
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si “truri i inceneratorëve”, njeriu që ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri, të largohet nga vendi bashkë me bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, e cila akuzohet për korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit, si dhe Klodian Zoto, janë tre personat kryesorë në lidhje me këtë aferë.
Një ministër ndodhet në burg, sekretari i tij i Përgjithshëm dhe shumë zyrtarë të tjerë, por ka shpëtuar dhe qëndron i lirë Mirel Mërtiri, i cili mesa duket ka lidhje të forta me Policinë e Shtetit.
Persona të caktuar në uniformat blu duket se kanë lidhje me Mirel Mërtirin dhe u japin lehtësi, atij dhe personave të tjerë të lidhur me inceneratorët, që të shpëtojnë.
Kështu ka ndodhur me Klodian Zoton, i cili i ka ikur policisë, është kërkuar disa herë dhe nuk gjendet vendndodhja e tij.
Kështu ka ndodhur edhe me Stela Gugallen, e cila u largua nga Shqipëria pasi dyshohet nga SPAK-u se ishte në dijeni se ajo do të arrestohej. Kështu ndodhi edhe me shtetasin Mirel Mërtiri, i cili ishte nën hetim, por u mor i pandehur në muajin nëntor.

Ndërkohë që policia shqiptare nuk e di se ku ndodhet. Në fakt, Mirel Mërtiri duhej shpallur në kërkim ndërkombëtar që ditën e parë që u kërkua nga SPAK-u, sepse për atë dihej, mjafton që ishte jashtë Shqipërisë. Mjaftonte të hynin në sistemin TIMS dhe policia lehtësisht së bashku me oficerë të SPAK-ut do të zbulonin se Mirel Mërtiri ndodhej jashtë Shqipërisë.
Edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri i quajtur “truri i inceneratorëve”, shkon dhe tërheq leje residence në Holandë.
Kjo është një ngjarje që flet jo pak për lidhjet e forta që mund të ketë Mirel Mërtiri brenda Policisë së Shtetit, sepse asnjë nga njerëzit që kanë organizuar skemën e inceneratorëve, përfshi këtu Mirel Mërtirin, bashkëjetuesen e tij Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, nuk janë arrestuar nga unifromat blu, çka ngre shumë dyshime se kjo strukturë mund të jetë përfshirë në një skandal në lidhje me këtë çështje, pra me personat që në fakt janë njerëzit, të cilët kanë zbatuar skemën korruptive të inceneratorëve.
CNA ka sjellë dhe një foto të dokumentit të Holandës që e pajis shtetasin Mirel Mërtiri me leje rezidenti, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga SPAK dhe policia shqiptare si personi kryesor dhe truri i inceneratorëve që lidhet me një zinxhir kompanish nga Shqipëria, në Bullgari, Maltë, Holandë dhe deri në Zimbabve.

Të njëjta burime, saktësuan për CNA se Mirel Mërtiri e ka marrë dokumnetin siç theksuam në dhjetor të vitit 2022 dhe tashmë është rezident në shtetin e Holandës. Procedura ka zgjatur disa muaj dhe kompania "Geogenix" tashmë e ka pajisur drejtuesin e saj me leje rezidence në Holandë, ndërkohë që SPAK dhe policia shqiptare po e kërkojnë./ CNA.al
Kompanitë e "call center"-ave të lidhura me një ish-zyrtar...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku tregon p...
Artur Meçollari është shprehur se privatizimi i bazës deta...
Një projekt filloi në Durrës, një projekt në lidhje më një...
Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nis...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si truri i incenerator...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar ashpër pas shkarkim...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në At...
Në vijim të projektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë...
Presidenti Bajram Begaj ka publikuar fotot me dorën e ...
Rama kundër Top Channel Kryeministri Edi Rama, në një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, 164 mijë fëm...
SPAK ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në S...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pe...
Një ditë pas vendimit të marrë nga KQZ–ja në lidhje me...
Dhurata Thanasi Daneri, Snjezana Köpruner, Elki Shehu,...
Në orët e parë të mëngjesit është përfshirë nga flakët...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët lajmin se ...
Artan Lame është shkarkuar nga detyra, raporton CNA.al. La...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...