Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm atë që ai e quan skandal me ligjin për Akademinë e Shkencave.
Fuga ka analizuar sjelljen e dy deputetëve të PS-së në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias, ku është diskutuar 3 ditë më parë ndryshimi për ligjin për Akademinë e Shkencave.
Ai thotë se përveçse këtë gjë po tentojnë ta bëjë pas kurrizit të akademikëve, deputetët socialistë po sillen çuditshëm.
Akademiku shprehet se në momentin që deputetja e PD-së, Ina Zhupa bën pyetje për ndryshimet, deputeti Petro Koçi mbyll mbledhjen me pretendimin se "nuk është numri i duhur" i deputetëve prezentë.
“Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një rregjistrim nga seanca e fundit në Komisionin e Edukimit dhe Medias në Kuvendin e Shqipërisë!
Çfarë skandali!
Në kohën kur deputetja Ina Zhupa bën pyetjet që ajo mendon për të nxjerrë në pah aspekte të seancës dëgjimore, dy deputetët nismëtarë që në kundërshtim me rregulloren dhe Kodin e Sjelljes të deputetit po orvaten të ndryshojnë ligjin për Akademinë e Shkencave pas kurrizit të akademikëve, kanë një sjellje shumë të çuditshme!

Sapo duhet të nisnin përgjigjet e atyre që ishin thirrur për raportim, deputeti Petro Koçi, nismëtar i këtyre ndryshimeve pa pyetur fare për mendimin e akademikëve kujtohet të thotë se mbledhja duhet të mbyllet sepse "nuk është numri i duhur" i deputetëve prezent! A thua se deri atëherë kishte qenë kuorumi!!!
E "mbyll" në kokë të tij, ikën, e mbyll mbledhjen pa u hedhur në votë dhe pa pyetur kryetaren! Dhe pa pritur vendimin e kryetares të komisionit "përplas derën" dhe ikën! Pa propozuar madje as një vazhdim të saj në një moment të dytë! Në vend të kërkonte që të vinin deputetët e larguar! Kaq lehtë mund të sillet një deputet që ka përgjegjësi përpara nesh?”, shkruan ai.
Më tej, akademiku thotë se deputeti socialist Ismet Beqiraj është në konflikt të hapur interesi dhe duhet të mënjanohet nga çdo nismë a shqyrtim që ka të bëjë me Arsimin e Lartë dhe veçanërisht me Akademinë e Shkencave.
Për këtë kërkesë ai bazohet në një deklaratë të Beqirajt në mbledhje, ku shprehet se personat e thirrur në dëgjesë janë miqtë e tij dhe do të shkojë të pijë kafe me ta.
“Ndërkohë deputeti tjetër Ismet Beqiraj, nismëtari i parë i atakimit të ligjit në fuqi për Akademinë e Shkencave, në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit dhe Kodin Etik të deputetit, deklaron se po ikën të pijë kafe me ata që ishin thirrur për dëgjesë, duke shtuar se ata "burra" janë kolegët dhe miqtë e tij!

Mbahuni fort! As më shumë dhe as më pak, deklaron se ata për të cilët ai orvatet të ndryshojë ligjin ose të bëjë seanca dëgjimore janë: Miiiqtë e tij!
Në vend të deklarojë që meqë këta që kemi thirrur për dëgjesë janë miqtë, farefisi, kolegët e mi, unë po largohem dhe po qëndroj mënjanë kësaj gjëje! Jo, jo lufton për miqtë e vet sikurse deklaron me gojë e vet, me zë të plotë, pa iu dridhur syri fare!
Uaaaaa, e pabesueshmeeeeeee!
Hajde bëjmë ligje për miqtë, bashkëfshatarët, krushqit, komshinjtë taniiiiii! Është njësoj sikur t'i ve dhjetë një studenti që nuk ka mësuar, që është dru, gdhë, duke thirrur nga dritarja: Ikni mo, dua t'i ve dhjetë se është djali i shoferit të autobuzit me të cilin vij në fakultet!
Harron se ligji duhet të jetë si era që fryn pa e ditur se cilin prek, se cilën velë anijeje shtyn, se çfarë gjethesh të kalbura rrëzon në tokë Ligje për miqtë!!!
Deklarim i hapur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë i konfliktit të interesit! Për miqtë dhe kolegët e tij bën ligj ai?!
Unë shpresoj që kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, zonja Flutura Açka të kërkojë zbatimin e rregullores për këtë deklarim haptazi në kundërshtim me ligjin që më ka pataksur si qytetar! Pyetja ime për të është: Si mund të lejohen këto sjellje para syve tanë si qytetarë?
Si qytetar denoncoj këtë rast flagrant dhe si palë e interesuar kërkoj që ky deputet të mënjanohet nga çdo nismë a shqyrtim që ka të bëjë me Arsimin e Lartë dhe veçanërisht me Akademinë e Shkencave sepse deklaron se drejtuesit janë miqtë e tij!
A ka të drejtë deputeti të shkelë ligjin?! Shikoni se ç'bëhet me taksat tona! Pijini lëngun rregullores të Kuvendit tashti! Pijini lëngun edhe Kodit Etik të deputetit!
Lutem nëse bëni komente ruani etikën dhe pa përdorur asnjë fyerje, ndryshe jam i detyruar t'i heq ato komente fyese. Deputetët duhet t'i nderojmë se ata punojnë për ne! Ja një rast konkret! Shiheni, shiheni dhe pastaj gjykoni pa pasion! Çfarë skandalesh!”, nënvizon Fuga./ CNA.al
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidenc...
Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar situatën e ujit ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” u vendos gjoba bizneseve duke përdorur skenare s...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...