“Myk, lagështirë, ushqime të prishura”/ Ku qëndrojnë dhe çfarë hanë personat me aftësi ndryshe në Vlorë
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...

Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kishte një tokë arë 5 mijë m2, të cilën ia shiti Llazar Shytit, për 13 milionë Lekë. Kontratën e bëri te noterja Anila Haxhiu në 21 Shtator 2022.
Por nga 13 milionë Lekë mori vetëm 8 milionë dhe kur të bëhej kalimi i pronësisë, do të merrte edhe 5 milionët e tjera. Dritani thotë se në vend të Llazarit i erdhi në zyrë i biri, Dilaver Shyti, kryetar i Njësisë Administrative Dërmenas.
“Kam një problem për një shitje prone që kemi bërë me notere Anila Haxhiu. Në zyrë muhabetin për shitjen e tokës e kam bërë me Dilaver Shytin. Ky është kryetari i komunës në Dërmenas. Më dha 8 milionë Lekë ky Dilaver Shyti”, tha denoncuesi.
Por pas 8 muajsh, akoma nuk ka marrë paratë edhe pse blerësi pretendon se ia ka kaluar noteres.
“Unë tokën ia kam dhënë. Ky më thotë mua që noterja ka humbur certifikatën e tokës që ia kam dorëzuar unë brenda te zyra e saj. Vete te zonja dhe më thotë, po, nuk e gjej dot, s’po e bëj dot. Ky muhabet vazhdon edhe sot. Pronën e dhashë dhe lekët unë nuk i kam marrë akoma. Se ku kanë ngelur këto lekë unë nuk e di”, tha denoncuesi.
Denoncuesi shkon të bisedojë personalisht me Dilaver Shytin për këtë problematikë. Ndërsa ky i fundit i kërkon llogari bashkëshortit të noteres që të kalojë paratë.
Qytetari: O Dilaver, çfarë po bëhet për atë muhabetin tim?
Kryetari Dilaver Shyti: I ka kaluar që pardje.
Qytetari: Pardje pashë unë, s’ishte.
Kryetari Dilaver Shyti: Po do kohë ajo, se merret nga banka qendrore, merret konfirmimi, kalon pastaj.
Kryetari Dilaver Shyti: Ja ore, një minutë! Mbrëmë më tha, që i ka kaluar. Alo? O Ilir (ish-bashkëshorti i noteres), ore se më erdhi ky Harapi këtu ore. A më the, që ia kalove lekët? O Ilir? Po s’i kanë vajtur ore! Epo mirë ore dakord, po ik prapë shikoje atje! A të kam vlla!
Kryetari Dilaver Shyti: I kam kaluar, tha ai.
Qytetari: Ore i ka çuar gjë, se pres edhe 10 ditë unë, se prita 8 muaj.
Kryetari Dilaver Shyti: Ore m’u betua për çunat, që i kam çuar, tha.
Qytetari: Të ktheu përgjigje ai ty?
Kryetari Dilaver Shyti: I kam çuar tha, për kokë të çunit.
Qytetari: Është e sigurt, mos të…?
Kryetari Dilaver Shyti: E sigurtë o vlla, se… O vlla, jo Flamuri ore, ore për këtë ore….
Qytetari: Dritan Harapi,- thuaji ore!
Kryetari Dilaver Shyti: Dritan Harapi, o shoku. E Llazit (babait të kryetarit), Llazit që i humbi hipoteka. O vëlla, po për këtë po të them unë, jo për atë Flamurin, ore. O po ma shiko një çikë, të lutem lidhu me Anilën! Hajde vëlla!
Qytetari: Tashi ça do bëj unë?
Kryetari Dilaver Shyti: Tani do presësh javës tjetër të marrësh lekët.
Qytetari: O Dilo, se vajti 8 muaj, po më telendis. Po ja pra, shiko çfarë më the ti, i ka kaluar. Tashi thotë, ia ka kaluar një tjetri.
Kryetari Dilaver Shyti: Po m’u betua ore! Dhe mbrëmë ishim bashkë, ia hodha Dilo, tha, pa merak!
Qytetari: Tashi ia ka hedh tjetrit ai.
Kryetari Dilaver Shyti: Jo, jo është Flamur Harapi ai.
Rrugës del edhe një falsifikim.
Kryetari Dilaver Shyti: Dëgjo tani cikë ti vëlla, do ta bënte ndryshimin ajo. Të bënim një letër false, që t’i merrje lekët. Unë i thashë bëj çfarë të duash, dua, që t’i kalojnë lekët. Nuk e dua tokën!
Qytetari: Po vetëm tek unë ky problem? Kunata, vjehrra…
Kryetari Dilaver Shyti: Po doli certifikata.
Kryetari Dilaver Shyti: Eh, më i këputuri. Në darkë do vete vetë. Javës tjetër do t’i hedhë, se s’bën.
Gazetarja bisedon me blerësin dhe ky i fundit telefon direkt bashkëshortin e noteres Ilirjan Ymeri. Ky i fundit thotë se i ka kaluar paratë.
