Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Dhurata Thanasi Daneri, Snjezana Köpruner, Elki Shehu, Mirjana Babic, Zagorka Blazevska, Marijana Gligoric janë shpallur Gratë Sipërmarrëse të vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor, në ceremoninë e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) mbrëmjen e djeshme, në 9 mars, në Tiranë.
“Dua të uroj të gjitha fitueset e mrekullueshme këtë mbrëmje. Ky është momenti i tyre, dua t’u them faleminderit të gjitha grave të tjera të biznesit, të nominuara ose jo, që i kanë hyrë një rruge pa kthim, drejt krijimit të një shoqërie me mundësi të barabarta, të fuqizuara nga gratë.
Është fakt se gratë në Ballkanin Perëndimor janë ende në pozita shumë më të pafavorshme sesa burrat. Vetëm 50% e tyre janë aktive në tregun e punës, krahasuar me 71% të burrave. 42% e grave në rajon janë të punësuara dhe nëse flasim për të rejat, kjo përqindje zbret në 15%.
Për më tepër, shumica e grave në rajonin tonë janë ende në karriera që tradicionalisht kanë paga më të ulëta – si shërbimet në industri, shitja me pakicë, ndërsa në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) ato zënë vetëm 14%. Prandaj, ne në RCC u siguruam që ta bëjmë fuqizimin e grave pjesë kryesore të agjendës sonë, të cilën po e realizojmë vazhdimisht.
Puna e palodhur, mendimi inovativ dhe angazhimi i palëkundur që ndihmon ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë tona të lulëzojnë janë arsyeja për të fuqizuar sipërmarrjen e grave në rajon. Nëpërmjet kësaj njohjeje, synimi i RCC-së është që t'u japë një mundësi promovimi grave që guxuan të thyejnë tavanin klasor të sipërmarrjes,” tha Pranvera Kastrati, drejtuese e komanduar e Departamentit të Programeve.
Pas zonjës Kastrati, fjalën e rastit në ceremoni e morën Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
RCC e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 dhe Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave për të promovuar gratë që kanë filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre dhe kanë kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës e të një tregu më të qëndrueshëm për gratë dhe burrat e tjerë në rajonin tonë.
Pikërisht katër vjet më parë në këtë datë, RCC nisi fushatën “NE”, që synon Fuqizimin e Grave në Sipërmarrje në Ballkanin Perëndimor. Filluam me promovimin, vazhduam me aktivitete të shumta konkrete, të prekshme, duke mbështetur bizneset e grave përmes granteve të vogla turistike, konkurseve si Balkathon, Regional Butterfly Innovation Award dhe Futurismo, inkurajimin e grave të reja për të zgjedhur karrierën STEM dhe në fund me krijimin e Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje, për fuqizimin ekonomik të grave në rajon, zgjerimin e partneriteteve mes tyre dhe mbajtjen gjallë të debatit për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, adresimin e sfidave dhe nevojat të tyre në të gjithë rajonin tonë dhe tregun e përbashkët./ CNA.al
Në orët e parë të mëngjesit është përfshirë nga flakët...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët lajmin se ...
Artan Lame është shkarkuar nga detyra, raporton CNA.al. La...
Forcat e policisë dhe BKH kanë rrethuar pasditën e sotme vil...
Ministria e Mbrojtjes ka pasur 1370 prona në inventarin e ...
Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi ...
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar 24-vjeçarin, Eklent...
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar në rrjetet sociale pas...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i ka vënë në dispozi...
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Arma...
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës, T...
AKU ka gjobitur 8 subjekte ku është konstatuar tregtim...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar...
8 marsi është një ditë e shënuar për të gjitha gratë. Edhe...
Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin, Fatmi...
Ish-ministri, Fatmir Mediu, nuk është paraqitur në sea...
Një ekip i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, së bashku ...
Ambasadorja Yuri Kim është shprehur se SHBA-ja është mbësh...
Një grup aktivistesh dhe anëtare të Lidhjes Demokratike të...
Ambasadorja Yuri Kim, gjatë një bashkëbisedimi me gratë dh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...