Përgjegjësi i varrezave shet vendin e varrit, 25 mijë lekë detyrimet/ Për mua sa të të lindi në zemër
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...

Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qytetari në Durrës i cili është dhunuar nga një polic rrugor e ky i fundit më pas ka gënjyer në kallëzimin që ka bërë përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Ngjarja ka ndodhur në 7 Shkurt 2021 në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, kur qytetari i quajtur Islam Kodheli ndaloi makinën në parkim dysh dhe shkoi për të blerë lule te një dyqan.
Polici rrugor, Ervis Bejdo, debatoi me të dhe më pas konflikti u pasua me përdorim të forcës ndaj qytetarit. Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.
“Në vitin 2021 na ka ndodhur një problem para biznesit tonë, pasi dhëndri jonë e parkoi makinën parkim dysh, hap bllokazhin dhe për të blerë një lule aty afër dyqanit tonë. Ndërkohë vjen një polic rrugor dhe del përpara makinës dhe i thotë dhëndrit hajde hiqe makinën. I thotë, erdha 1 sekond sa të marr këtë lulen dhe erdhë. Ndërkohë, dhëndri shkon. Ai i thotë hajde se ta tregoj unë lulen ty. Pastaj e përplas pas makine. Ndërkohë që pashë që situata po agravonte. Afrohem nga trotuari përballë duke parë situatën. I them leje o shefi, vendosi gjobë edhe ik shiko hallin tënd se edhe ne hallexhinj jemi. Ju a rregulloj unë qejfin juve, kam për t’ju kalbur në burg. M’u duk sikur ishte depresiv, jo një polic normal për qytetarët. Dhëndrin tonë e përplas pas makine, mundohet t’i vënë prangat, aty afrohet dhe babai im i thotë o shef të lutem leje se edhe ky hallexhi është, vendosi një gjobë minimale dhe ik shiko punën. Jo, ja u rregulloj unë qejfin ju. Pastaj kërkon përforcime, vijnë gati 5-6 makina, 20-30 policë. Në ato momente unë me babin vij afër dyqanit. Po rrinim këtu. Polici vjen me vrap, na ka kapur prej gryke dhe në momentin që do fuste babain brenda në makinë, e ka goditur me grusht”, tregon kunati.
“Jam përfshirë unë dhe në rrugë ka qenë djali im. Në këtë moment ky merr policinë. Na vijnë policat rreth 30 a 40 policë të tjerë me gjithë makina. Polici kërkonte mbrojtje duke parë që aty nuk pati asnjë gjë. As unë nuk e di se çfarë ka pretenduar”, thotë vjehrri i të dhunuarit.
Pasi u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, punonjësi i policisë rrugore bëri kallëzim të rremë para Oficerit të Policisë Gjyqësore, ku deklaroi se qytetari e kishte goditur dhe kundërshtuar. Edhe dy kolegë të tjerë të policit të rrugores, në raportin e shërbimit, pohuan se konstatuan që Halim dhe Elson Allajbej po godisnin dhe po shtynin fizikisht kolegun e policisë rrugore.
Por fatmirësisht e gjithë ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë së subjekteve private, por dhe një kamara amatore e kunatit të qytetarut. Në filmim duket qartë momenti se si qytetari nuk godet për asnjë çast policin e rrugores, madje është ky i fundit që duket se bën veprime në tejkalim të kompetencave të tij dhe ushtron dhunë ndaj qytetarit.
Prokuroria e evidentoi këtë fakt në bazë të kamerave dhe e akuzoi policin e rrugores për kallëzim të rremë dhe çështjen e çoi në gjykatë. Ndërsa drejtuesi i mjetit është akuzuar për mosbindje të policit. Sipas qytetarëve, asnjë masë nuk u mor ndaj policit dhe tani çështja po zvarritet në gjykatë.
Emisioni Stop depozitoi zyrtarisht një kërkesë për informacion në Gjykatën e Durrësit./tvklan
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...
Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në land...
Një rapsod popullor ka krijuar një rapsodi, duke marrë shk...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
Disa ditë më parë u publikua dëshmia e shtetasit italian G...
Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated E...
Një rast skandali dhe korrupsioni që tregon hapur se afera...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, G...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidenc...
Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...