“Unë ia kam mbyllur lekët këtij. Ia kam mbyllur në numrin e llogarisë së noteres. Me daljen e certifikatës në emrin e babait tim, zotëria merr lekët nga noterja”, tha Shyti.
Në këto kushte “Stop” shkoi te zyra e noteres Anila Haxhiu. Në fillim ajo mohon identitetin e saj. Noterja po ashtu refuzon të japë shpjegime, përdor dhunë verbale dhe fizike me gazetaren e emisionit Stop dhe njofton policinë. Haxhiu fillimisht tentoi të nxjerrë me dhunë gazetaren nga zyra noteriale. Por çuditërisht, prapë me dhunë, e kyç brenda duke mbajtur peng një person.
Anila Haxhiu: Jo nuk është Anila.
Gazetarja: Po ku mund ta gjejmë?
Anila Haxhiu: A mund të dalësh pak jashtë të lutem një moment.
Gazetarja: Mos më gënje, nëse je Anila…
Anila Haxhiu: Po ç’të duhet ty?
Gazetarja: Më duhet, jam gazetarja, e drejta e informimit, neni 4. Keni bërë një kontratë noteriale…Pse nuk ia keni dhënë diferencën.
Anila Haxhiu: O zonjë, të marr pak policinë të dalësh pak.
Gazetarja: Merre policinë, është e drejta jote. Keni një kontratë shitjeje mes dy palëve dhe shuma e likujdimit ka qenë 13 milionë e 449. Zotërisë i janë dhënë 8 milionë e ca dhe duhet t’i kthehet një shumë tjetër 5 milionë e 49 mijë lekë. Sapo pyeta palën tjetër, tha që i ka në llogari noterja.
Anila Haxhiu telefonon policinë: Dikush futet pa dëshirë në zyrë.
Gazetarja: Jo dikush, është emisioni Stop dhe jo pa dëshirë, është e drejta e informimit.
Anila Haxhiu: Të lutem më duhet mbështetja juaj tani.
Gazetarja: Ndërkohë që vjen policia a mund të më sqaroni pak pse i mbani lekët qytetarit?
Anila Haxhiu: Do bëj kallëzim për këtë zonjë. Mund të dilni të gjithë jashtë. Mund të dalësh pak jashtë. Presim këtu policinë.
Gazetarja: Mos më prek. Pse më prek? Mos më prek.
Tenton të mbyllë derën dhe lë gazetaren brenda
Gazetarja: Kjo është noterja. Nuk ke pse e mbyll ti.
Gazetarja: Miq të Stopit këtu ndodhemi tek zyra noteriale e noteres Anila Haxhiu e cila nuk e di ça ka bërë, por na ka marrë peng, na ka mbyllur brenda. Kamera e ka fokusuar që më ka mbyllur pa të drejtë. Hape derën se po mban peng një person.
Anila Haxhiu: Peng do të të mbaj.
Gazetarja: 5 milionët i mbajte peng.
Gazetarja: Duhet t’i ktheje brenda 24 orëve. Po më mban dhe mua peng. E presim jashtë policinë se nuk iki pa merak.
Pasi noterja kthjellohet dhe liron gazetaren e emisionit “Stop” në moment vjen një person që rezulton se është burri i noteres, Ilirjan Ymeri ku godet pas shpine në pjesën e kokës, operatorin e emisionit “Stop”, Igli Zela. Pastaj i vërsulet gazetares së “Stop” e cila në ato momente po mbante në dorë aktin noterial si dhe celularin. Ky i fundit e nxjerr inatin me celularin duke e thyer. Pas grupit të xhirimit nuk mjaftohet me kaq, por dhunon edhe denoncuesin që solli rastin në “Stop”.
Gazetarja: Të lutem mos më prek.
Ilirjan Ymeri e godet dhe thyen celularin e gazetares.
Ilirjan Ymeri dhunon edhe denoncuesin.
Gazetarja: Siç e shihni vjen një qytetar, i paidentifikuar, ai personi me bluzen vishnje dhe dhunon grupin e xhirimit të emisionit “Stop” dhe qytetarin. Policia dy sekonda. Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”. Është rrezikuar grupimi i xhirimit.
Polici: Ejani me mua sepse ka marrë ajo në telefon, nuk e di çfarë problemi ka.
Gazetarja: Për çfarë ka marrë në telefon, që më mbylli mua brenda dhe doli përjashtë që erdhi bashkëshorti i saj dhe dhunoi grupin e xhirimit?
Gazetarja: Për çar të vij në komisariat tani?
Polici: Sepse ka pretendime ndaj jush. Pse nuk bëni kallëzim?
Gazetarja: Po re do vij ta bëj./ tvklan
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” u vendos gjoba bizneseve duke përdorur skenare s...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
Prej kohësh CNA ka raportuar se njerëzit e incenerator...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
Në 23 Shkurt emisioni Stop në Tv Klan transmetoi se si For...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...