LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen pazaret e Lulzim Bashës me bosët e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri kandidati që do sfidojë Erion Veliajn?

9 Shtator 2021, 08:35, Politikë CNA

Skema e trajtimit të mbetjeve urbane, nëpërmjet inceneratorëve është një temë që CNA.al e ka trajtuar ditë pas dite, që nga data e parë që fillon ky skandal, i cili shkon në vlera 400 deri në 500 milionë euro, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të cilat u janë dhënë kompanive të lidhura zinxhir, me disa emra si Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, ky i fundit vetë dhe Klodian Zoto, një emër tjetër.

Skema e përfshirë në këtë skandal, i shumëdenoncuar në media. Disa prej tyre janë tërhequr, disa bëjnë propagandë për inceneratorët.

Opozita e cila në fakt ka pasur një qasje përtej banales në lidhje me këtë çështje, saqë është dukur si një ?gjobëvënie? në fakt, turpësisht sjellja e Opozitës në lidhje me inceneratorët.

22 milionë euro në Elbasan për një incenerator që ende nuk është marrë në dorëzim. 28 milion euro në Fier, për një incenerator i cili duhej të digjte plehrat, por zgjidhja ishte tu vihej flaka atyre.

128 milionë euro në Tiranë, ku nuk ka as incenerator, por thjeshtë landfilli po trajtohet nga një subject tjetër privat, I cili ka premtuar se do të bëjë ?çudira?. Një kompani offshore, e regjistruar në Hollandë, ku sërish dalin gjurmët e Klodian Zotos dhe rrjetit të tjj. (Lexo këtu)

Duket qartazi se Lulzim Basha ka një pazar me pronarët e koncesioneve të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.

Basha është njeriu që flet ?part-time?, për inceneratorët.

Dhe së fundi, një prej përfaqësuesve të inceneratorëve në PD, Gerti Bogdani, krahu i djathtë i Mirël Mërtirit, apo i majtë nëse do ta quajmë në takimet në Zimbabve, për interesa të biznesit të bosëve të inceneratorëve, është shpallur kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Qartazi, Lulzim Basha në këto vite të Opozitës, ka folur vetëm në një moment të caktuar, në mënyrë të plotë dhe me dokumenta, pasi mori nga media një tufë materialesh. Përfshirë edhe ato të CNA.al apo BIRN, që ka denoncuar thelbësisht këtë aferë.

Ka pasur edhe media të tjera, si TPZ apo Lapsi, që e kanë lënë rrugës.

Ka edhe telvizione si Top Channel, apo News 24, që i mbajnë ?ison?. Pra, që reklamojnë dhe marrin para reklamash.

Lista e atyre që financojnë inceneratorët dhe bosët e saj është e gjatë. Ndoshta në këtë listë, tashmë kemi dhe Lulzim Bashën.

Duket qartazi se Lulzim Basha është një nga bashkëpunëtorët dhe ?ortakët? e inceneratorëve.

Ai foli ?part-time?, në shtator. Foli disa ditë rrjesht, por u ndal. Megjithëse sipas informacioneve që ne kemi, Lulzim Basha ka pasur dokumentacione të plota dhe të tjera skandale, të cilat nuk i ka publikuar.

Pasi, Opozita, përtej atyre burimeve që ka media, kishte siguruar edhe materiale të tjera nga administrata shtetërore. Të cilat media e ka më të vështirë për t?i pasur në dispozicion, dhe për t?i publikuar.

Lulzim Basha foli, foli, foli dhe pastaj heshti. Dhe çështjen e inceneratorëve nuk e trajtoi më as në fushatë. Që është një skandal rreth 500 milionë euro, siç e përmendëm më lart.

Dhe tashmë pasi humbet, pasi rikap apo nuk e lëshon karrigen e kryetarit të PD-së, shpall Gerti Bogdanin kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Njeriun që është eksponenti kryesor dhe i vetmi i Opozitës, në krah të inceneratorëve. Në krah të Mirel Mërtirit, në krah të një afere që i ka mbyllur gojën Lulzim Bashës, por dhe shumë mediave.

Ka media kombëtare që financohen me dhjetëra apo qindra mijë euro në vit.

Ka media që filluan një betejë të vërtetë, për këtë abuzim me taksat e shqiptarëve. Ka një hetim në SPAK, ka kallëzime.

Por, shumica e mediave kanë zgjedhur të rrinë në qetësi. Të ?gëlltisin një lugë çorbë të prishur?, të cilën mesa duket e ka ?ngrënë? edhe Lulzim Basha dhe tani do ta ?vjellë? duke kandiduar një njeri që vetëm ka humbur, për Bashkinë e Tiranës.

Gerti Bogdani në 2009 u emërua nga Sali Berisha kryetar i FRPD-së. Dhe ishte aq i Zoti sa struktura e të rinjve demokratë pësoi ditët e saj më të zeza, për shkak të paaftësisë drejtuese dhe menaxhuese të Gerti Bogdanit. I cili më shumë sesa një kryetar apo drejtues ishte njeriu që nxiste konflikte, përçarje, derisa thuajse çoi në dyshime edhe ekzistencën e kësaj struktura të të rinjve demokratë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showMë shumë sesa politikani-biznesmen, ata që nuk e njohin, tashmë e kanë të qartë, përmes fotove dhe fakteve, njeriun që qëndron në krah të Mirel Mërtirit, me ministrin e Shëndetësisë, të arrestuar në Zimbabve për afera korruptive. Bogdani ndodhet në krah të tij. Në krah të Mirel Mërtirit, që shkon për interesa biznesi inceneratorësh, të cilët po gllabërojnë taksat e shqiptarëve, çdo ditë.

Dhe tani Lulzim Basha këtë person na e jep si alternativë për qytetarët e Tiranës.

Pra, Erion Veliaj do të ketë përballë tij përfaqësuesin e inceneratorëve.

Në fakt landfillin e Tiranës, e menaxhon Erion Veliaj.

Përfundimin e dinë të gjithë.

Gjithësesi qartazi duket se Lulzim Basha, përtej pazareve me bosët e inceneratorëve ka zgjedhur të ?kandidojë? Mirel Mërtirin ose përfaqësuesin apo shoqëruesin e tij për vendet afrikane, vetë se gara është për Bashkinë e Tiranës./CNA.al

Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve

Përfaqësuesi i inceneratorëve më i votuari në Kryesinë e PD/ Do kandidojë përballë Veliajt

PD “kandidon” Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Lajmet e fundit nga