Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Më 10 shtator do të hapet legjislatura e re parlamentare. Sipas të dhënave të përpunuara nga Institutit të Studimeve Politike (ISP) për herë të parë kemi një parti politike, e cila i ka fituar mandatin e tretë radhazi.
Mazhoranca aktuale ka të njëjtin numër mandatesh si më 2017, me dallimin se që në fillim ka mbështetjen edhe të 3 mandateve të PSD, duke pasur de facto 77 deputetë, 6 më shumë sesa mazhoranca e nevojshme për krijimin e qeverisë.
Në këtë legjislaturë vëmendje të posaçme merr debati mbi mandatin e ish Presidentit/Kryeministrit Berisha, i përfshirë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që pesë deputetë, përfshirë dy emra në listën e zezë, kanë dhënë dorëheqje nga mandati përpara betimit në parlament.
ISP llogarit të ketë edhe emra të tjerë që do të dorëhiqen ndofta gjatë sesionit të parë dhe të dytë të legjislaturës. Interesant është fakti se në seancën hapëse nuk do të jenë 140 deputetë (nuk janë zëvendësuar nga KQZ disa nga ata që kanë dhënë dorëheqje), ndërkohë që deputetët duhet të deklarojnë përkatësinë në grupe parlamentare.
Në legjislaturën e 10-të në tri dekadat e fundit, PS do të ketë kryetarin e Kuvendit, i katërti pas Islamit (1991), Dokles (2001), Pëllumbit (2003) dhe Rucit (2017). Në dy legjislatura PS ia besoi drejtimin e Kuvendit aleatëve politikë, Gjinushi nga PSD më 1997 dhe Meta nga LSI më 2013. Drejtuese do të jetë Lindita Nikolla, e dyta grua drejtuese pas Jozefina Topalli (2005-2013).
Në dallim nga Topalli, e cila ishte kryetare e Komisionit të Ligjeve (1996) dhe zv/kryetare e Kuvendit në vitet 1997-2005, zonja Nikolla nuk ka përvojë drejtimi parlamentar në dy nivelet, në komisione dhe si institucion.
Po ashtu, edhe zv/kryetari i Kuvendit nga opozita, Enkelejd Alibeaj, nuk ka pasur rol drejtues në krye të komisioneve dhe as të Kuvendit. Zv/kryetari i parë nuk është caktuar ende (nga PS).
Sipas Rregullores së Kuvendit mbledhja e parë e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Referuar të dhënave statistikore të deputetëve aktualë, deputeti më i vjetër është Luljeta Bozo (78), ndjekur nga Sali Berisha (77).
Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike, kështu ndodhi më 2013, kur vendin e Berishës e pasoi Namik Dokle, në atë kohë 67 vjeç. Në vite seancat janë hapur nga deputetët më të moshuar, përkatësisht Çarçani, Arbnori, Godo, Agolli, Pëllumbi, Xhuveli, Beja, Dokle dhe Bare. Kuvendi do të ketë edhe sekretarinë e tij, kryesisht të përbërë nga tre deputetët më të rinj (aktualisht janë Ulliri nga PD, Rakipi dhe emri pasues i Kokës që pritet në Durrës, Ana Dhamo nga PS).
Drejtimi i mbledhjes e sekretaria nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë, përveç anës ceremoniale dhe memories parlamentare, kurse drejtimi i Kuvendit merr vlerë kryesore.
Tre prej tyre, ? Islami, Arbnori e Dokle kanë pasur mandate gjysmake (1991 dhe 1997 për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, kurse më 2002 për shkak të dorëheqjes), kurse të tjerët kanë drejtuar me mandat të plotë.
Ruçi dhe Pëllumbi janë kryetarët e vetëm që refuzuan rizgjedhjen deputet, i pari duke dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve dhe i dyti duke dhënë dorëheqje përpara zgjedhjeve.
Në aspektin statistikor të mbledhur nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga dhjetë legjislatura, gjysma e tyre (5) janë bojkotuar në seancat e hapjes, (3 herë PD dhe 2 herë PS).
Kjo legjislaturë nis pa bojkot parlamentar. Lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të dhënat e ISP dëshmojnë se në tre raste ka pasur votim me garë për kryetar parlamenti (1992, 1997, 2005), kurse në rastet e tjera ka pasur votim formal me një kandidat.
Vetëm më 1991 ka ndodhur që pas votimit për emrin e parë nuk u vijua me votim për emër tjetër pasues (Agolli) dhe se është i vetmi rast kur votimi për kryetarin ishte i hapur. Viti 1991 ishte ndofta i vetmi ku lejohej dhe u zhvillua debat për emrin e kryetarit, kurse me Rregulloren e re të Kuvendit, zgjedhja e tij bëhet pa debat.
Kjo është hera e parë që parlamenti mblidhet në një ditë të premte, pasi më 1997 dhe 2017 është mbledhur në fundjavë dhe në pesë raste të tjera është mbledhur ditën e hënë, pra në fillim të javës.
Sipas Rregullores, Presidenti mund të adresojë mesazh publik për parlamentin, por nuk pritet që kjo të ndodh edhe për shkak të konfliktit politik midis mazhorancës dhe presidentit. Pjesa tjetër e procedurave mund të lejojë mbledhje në ditët vijuese të parlamentit.
Tradicionalisht, parlamentet e reja në shtator nxitojnë të votojnë kryeministrin, programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar përpara javës së tretë të shtatorit, kur kryeministri zakonisht udhëton për në mbledhjet e Asamblesë e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pasur kështu një legjitimitet të qartë për bisedime të ndryshme politike të nivelit të lartë.
Për shkak të COVID-19 dhe konfirmimit për herë të tretë nuk ka ende njoftim zyrtar nëse në OKB do të jetë Presidenti, Kryeministria apo Ministri i Jashtëm./CNA.al
Në një editorial të publikuar së fundi në gazetën e Nikoll L...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përbërjen e Qeverisë ‘Ra...
Në prag të nisjes së Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike...
Gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka reaguar me tone të ash...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Anëtari i “Grupimit për PD-në”, Edvin Kulluri, u shpreh se B...
Edvin Kulluri ka komentuar deklaratat e forta të ish kryemin...
Qëndrimi i Berishës në parti e vendos këtë të fundit në pozi...
Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar zgjedhjen e Qeverisë së...
Çështja “Berisha” dhe ultimatumi i SHBA, e ka vendosur në si...
Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, e ka konsideruar “ri-...
Kreu i LDSH, Muslim Murrizi i ka bërë thirrje publike, ish k...
Largimi i Taulant Ballës nga Elbasani të cilin e ka drejtuar...
Analisti politik, Andi Bushati, është i mendimit se ambasada...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje televizive në Eur...
Kur duhen vetëm pakditë nga nisja e sezonit të ri parlamenta...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka falenderuar ministren e Drej...
Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha deklaroi mbrëmë në E...
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, kryetari ...
Kokëfortësia e Sali Berishës për të mbrojtur veten dhe reput...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...