, në qytetin e Kostancës në Rumani. Në dorë të dytë. U kontaktuan nga bashkia e Konstancës për të shkrirë një incenerator të përdorur gjysmëautomatik. Të cilin qyteti rumun e kishte instaluar, por ishin më shumë shpenzime se sa fitime. Prandaj u çmontua, dhe kompania italiane u pagua nga bashkia e Konstancës me 75 mijë euro… pra, i kanë paguar për të çmontuar”, është shprehur ai.
Pas riparimit, shtetasi italian pretendon se Presezzi tentoi ta shiste inceneratorin në Zimbabve, por qeveria e Zimbabvesë e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe refuzoi ta blejë.
Ai theksoi se pikërisht në këtë moment hyn në lojë Shqipëria, e cila u interesua për të blerë inceneratorin.
"Çfarë ndodh? Në mënyrë të habitshme, ky incenerator, që edhe në Afrikë u refuzua, dhe për më tepër ishte bërë një padi ndërkombëtare ndaj këtyre personave, u ble për qindra miliona euro nga qeveria shqiptare. Dhe pastaj, personi që kam njohur dhe i kam folur dy herë, është kryetari i bashkisë Tiranë, ky djalë i ri që shfaqet shpesh në televizion, dhe me të cilin kam folur personalisht, jemi përshëndetur", deklaroi ai.
Sipas Gabriele Tarroni Longinottit, në këtë proces është përfshirë kryebashkiaku Veliaj.
"Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kënaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashtë euro, askush në botë nuk mund ta konstestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysëmbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet", nënvizoi më tej Gabriele Tarroni Longinotti?.
Ai pretendoi se kanë qenë iranianët të cilët financuan tek inceneratorët.
“Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vërtetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanitë e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi”, deklaroi Gabriele Tarroni Longinotti./ CNA.al
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidenc...
Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar situatën e ujit ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” u vendos gjoba bizneseve duke përdorur skenare s...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...